LIVE UPDATES
Politike

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë: Përvoja e Sorensen do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Për dallim nga paraardhësi i tij, Mirosllav Lajçak, Sorensen do të merret vetëm me dialogun dhe jo me çështje tjera të Ballkanit.

1 Shkurt 2025, 14:33 Nga M.B
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë: Përvoja e Sorensen do
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav (djathtas) me të dërguarin evropian për dialog, Peter Sorensen.

KOSOVA- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të shtunën se ka zhvilluar një takim shumë të mirë me Peter Sorensenin, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Për dallim nga paraardhësi i tij, Mirosllav Lajçak, Sorensen do të merret vetëm me dialogun dhe jo me çështje tjera të Ballkanit. Ai e ka nisur zyrtarisht mandatin më 1 shkurt. Orav ka thënë përmes një postimi në rrjetin social X – dikur Twitter – se beson që përvoja diplomatike e Sorensenit do t’i ndihmojë në avancim të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ekipi im dhe unë e mbështesim atë plotësisht!”, ka thënë Orav.

Prej kur ka nisur të lakohet emri i Sorensenit në media, javë më parë, atmosfera për të ka qenë pozitive. Një prej argumenteve më të shpeshta ka qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Dhe, njëmend ashtu është. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë. Siç thonë edhe njohësit e politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër.

Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog. Prejardhja e një ndërmjetësuesi është kthyer në element shumë të rëndësishëm, prej kur atë pozitë e pati marrë Lajçaku, ndërsa atë të kryediplomatit të BE-së e ka mbajtur Josep Borrell. Duke qenë njëri nga Sllovakia, dhe tjetri nga Spanja, të dyja vende mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës, ata i ka ndjekur vazhdimisht një hije e zezë. Nga qytetari i thjeshtë i Kosovës deri te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dyshja është akuzuar për njëanshmëri dhe për rreshtim, me raste, nga Serbia.

Të dy i kanë mohuar vazhdimisht akuzat. Megjithatë, njohësit e cështjeve politike nuk presin mrekulli në procesin e dialogut, meqë besojnë se suksesi në dialog varet nga energjia që shpenzojnë vendet kryesore të BE-së në këtë proces, sidomos Gjermania dhe Franca. Por, ato tani po përballen me kriza të brendshme politike dhe, rrjedhimisht, Sorensen nuk do të ketë fuqinë politike mbrapa vetes që ndoshta do ta dëshironte.

Fokusi në dialog pritet të jetë në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, të arritur mes dy palëve në shkurt të vitit 2023. Palët negociojnë qysh prej vitit 2011 dhe kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. BE-ja ua rikujton të dyja palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj