LIVE UPDATES
Politike

Analisti Auron Dodi dekorohet nga presidenti Meta me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’

11 Qershor 2022, 16:44 Nga DOSJA
Analisti Auron Dodi dekorohet nga presidenti Meta me titullin
Auron Dodi dhe Ilir Meta

TIRANË-Presidenti Meta ka dekoruar përkthyesin dhe analistin e shquar politik, Auron Dodi me Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’, për kontributin e gjatë dhënë në mediat ndërkombëtare, për profesionalizmin e jashtëzakonshëm, thellësinë dhe saktësinë e analizave të tij, duke u shndërruar në një nga analistët politikë më të referuar e botuar në mediat shqiptare.

Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm për hedhjen e urave gjuhësore midis personaliteteve historike të Gjermanisë dhe Shqipërisë, të punës së rrallë interpretuese e me besim të madh, për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane.’

Në fjalën e tij Dodi i shprehu mirënjohjen, Kreu të shtetit për vlerësimin ndërsa u ndal te veprimtaria e një jete dedikuar përkthimit. Auron Dodi është bërë sot njëri nga analistët dhe eseistët politikë më të vlerësuar e të botuar në mediat shqipfolëse.

Meta shkruan se puna e Dodit, na mbush me krenari, pasi dëshmon besim dhe vlerësim të rrallë për integritetin e një qytetari tonë.

FJALA E PRESIDENTIT META

Jam i lumtur që jemi sot së bashku për të vlerësuar një filolog, analist politik dhe eseist me rol të shquar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, zotin Auron Dodi. Ishte viti 1991, kur autoritet gjermane i kërkuan zotit Auron Dodit të hidhte urën e parë gjuhësore, midis personaliteteve të Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke i ofruar të përkthente për Vili Brandin, ish-Nobelistin e paqes dhe ish-kancelarin e Gjermanisë.

Auron Dodi në atë kohë sapo ishte vendosur në Republikën Federale të Gjermanisë duke u larguar nga Shqipëria, ku punonte si lektor në Departamentin e Gjuhës Shqipe, të Fakultetit Histori-Filologji, punë në vazhdën e traditës së prindërve të tij të nderuar. Kanë kaluar mbi 30 vite, kur ka nisur udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm, si përkthyes personal i të gjithë kancelarëve dhe presidentëve federalë të Gjermanisë, dhe nga ana tjetër, si analist dhe eseist politik.

Si përkthyes i parë zyrtar për gjuhët shqipe dhe gjermane, i Kancelarisë Federale dhe i Presidencës Federale, Auron Dodi ka mundësuar komunikimin e personaliteteve historike të Gjermanisë, me të gjithë kryeministrat e presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës. 

Auron Dodi është i pandarë në tryezat shtetërore politike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, në negociata të nivelit më të lartë për marrëdhëniet politike, të drejtësisë, ekonomike, në bashkëpunimin e sigurisë dhe atë mbrojtjes midis dy vendeve.Punën e Auron Dodit e gjen, ndër të tjera, si përkthyes marrëveshjesh shtetërore midis Shqipërisë, Kosovës e Gjermanisë; si redaktor fjalorësh dygjuhësh gjermanisht-shqip; si përgatitës të teksteve dhe kurseve për mësimin e gjermanishtes nga shqiptarët; si hartues zërash për Ballkanin në Enciklopedi të SHBA-së; si mësimdhënës i gjuhës shqipe për breza diplomatësh të Gjermanisë.

Fakti që qeveria gjermane, kancelarët, presidentët e këtij vendi, prej më shumë se një çerek shekulli, kanë komunikuar me ne, përmes Auron Dodit, na mbush me krenari, pasi dëshmon besim dhe vlerësim të rrallë për integritetin e një qytetari tonë. Prej 30 vitesh, nga 1 qershori 1992, Auron Dodi i përcjell publikut shqiptar vlerat më të mira të Gjermanisë, edhe në një rol tjetër: si njëri nga themeluesit e Programit Shqip të ‘Deutsche Welle-s’, kompanisë multimediale ndërkombëtare në Gjermani.

Auron Dodi është bërë sot njëri nga analistët dhe eseistët politikë më të vlerësuar e të botuar në mediat shqipfolëse. Ai ka shoqëruar ndryshime jetësore në botën shqiptare, në tre dekadat e fundit, duke ju bërë jehonë ndërkombëtare, me shkrime autoriale në gjermanisht. Në ‘Deutsche Welle’, Auron Dodi është sot analist i temave të mëdha politike të Gjermanisë dhe Europës, të shkruara enkas për publikun shqiptar.

Ai ofron analiza dhe ese të mprehta e të thella, të shkruara me një stil konciz, për çështjet që preokupojnë Gjermaninë; për rolin e Gjermanisë në Bashkimin Europian dhe në botë; për ecurinë e ribashkimit të dy Gjermanive, si dhe çështje të tjera. Puna e Auron Dodit vlerësohet lart në hapësirën shqipfolëse. Dëshmi për këtë është edhe fakti që analizat e Auron Dodit pas publikimit, i ribotojnë njëherësh dhjetëra media, gazeta, televizione, portale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bashkimin Europian dhe Shtete e Bashkuara.

ilir meta auron dodi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj