LIVE UPDATES
Politike

Ambasadorja izraelite: Irani mund ta ketë gishtin te këmbëza për Shqipërinë

Duke iu referuar mundësisë së një sulmi nga Irani ndaj Shqipërisë, ambasadorja u shpreh se kjo nuk do të ishte aspak çudi nëse ata do ti kishin gati kapacitetet për një gjë të tillë, pasi sipas saj edhe Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër, është e ekspozuar ndaj rrezikut.

17 Qershor 2025, 13:32 Nga I.A
Ambasadorja izraelite: Irani mund ta ketë gishtin te këmbëza
Galit Peleg

TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka folur për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Në një intervistë për Euronews Albania, Peleg theksoi se kërcënimi që vjen nga Irani nuk është vetëm ndaj Izraelit, por përbën rrezik për të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke iu referuar mundësisë së një sulmi nga Irani ndaj Shqipërisë, ambasadorja u shpreh se kjo nuk do të ishte aspak çudi nëse ata do ti kishin gati kapacitetet për një gjë të tillë, pasi sipas saj edhe Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër, është e ekspozuar ndaj rrezikut. Ajo përmendi si shembull sulmin kibernetik të disa viteve më parë dhe paralajmëroi se çdo shtet mund të vihet nën kërcënim përmes formave të ndryshme nga Irani.

“Shikoni, nuk është nevoja që Shqipëra të bombardohet nga Irani. Nëse ata arrijnë kapacitetin, ju kërcënojnë. Mjafton t’ju kërcënojnë. Para dy vitesh e gjysmë, ose tre, ju sulmuan kibernetikisht dhe u përpoqën të shkatërronin shërbimet tuaja digjitale. Nëse mund t’ju kërcënojnë në mënyra të ndryshme për të ndikuar në qëndrimet tuaja në çështje të ndryshme, ata mund ta mbajnë gishtin në këmbëz dhe t’ju vënë në presion. Dhe pyetja është çfarë do të bëni ju? Nëse Izraeli është objektivi i Iranit, pse Irani po zhvillon raketa balistike që shkojnë dy herë më larg se Izraeli? Qartazi, kjo do të thotë se Izraeli nuk është synimi i tyre i fundit. Edhe Shqipëria mund të jetë në rrezik,”  tha Peleg.

Sipas ambasadores Peleg, nëse Irani arrin të zhvillojë kapacitete të avancuara balistike apo bërthamore, ai mund t’i përdorë ato si mjet presioni apo shantazhi ndaj shteteve që nuk i konsideron aleatë ku theksoi se rreziku iranian është më i gjerë se sa perceptohet:

Nuk është vetëm Perëndimi në rrezik nga ky shtet. Çdo shtet mund të kërcënohet nga ky regjim nëse ai ka mjetet. Prandaj, qëllimi është që ai regjim të mos i ketë këto kapacitete,” tha ajo.

Në lidhje me operacionin ushtarak të Izraelit ndaj Iranit, Peleg konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

"Operacioni u koordinua me amerikanët. Kemi marrëdhënie të mira me ta. Morëm mbështetje përmes furnizimeve të ndryshme nga ana e tyre. Çdo gjë është e hapur, s’ka asgjë për të fshehur. Izraeli ka qenë kreu i këtij sulmi, dhe kushdo që do t’i bashkohet është i mirëpritur,” tha ajo.

E pyetur nëse eliminimi i liderit suprem të Iranit ishte pjesë e objektivave ushtarake, ambasadorja e përjashtoi si qëllim të drejtpërdrejtë, por nuk e përjashtoi mundësinë si efekt anësor të operacioneve ushtarake.

“Eliminimi i liderit suprem të Iranit nuk është një prej objektivave të përcaktuara në këtë sulm. Objektivat janë ushtarakë. Qëllimi, siç ju thashë, është të shkatërrojmë mundësitë e tyre për pasurimin e uraniumit dhe kapacitetet e tyre balistike. Por megjithatë, nëse gjatë rrugës ndryshon diçka, mendoj se do të ishte një bonus, jo vetëm për Izraelin dhe pjesën tjetër të botës, por edhe për vetë iranianët. Megjithatë, ky nuk është një prej objektivave tona,” përfundoi Peleg.

galit peleg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj