LIVE UPDATES
Politike

Ambasadorja izraelite në Shqipëri: Protestat për Gazën janë një refuzim për të pranuar ekzistencën e një shteti hebre! Po bëhet thirrje për shfarosjen e Izraelit

Ajo thotë se nëse do të flitej për të drejtat e njeriut, duhet protestuar edhe për myslimanët Ujgur në Kinë, duhet bojkotuar Irani, duhet treguar zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri.

2 Shtator 2025, 18:00 Nga DOSJA
Ambasadorja izraelite në Shqipëri: Protestat për Gazën
galit peleg

TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka komëntuar protestat e zhvilluar në disa shtetë për Gazën dhe situatën atje. Në shkrimin e mëposhtëm, ambasadorja shprehet se ndonëse deklarohet se protestat janë për Gazën, sipas saj në thelb janë për antisemitizmin dhe janë një refuzim për të pranuar ekzistencën e një shteti hebre.

Më tej ajo thotë se nëse do të flitej për të drejtat e njeriut, duhet protestuar edhe për myslimanët Ujgur në Kinë, duhet bojkotuar Irani, duhet treguar zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri.

Peleg thotë se Izraeli është aktualisht nën lupën e gjithë botës, vetëm sepse është një shtet hebre. Ajo thekson më tej se marshimet dhe protesta ku brohoriten slogane si: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” ose “Nuk i duam Zionistët”, nuk janë thirrje për drejtësi, por për shfarosjen totale të Izraelit. 

"U bashkohen akuzat me fjalë si “genocid”, “uri”, “kolonializëm”, që na kujtojnë akuzat e shekujve më parë, sikur hebrenjtë përdornin gjakun e të krishterëve në rite fetare, që ishin në formën e përhapjes së sëmundjeve dhe burimeve helmuese. S’është çudi që rrallë dëgjojmë shqiptarët të përdorin këtë terminologji, pasi antisemitizmi nuk është trashëguar kurrë në narrativën e Shqipërisë.", shprehet Peleg ndër te tjera.  Ambasadorja thekson se qëndrimi i përbashkët i politikës së jashtme botërore është urrejtje ndaj Izraelit dhe shtetit hebre. 

SHKRIMI I PLOTË:

Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për të drejtat e njeriut, lirinë dhe drejtësinë. Por kush sheh me kujdes, e di të vërtetën: kjo nuk ka qenë asnjëherë në të vërtetë për Gazën. Në të vërtetë, nuk është as për palestinezët. Në thelb, është për diçka shumë më të vjetër dhe më të keqe: antisemitizmin, dhe refuzimin për të pranuar ekzistencën e një shteti hebre.

Le të jemi të sinqertë. Nëse do flitej për të drejtat e njeriut, ku janë marshimet për myslimanët Ujgur në Kinë, të mbyllur në kampe, të sterilizuar dhe të riedukuar? Ku janë bojkotet ndaj Iranit, ku disidentët varen në publik dhe gratë burgosen se heqin shaminë e kokës? Si vallë nuk i pamë “ditët e zemërimit” kur palestinezët vranë palestinezët? Ku është zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri, teksa flasim?

Është e pamundur të injorohet standardi i dyfishtë. Izraeli po vëzhgohet me lupë, si asnjë vend tjetër i rruzullit tokësor. Jo sepse është i përkryer. Asnjë shtet nuk është. Por, sepse është hebre.

Antisemitizmi sot nuk vishet gjithmonë me svastika. Nuk bërtet gjithmonë me emërtime raciste. Ndonjëherë marshon nën banderolën e “të drejtave të njeriut”, duke kënduar slogane si “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” ose “Nuk i duam Zionistët”. Këto nuk janë thirrje për drejtësi, por për shfarosje. “Nga lumi në det” i referohet tokës nga Lumi i Jordanisë tek Deti Mesdhe. Me fjalë të tjera, i gjithë Izraeli. Çfarë lloj paqeje përfshin shkatërrimin e një kombi të tërë?

U bashkohen akuzat me fjalë si “genocid”, “uri”, “kolonializëm”, që na kujtojnë akuzat e shekujve më parë, sikur hebrenjtë përdornin gjakun e të krishterëve në rite fetare, që ishin në formën e përhapjes së sëmundjeve dhe burimeve helmuese. S’është çudi që rrallë dëgjojmë shqiptarët të përdorin këtë terminologji, pasi antisemitizmi nuk është trashëguar kurrë në narrativën e Shqipërisë.

