LIVE UPDATES
Politike

Alarmi nga Ambasada Amerikane/ Mediu: Nuk zgjidhen me deklarata politike, thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, Mediu i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit, përfshirë tensionet me Iranin, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vendimet e Kuvendit, nuk mund të kalohen me deklarata politike apo retorikë të zakonshme.

2 Prill 2026, 10:34 Nga I.A
Alarmi nga Ambasada Amerikane/ Mediu: Nuk zgjidhen me deklarata politike,
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një situate serioze që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet më të larta të shtetit. Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, Mediu i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit, përfshirë tensionet me Iranin, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vendimet e Kuvendit, nuk mund të kalohen me deklarata politike apo retorikë të zakonshme.

Mediu kritikoi mazhorancën për mungesë reflektimi dhe serioziteti në trajtimin e çështjeve të sigurisë, ndërsa ngriti shqetësimin për paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë, të cilat ai i cilësoi si sinjale që burojnë nga analiza të thelluara të shërbimeve inteligjente.

“Unë i kërkoj Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar një situatë e cila nuk mund të kapërcehet thjesht me deklarime këtu në kuvend, as me politizimin e kësaj çështjeje. Po ju kërkoj edhe ju, zoti kryetar, si numri dy në hierarkinë protokollare të shtetit dhe ish-ministri i Mbrojtjes që t'i kërkoni Presidentit të Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Arsyet janë më se të shumta. E para, Shqipëria ka një konflikt të hapur me Iranin që në kohën kur ka pranuar këtu rezistencën iraniane. E dyta, Shqipëria ka larguar shërbimin diplomatik iranian dhe ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

E treta, para një jave këtu është miratuar një rezolutë që ka të bëjë me shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste. Dhe nuk besoj që kjo ishte çështje e një dëshire apo e një lloj pozicioni të pathelluar të Kuvendit të Shqipërisë, për sa kohë Garda Revolucionare është një organizatë terroriste, kërkohet që ne të kemi një analizë, një qëndrim me problemet e mundshme që mund të vijnë për shkak të kësaj marrëdhënie që kemi. Për më tepër, deklarata e djeshmë e Ambasadës Amerikane nuk besoj që është vetëm një thirrje që ka të bëjë me qytetarët amerikanë, sepse ka të bëjë me territorin e Shqipërisë dhe nuk është një thirrje që vjen thjesht e analizuar nga disa individë në Ambasadën Amerikane, por siç punojnë shtete të rëndësishme, është një analizë që vjen nga shërbime inteligjente, nga informacione përsa i përket kërcënimeve në territorin e Shqipërisë. Prandaj, zoti kryetar, mendoj që të kthehemi dhe ta mendojmë veten si vend anëtar i NATO-s.

 I vetmi vend i cili nuk ka Këshill të Sigurisë Kombëtare që të mblidhet dhe të bëjë një analizë dhe të dalë me qëndrime të caktuara në koordinim me institucionet, por edhe me Kuvendin e Shqipërisë. Është naive, po ju them deri idioteske, që ne të dalim me qëndrime që duke qenë vend anëtar i NATO-s e kemi garantuar vendin tonë nga çdo gjë. Nuk po flasim këtu për kërcënime konvencionale, po flasim për akte subversive, kërcënime të cilat vijnë drejtpërdrejt në cënim të jetës së qytetarëve shqiptarë, të infrastrukturës kritike, me impakt jo të vogël në sigurinë e vendit tonë. Prandaj ju bëj thirrje juve si numri dy i shtetit sipas hierarkisë protokollare që t'i kërkoni në emër të Kuvendit të Shqipërisë Presidentit të Republikës, për sa kohë ka marrë atë detyrë dhe paguhet për atë detyrë, që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,“ tha Mediu./Dosja.al

fatmir mediu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj