LIVE UPDATES
Politike

Akuzohen për ndërtime pa leje në Sauk/ Reagon shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”: Kemi leje nga Bashkia edhe për dy vila

Sipas kompanisë leja e ndërtimit është marrë për 33 vila dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të tilla.

5 Nëntor 2025, 11:07 Nga E. D
Akuzohen për ndërtime pa leje në Sauk/ Reagon shoqëria
Vilat

TIRANË- Kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” ka reaguar lidhur me lajmin se tre rezidenca ndërtim pa leje janë ndërtuar në zonën e Saukut. Kompania bën me dije se ndërtimet kanë qenë me leje. Sipas kompanisë leja e ndërtimit është marrë për 33 vila dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të tilla.

Reagimi: 

“Miratimin e lejes së ndërtimit për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI” sh.p.k.” Mbështetur në nenin 8, pika 2; nenin 9, pika 1/1, shkronja “b”; nenin 23, pika 14; nenin 64 shkronja “a”, të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 për “Vetëqeverisjen vendore”; nenet 29 dhe 39 të ligjit nr.107/2014, datë 31.07.2014 për “Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar); Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.408, datë 13.05.2015 për “Miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (i ndryshuar); Vendimin e KKT-së nr.1, datë 14.04.2017 “Për miratimin e planit të përgjithshëm vendor, Bashkia Tiranë”;

Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.158, datë 26.12.2019, për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar); Urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë nr. 8741, datë 21.03.2016 “Për procedurën e shqyrtimit të aplikimeve të lejes së zhvillimit/ndërtimit, deklaratë  paraprake për kryerje punimesh, çertifikatë përdorimi, gen plane azhornimi dhe përditësimet e infrastrukturave të tjera” (e ndryshuar); ”Urdhrin nr. 11987, datë 20.04.2016 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë “Për ngritjen e Këshillit Teknik të Bashkisë Tiranë” (i ndryshuar); Manualin e Procedurave dhe Organizimit të Këshillit Teknik të Bashkisë Tiranë, miratuar me vendimin nr. 11987/1 datë 20.04.2016 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë (i ndryshuar); Lejen e Zhvillimit miratuar me Vendimin nr. R-6579/5,

datë 09.08.2020, të Kryetarit të Bashkisë Tiranë si dhe mbështetur në opinionin e datës 13.04.2021 të Këshillit Teknik, lidhur me shqyrtimin e kërkesës dorëzuar elektronikisht me numër aplikimi  AN200120210093 dhe protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr.prot. R-1539, datë 20.01.2021, për leje ndërtimi për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI”
sh.p.k”,

V E N D O S A:

1. Të miratoj leje ndërtimi për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI” sh.p.k”, sipas planit të vendosjes së zonës së zhvillimit bashkëlidhur vendimit.

2. Afati i lejes ndërtimit është 48 muaj sipas grafikut të punimeve. Ky afat fillon nga data e fillimit të punimeve të ndërtimit.

3. Zhvilluesi/subjekti, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, autorizohet të kryejë pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në vlerën 130 307 484 Lekë.

4. Formulari i lejes së ndërtimit i jepet zhvilluesit vetëm pas konfirmimit të pagesës për shlyerjen së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, dorëzuar elektronikisht, përmes llogarisë suaj në portalin e-Albania.

5. Para fillimit të punimeve të kryhet prishja e strukturave ekzistuese sipas përcaktimeve në deklaratat e prishjeve.

6. Zhvilluesi është subjekt i përcaktimeve të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social”1, sipas aplikimit të kryer në datën 20.01.2021, i cili ka depozituar në sistem deklaratat noteriale me nr. 5350 repertor, nr. 2978/1 koleksion, datë 24.12.2020, dhe nr. 362 repertor, nr. 56 koleksion, datë 01.04.2021, ku deklaron se do kalojë si fond të banesave sociale 3 për qind të sipërfaqes funksionale banim.

Sipërfaqja takuese që zhvilluesit i takon për të kaluar në favor të fondit publik të banesave sociale është 560.3 m2 (e cila është llogaritur nga sipërfaqja totale e banimit prej 18 677.5 m2), ku sipas shkresës përcjellëse protokolluar në Bashkinë Tiranë me nr.14286 prot, datë 06.04.2021, zhvilluesi deklaron se nga kjo sipërfaqe, 555.8 m2 do jepen në sipërfaqe banimi tek kjo leje ndërtimi, kurse diferenca prej 4.5 m2 do jepet në vlerë leku në shumën 360 000 lekë, (sipas çmimit të referencës për zonën 2/5 i cili është 80.000 lek/m2). Kjo vlerë vendoset në autorizimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

7. Zhvilluesi të marrë të gjitha masat për të gjitha përforcimet e skarpateve dhe të godinave në kufijtë e zonës së zhvillimit, në mënyrë që të mos ketë dëme të shkaktuara, qoftë edhe të përkohshme në pronat kufitare. Për çdo dëmtim apo shkarje të rrugëve dhe/ose të objekteve fqinjë, zhvilluesi do të mbajë përgjegjësi ligjore.

8. Për çdo ndërhyrje në rrjetin e infrastrukturës publike sipas projektit, të kontaktohet me institucionet përkatëse, në mënyrë që të mos krijohen probleme në rrjetin publik.

9. Gjatë fazave të ndërtimit do të kryhen kontrolle dhe do të depozitohen pranë autoritetit vendor nga subjektet e licensuara në fushën e mbikqyrjes së punimeve të ndërtimit sipas fazave të mëposhtme:
a) Ngritja e kantierit të punimeve, përfshirë murin rrethues;
b) Piketimi i strukturave;
c) Përfundimi i themeleve dhe kuota 0.00;
ç) Përfundimi i karabinasë për të gjithë objektet;
d) Përfundimi i fasadave dhe rifiniturave të strukturës së re, përfshirë instalimet elektrike, të ngrohjes, ftohjes, hidraulike, të komunikimit elektronik;
dh) Përfundimi i sistemimit të jashtëm, në planin e vendosjes së strukturës së re, përfshirë vendosjen e kutisë postare dhe lidhjen me infrastrukturat publike ekzistuese.
Autoriteti Vendor (DKZHT-ja) mund të verifikojë konformitetin e akteve të kontrollit sipas
përcaktimeve të nenit 27/1 të VKM-së nr. 408, datë 13.05.2015.

Të gjelbërohet sheshi objekt zhvillimi dhe të mbillen pemë çdo 4 metra gjatë trotuarit të rrugës kryesore përbri pronës.

12. Të mos bëhen ndryshime nga projekti i miratuar, pa miratimin paraprak nga Bashkia e Tiranës, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
13. Në rast të mosplotësimit brenda afateve të kushteve të përcaktuara në pikën 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, nga subjekti zhvillues, Kryetari i Bashkisë vendos masa të tjera të përshtatshme, deri në revokimin e vetë lejes së miratuar.
14. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
15. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T AR
ERION VELIAJ

austrian construction albania sauk vila


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj