LIVE UPDATES
Politike

Ambasada gjermane i përgjigjet Petkoviç: Thirrjet për shtensionim duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj

Në një reagim të mërkurën, Ambasada gjermane tha se e mori parasysh letrën e fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi nga Perëndimi t’i ndalë "veprimet përshkallëzuese të Prishtinës" lidhur me ndërtimin e planifikuar të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

2 Korrik 2025, 15:24 Nga E. D
Ambasada gjermane i përgjigjet Petkoviç: Thirrjet për
foto ilustruese

GJERMANI- Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i ka kërkuar Serbisë të bëjë më shumë në uljen e tensioneve me Kosovën në vend se vetëm të bëjë t’i bëjë për ndaljen e veprimeve e Prishtinës, duke thënë se thirrjet duhet të vlejnë për të dyja palët njolloj.

Në një reagim të mërkurën, Ambasada gjermane tha se e mori parasysh letrën e fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi nga Perëndimi t’i ndalë "veprimet përshkallëzuese të Prishtinës" lidhur me ndërtimin e planifikuar të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ambasada tha se, derisa i ka bërë thirrje vazhdimisht dhe i bën edhe tani Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen, thirrje të tilla vlejnë edhe për Serbinë.

“Nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore ndaj përgjegjësve për sulmin e tmerrshëm në Banjskë”, tha ajo, duke iu referuar sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në shtator 2023 në veri, ku u vra një rreshter policor.

“Fakti që udhëheqësi i vetëdeklaruar i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, e pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellë përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe llogaridhënies në rajon”, tha ajo.

Kosova lëshoi fletarrestim për Radoiçiqin dhe ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia ta ekstradojë atë, por kjo nuk ka ndodhur edhe përkundër trysnisë nga Perëndimi që Beogradi të bashkëpunojë.

Tre nga 45 të akuzuarit për rastin e Banjskës janë duke u përballë me gjyq në Kosovë.

Duke iu referuar një thënieje në gjermanisht “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” – që në shqip do të thotë: fillimisht merruni me çështjet e tuaja, ajo tha se Serbia “duhet të vendosë rregull në oborrin e vet para se ta kritikojë vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj”.

“Mosndjekja penale e autorëve të dhunës është po aq e dënueshme dhe kundërproduktive sa çdo veprim i pakoordinuar nga Prishtina”, tha ajo.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiq.

Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi të martën gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë.

Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete.

Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit./REL

ambasada gjermane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj