LIVE UPDATES
Politike

"Akuzat ndaj Berishës janë politike", Gjekmarkaj: Grupi Parlamentar i PD do të shkojë në protestë para Parlamentit Evropian

11 Shtator 2024, 13:51 Nga r.ll
"Akuzat ndaj Berishës janë politike", Gjekmarkaj: Grupi
agron gjekmarkaj

TIRANË- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku është njohur edhe me akuzën për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. 

Gjatë kohës që Berisha ishte në SPAK, jashtë prokurorisë ishin mbledhur mbështetësit e tij dhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike. 

Mes tyre ishte edhe nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj i cili i ka cilësuar akuzat ndaj Berishës si politike. Gjekmarkaj tha se beson se Grupi Parlamentar i PD-së nuk do të ndalet me kaq, ndërsa shtoi se po shkojnë drejt një vendimi për të shkuar sa më shpejt, sipas tij për të protestuar onë Bruksel apo tek Parlamenti Evropian.

Agron Gjekmarkaj: Unë e konsideroj një padrejtësi të madhe thirrjen e Berishës në SPAK. Jam dëshmitar i shkeljes së Kushtetutës për të panalizuar Sali Berishën. Kur kushtetuta shkelet në mënyrë të paligjshme, se ajo nuk duhet të shkelet asnjëherë në fakt, kjo bëhet për arsye politike dhe beneficar i kësaj është padyshim kryeministri Edi Rama dhe qeveria. Është mazhoranca e cila përpiqet të trukojë garën elektorale, ta futë opozitën në proces elektoral me liderin e saj të arrestuar. Për mua është tashmë një i burgosur i ndërgjegjes, është një bjerrje e madhe e standardeve demokratike politike dhe legale të Shqipërisë që është anëtare e NATO-s dhe që aspiron për të shkuar në Bashkimin Evropian. Ju e shikoni sot njerëzit e shumtë që janë këtu, dhe zemërimin e tyre. Këtë e përjetojnë si një padrejtësi të madhe gjithë demokratët e Shqipërisë, por jo vetëm demokratë por çdo qytetar i cili sigurinë e vet e ka tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek drejtësia. Ai sot ndihet i cenuar.  

Ka një tendencë për të krijuar një barzvlefshmëri ndërmjet Sali Berishës dhe të korruptuarve të qeverisë të cilët thirren nga SPAK-u, pasi lëshohen nga kryeministri për të kompozuar kuadrin e një drejtësie me regji. Por Sali Berisha është Sali Berisha dhe hajdutët janë hajdutët. Kjo nuk është një gjë që mund të krijojë një ekuivalencë, ndërmjet tij dhe atyre që thirren nga prokurorët e SPAK-ut.

Unë besoj që Grupi Parlamentar i PD nuk do të ndalet me kaq. Ne po shkojmë drejt një vendimi për të shkuar sa më shpejt për të protestuar në mënyrë më paqësore e demokratike, pranë institucioneve, evropiane në Bruksel apo tek Parlamenti Evropian. Në do të bëjmë hap pas hapi çdo lëvizje per të denoncuar, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri që nuk po gjen përgjigje nga organet e drejtësisë për të denoncuar drejtësinë me regji e cila selekton vetëm liderin e opozitës pa prova dhe pa fakte dhe ne nuk do të kthehemi prej atje pa biseduar, pa patur një kontakt, pa sensibilizuar Evropën Demokratike, Brukselin, Komision Evropian. Parlamentin Evropian. Dhe mendoj që do të jemi shumë deputetë të opozitës ne këtë udhëtim drejt Evropës.

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj