LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA e BIRN: Në kor proteste; surpriza elektorale e Arlind Qorit në Tiranë, qytetarët shpresëplotë: Hallall u qoftë, do e dyfishojnë herës tjetër!

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë është kandidati i fundit që iu bashkua garës për Tiranën dhe renditja në vendin e tretë konsiderohet një surprizë e zgjedhjeve njëngjyrëshe. Por aktivistët e lëvizjes së tij janë të motivuar për më shumë.

17 Maj 2023, 20:37 Nga k.m.
ANALIZA e BIRN: Në kor proteste; surpriza elektorale e Arlind Qorit në
Foto ilustruese

Pasditen e së mërkurës në shkollën ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, numëruesit e Partisë Socialiste ofruan një shfaqje të fundit me votat e fundit që kishin mbetur për t’u numëruar, tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Votat i përkisnin të gjitha Partisë Socialiste dhe pas çdo leximi, salla mbushej me brohorima në triumf. Ndërsa përfaqësuesit e “Bashkë Fitojmë” apo të partive të tjera në garë thjesht ndiqnin të heshtur fotofinishin e një procesi të fituar në pjesën dërrmuese nga socialistët, një dyzinë aktivistësh të “Lëvizjes Bashkë” e prishën festën me kore proteste. Pas çdo thirrje “PS”, pati një kundërthirrje “hajdutë” që i vuri jo pak në siklet socialistët, edhe pse shumë më të shumtë në numër. Protesta e improvizuar në palestrën e shkollës “Vasil Shanto” ngjalli simpati te vëzhguesit e partive të tjera.

“Këtyne hallall u qoftë. Këta do e dyfishojnë herës tjetër,”- thotë një djalë jo më shumë se 25-vjeç, i cili nuk pranon të thotë se për cilën forcë politike është vëzhgues. Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori – një pedagog i shkencave politike – është partia më e re që iu bashkua votimeve të 14 majit dhe gjithashtu konsiderohet një surprizë e këtyre zgjedhjeve pothuajse njëngjyrëshe. Në muajin e fundit përpara fushatës, aktivistët e Lëvizjes Bashkë iu desh të luftonin me burokracinë që rrezikoi t’i linte jashtë zgjedhjeve.

Qori mori 13,851 vota dhe u rendit i treti në garën për kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa Lëvizja Bashkë fitoi një mandat në këshillin bashkiak, që i takon Mirela Rukos. Një tjetër mandat në këshillin bashkiak u mor nga Endrit Shabani i Nismës Thurrje – gjithashtu një parti e re.

“Edhe një muaj më shumë të kishim pas,”- thotë aktivistja Bora Mema, që vëzhgoi numërimin në njësinë nr.5 në Tiranë. Mema dhe të tjerët janë të kënaqur me rezultatin, por njëfarësoj të mërzitur që nuk ia dolën të merrnin vota të mjaftueshme për një këshilltar të dytë. Në kontrast me partitë e mëdha që organizuan fushata të kushtueshme, aktivistët e Lëvizjes Bashkë e shpërndanë mesazhin duke bredhur rrugëve të Tiranës me biçikleta dhe autobuzë.

“Shpenzimi më i madh i fushatës kanë qenë fletushkat,”- thotë Alfred Bushi, një tjetër aktivist që vëzhgon zgjedhjet pranë “Vasil Shantos”.

Pabarazia ishte e dukshme edhe gjatë numërimit të votave. Socialistët kishin mundësi të ndërronin numëruesit dhe vëzhguesit çdo gjashtë orë dhe të njëjtën gjë bënin edhe forcat e tjera. Për “Lëvizjen Bashkë”, që angazhoi rreth 100 vëzhgues në zgjedhje, kjo qe e pamundur. Një prej tyre, Klodi Leka, që vëzhgoi pranë shkollës “Hasan Tahsin”, i tha BIRN se ata duhej të qëndronin nonstop në karriget e drurit përballë ekraneve të kutive, rrethuar shpesh nga tufa me vëzhgues të forcave të tjera.