Ironia është që Zionizmi, kjo fjalë që tashmë pështyhet me kaq helm, është thjesht lëvizja kombëtare e hebrenjve. Fare ndryshe në parim nga lëvizjet europiane të shekullit të 19-të, Zionizmi donte një atdhe për hebrenjtë në tokën e paraardhësve të tyre. Lindi si një përgjigje ndaj shekujve dëbimi, persekutimi, masakrash e genocidi. T’u mohosh hebrenjve këtë të drejtë, dhe t’ua mbrosh të tjerëve, nuk është drejtësi. Është fanatizëm.

Dhe e shohim kudo. Vetëm vjet, janë sulmuar sinagoga në Australi, Francë, dhe javën e shkuar në Kili. Këto nuk janë protesta ndaj veprimeve ushtarake. Këto janë vepra urrejtjeje ndaj komuniteteve hebreje, mijëra kilometra larg konfliktit. Kur një sinagogë bombardohet gjatë Shabatit, kur shkollat hebreje kanë nevojë për roje të armatosura, kur hebrenjtë ortodoksë rrihen rrugëve të Kanadasë, kur grafitit në rrugë shkruajnë “Vdekje IDF” ose “Vrisni Zionistët” – ky nuk është aktivizëm. Është terrorizëm me gjuhë proteste.

As artifaktet kulturore nuk janë të sigurta. Hagada e Sarajevës, një dorëshkrim hebre i shekullit të 14-të, mbrojtur prej nazistëve, është përdorur nga pro-palestinezi, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Bosnje-Hercegovinës, për të demonstruar opozitën e tij ndaj Izraelit. E ka përdorur Hagadan jo si urë solidariteti ndërbesimtare, por si një mjet për të vlerësuar “hebreun e mirë” që refuzon Zionizmin, dhe dënuar “hebreun e keq” që përkrah Izraelin.

Ndërkohë, konflikti aktual midis Izraelit dhe palestinezëve është thellësisht i ndërlikuar. Nuk janë thjesht thurje apo klipe TikTok-u. Përfshin një masakër të tmerrshme, ushtruar nga një organizatë terrori palestineze që funksionon edhe si qeveri e zgjedhur, në Gaza. Ka histori, fe, gjeopolitikë, trauma dhe synime kombëtare në konkurrim. Por, në vend që të merren me këtë çështje të ndërlikuar, shumë kanë zgjedhur narrativën e thjeshtë: Izraeli është i keqi. Palestinezët janë viktimat. Gjithçka tjetër është zhurmë.

Kjo qasje bardh’ e zi nuk është thjesht një qasje intelektualisht dembele. Është një qasje e rrezikshme. Ushqen dhunën ndaj hebrenjve kudo, duke ngatërruar Izraelin me identitetin hebre, dhe pastaj duke ndëshkuar hebrenjtë për ekzistencën e Izraelit. Kjo nuk është kritikë. Është urrejtje.

Kritikë ndaj politikave të Izraelit? Patjetër. Vetë izraelitët e bëjnë çdo ditë. Kjo është demokracia. Por t’i mohosh të drejtën e ekzistencës një vendi? Të kërkosh çmontimin “nga lumi në det”? Të bësh thirrje për vdekjen e ushtarëve të vet, të ndalosh Zionistët së aksesuari hapësirën publike, të sulmosh hebrenjtë për besimin e tyre – ky nuk është anti-kolonializëm. Ky është antisemitizëm.

Dhe le të mos e gënjejmë veten: koalicioni i sotëm i forcave kundër-Izrael përfshin ideologët ekstremistë të majtë, islamikët radikalë, dhe anti-semitët tradicionalë, lidhur çuditshëm nga një fiksim i përbashkët me fuqinë hebreje, të vërtetë apo imagjinar. Marrin pas vetes të rinj të drejtë, shumë prej të cilëve s’e njohin historinë, konfliktin apo sloganet që klithin – në një lëvizje që fsheh urrejtje nën gjuhën e drejtësisë.

Nuk bëhet fjalë thjesht për politikë të jashtme. Bëhet fjalë për hebrenjtë, nëse kanë të njëjtat të drejta si kushdo tjetër: të jetojnë lirisht, të sigurt dhe me sovranitet në atdheun e tyre historik. Ky është Zionizmi. Dhe ky po sulmohet.

S’mund ta lëmë antisemitizmin të fshihet pas maskës së aktivizmit. Duhet ta quajmë ashtu siç është. Sepse, kur njerëzit thonë “Izraeli s’duhet të ekzistojë”, çfarë thonë vërtet është “Hebrenjtë s’duhet të kenë fuqi”. Dhe ky nuk është qëndrim i politikës së jashtme. Është urrejtje.

E kemi parë këtë fenomen më përpara. Fytyrat ndryshojnë. Flamujt ndryshojnë. Objektivi mbetet i njëjtë. Një gjë ka ndryshuar: Hebrenjtë tashmë kanë një shtet që i mbron.

galit peleg izrael shqiperi gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj