Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mete bëri një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit të kaluar, si edhe paraqiti disa nga drejtimet kryesore ku do të përqendrohet veprimtaria e Autoritetit për periudhën në vazhdim.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, raportin e veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2022. Mete bëri një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit të kaluar, si edhe paraqiti disa nga drejtimet kryesore ku do të përqendrohet veprimtaria e Autoritetit për periudhën në vazhdim.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se viti 2022 ka pasur zhvillime të rëndësishme në tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, si edhe në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mete evidentoi avancimin domethënës të Autoritetit në vlerësimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare.
Sa i përket ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, Mete u shpreh se në fund të vitit 2022, në tregun e sigurimeve, dëmet e paguara në numër ishin në nivelin më të lartë historik.
'Pagesat e dëmeve sollën një ulje të ndjeshme të numrit të dëmeve pezull, të cilat arritën në 13.4% të gjithë dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimit, shifra më e ulët historike.'
Mete përmendi uljen e mëtejshme të komisioneve të ndërmjetësimit deri në një mesatare prej 16%, daljen e Byrosë së Sigurimeve nga monitorimi 10-vjeçar i Këshillit të Byrove, kryesisht si pasojë e përmirësimeve ligjore, pagesën e dëmeve Fond Kompensimi në rreth 87% të rasteve përmes siguruesit të drejtpërdrejtë me procedura më të përshpejtuara, si edhe përdorimin në rreth 23% të rasteve të dëmeve të Raportit Evropian të Aksidenteve.
'Të dhënat e muajve të parë të vitit 2023 tregojnë se fondet e investimit i janë rikthyer rritjes, pas ndikimeve të vitit të kaluar, të ardhura kryesisht si pasojë e zhvillimeve të tregjeve ndërkombëtare dhe rritjes së normës bazë të interesit. Investimet u orientuan drejt titujve të Qeverisë, ku gjatë vitit 2022 blerjet e individëve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë'
Mete përmendi disa nga drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit përgjatë këtij viti dhe në vazhdim, bazuar edhe në strategjinë 5-vjeçare të AMF, me fokus përafrimin ligjor me kuadrin evropian, ndërmarrjen e nismave në kuadër të financave të gjelbra, avancimin e mëtejshëm në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në mbikëqyrje./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmet në veri të Kosovës. Përmes një r...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Në një...
Tom Doshi TIRANË- Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka deklaruar se Lulzim Basha 'luftoi' që Berisha të dilte i humbur n&eu...
Benet Beci, Tom Doshi TIRANË- Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 14 majit. Në nj&eu...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dënuar ashpër dhunën e protestuesve serbë ndaj trupave të KFOR në Kosov&...
Foto ilustruese TIRANË- Emri i Lëvizjes Bashkë në një faqe në Facebook është kthyer në një "burim" replik...
Tom Doshi TIRANË- Kryetari i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëdhënie të mirë me...
Tom Doshi TIRANË- Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Tom Doshi, analizoi fitoren në zgjedhjet lokale. PSD u bë faktor në 14 maj...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori u shpreh se, fakti që forca poltiike që ai drejton sulmohet n...
Lulzim Basha TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Me anë të një ...