Në qendrat e numërimit që përfshinin periferinë e kryeqytetit dhe fshatrat, situata qe edhe më e vështirë. Aktivistja Loreta Koleci, që tha se ndoqi numërimin në Kashar, tregoi se ata shpesh u fyen nga vëzhgues të autorizuar dhe paautorizuar që qëndronin pas tyre. Në shkollën “1 Maji”, ky reporter vëzhgoi se si grupe të socialistëve, kryesish djem rreth të 30-ave, hynin dhe dilnin duke i pasuar njëri- tjetrit dokumentet identifikuese, pavarësisht nëse ishin apo jo të regjistruar si vëzhgues. Rezultati në këtë zonë ishte edhe më i thellë për socialistët dhe votat për forca si “Lëvizja Bashkë” ishin thuajse të padukshme. Në kutitë e “Zall Herrit”, ku vëzhguesit socialistë drejtoheshin prej Arben Malokut, themelues i njërës prej kompanive të denoncuara nga kryeministri dhe qeveria e tij për ndërtim të kateve shtesë në kryeqytet, socialistët morën 72,3 për qind të votës për kryetar dhe mbi 68 për qind të asaj për këshill. Lëvizja Bashkë mori vetëm 0.59% në këto kuti.

Për çdo votë

Votimet e së dielës i dhanë një mandat të tretë kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj me 54.69% të votave, kundrejt 34.58% të votave që mori kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi. Kuota prej 4.77% të votave që mori Arlind Qori në Tiranë nuk ishte aspak ndikuese në rezultatin tërësor për Tiranën, por socialistët dukeshin të bezdisur në qendrat e numërimit të votave. Në një rast, kur sapo ishte hapur një kuti në njësinë 5, njëri prej vëzhguesve socialistë tha se në të ndodheshin 30 vota për “Lëvizjen Bashkë”. “Ka marrë 30 vota,” tha ai. Kur u mbyll numërimi, Qori kishte në kuti 31 të tilla. Në njësinë 8, një ish-bastion i së djathtës, gara mes Këlliçit dhe Veliajt ishte disi më e barabartë, por socialistët brohorisnin pas çdo kutie të votuar dhe reagonin duke fyer për votat e Qorit. Ky gazetar pa se si të paktën dy herë u tentua të shpalleshin të pavlefshme votat për të. Të paktën në një rast, një vëzhgues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e ktheu votën që socialistët ishin të gatshëm ta hidhnin në kosh.

Në njësinë 5 në “Vasil Shanto”, e cilësuar si bastion i socialistëve, bezdia e numëruesve ishte dhe më e dukshme. Në tavolinën e numërimit që ndodhej në krahun prej nga vëzhgonte ministrja e Financave, numëruesja shpalli të pavlefshme një votë për Qorin, që kishte në vend të një kryqi brenda kutisë, tre të tillë. ‘Vota është e identifikueshme,” tha numëruesja duke iu referuar faktit se shenja ishte specifike. Por në të njëjtën kuti, pak vota më tutje, ajo dhe numëruesit e tjerë në tavolinë i cilësuan të vlefshme votat për Veliaj dhe Këlliçin, pavarësisht se në kuti ishte firmosur apo ishin vizatuar lule. Të tilla vota u numëruan vazhdimisht të vlefshme për të dy partitë kryesore – edhe në rastet kur në fletë kishte shprehje ofenduese. Madje, numëruesit e PS-së në këtë njësi luftuan fort për një votë në të cilën mbi partinë ishte shkruar “m*t”. Pas një debati pesë minutësh, vota u konsiderua e pavlefshme.

Aktivistët megjithatë pranuan se përtej debateve të shkurtra nuk patën shqetësime. Në të shumtën e rasteve madje morën përgëzime prej palëve në proces. Suksese elektorale si ajo e Qorit ka pasur edhe më herët në Tiranë, por kandidatët jashtë dy kampeve të mëdha janë tërhequr shpejt nga politika. Përmes një konference për shtyp të mërkurën, Qori shprehu ambicien për ta zgjeruar Lëvizjen./BIRN

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 arlind qori lëvizja bashkë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj