LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: Serbët në Kosovë i druhen Ligjit për të Huajt që hyn në fuqi

Në ndërkohë, Rusia dhe Kina mbështesin qëndrimin e Serbisë për mosnjohjen e Kosovës.

14 Mars 2026, 20:31 Nga E.d
Analiza e DW: Serbët në Kosovë i druhen Ligjit për të
Foto ilustruse

Pothuajse dy dekada pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, në Kosovë shumë çështje mbeten të kontestuara. ​Shumë vende ende nuk e njohin Kosovën - përfshirë vetë Serbinë, pesë shtete anëtare të BE‑së dhe ekonomi të mëdha si India, Brazili dhe Indonezia.

Në ndërkohë, Rusia dhe Kina mbështesin qëndrimin e Serbisë për mosnjohjen e Kosovës. Si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, ato kanë siguruar që Kosova të mos ketë vend në Kombet e Bashkuara.

Një popullatë që po zvogëlohet

Brenda Kosovës, çështja kryesore e mosmarrëveshjes është statusi i pakicës serbe.  Numrat e saktë janë të vështirë për t'u përcaktuar për shkak të bojkotit të regjistrimit nga serbët e Kosovës, por sipas një vlerësimi të arsyeshëm numri i tyre është rreth 100,000.

Kjo popullatë është duke u zvogëluar prej vitesh ashtu si edhe ajo e shumicës shqiptare  pasi njerëzit e lodhur nga dekada disfunksioni kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.

Tani, serbët që kanë mbetur paralajmërojnë se shumë shpejt largimi mund të mos jetë më zgjedhje, por detyrim. Kjo frikë vjen nga ligji që hyj në fuqi më 15 mars.

Rregullimi i statusit të pakicës serbe në Kosovë

Qeveria e Kosovës thotë, se Ligji për të Huajt është thjesht një mekanizëm për të siguruar që banorët të kenë dokumentet e duhura."Ata që banojnë në Kosovë thjesht duhet të rregullojnë statusin e tyre, ashtu si në çdo vend evropian", tha ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në një video në rrjetet sociale.

Por shumë serbë të Kosovës kanë frikë, se masa ka për synim për t'i kthyer në shtetas të huaj në shtëpitë e tyre ose t'i detyrojë të largohen përgjithmonë nga Kosova.

Një numër i madh serbësh nuk e njeh legjitimitetin e autoriteteve në Prishtinë. Ata nuk kanë aplikuar kurrë për dokumente të Republikës së Kosovës, duke preferuar të përdorin dokumentet serbe.

Çfarë parashikon ligji?

Ligji kërkon që të huajt të regjistrohen në polici si vizitorë të huaj. Serbët e Kosovës shqetësohen se kjo do të zbatohet edhe për ata që nuk kanë dokumente të Kosovës.

Ata kanë frikë se mund të shkelin rregullin e qëndrimit "90 ditë brenda 180 ditëve”, i cili kufizon qëndrimin e të huajve në maksimum tre muaj brenda gjashtë muajve.

Kufizime të ngjashme vlejnë edhe për përdorimin dhe regjistrimin e veturave me targa serbe që përdoren nga mijëra serbë të Kosovës.

Ministri Sveçla mohon që ligji synon të vështirësojë jetën e serbëve. Ai thekson se ligji daton që nga viti 2013 dhe se e vetmja risi është zbatimi i plotë, i cili është shtyrë dy herë.

Ai këmbëngul se serbët e Kosovës nuk kanë arsye të frikësohen.

"Askush nuk po dëbohet", tha ai. "Ligji ka ekzistuar me vite; ne vetëm po fillojmë zbatimin e tij të plotë."

Serbët e Kosovës raportojnë për vështirësi
Por për shumë serbë, realiteti në terren është ndryshe. "Shumë njerëz ende kanë probleme të marrin dokumentet e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës, për të cilat kanë të drejtë të plotë", thotë Jovana Radosavljevic, drejtoreshë e organizatës New Social Initiative në Mitrovicën veriore.

Organizata e saj ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës së ndarë, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë serbët, dhe punon për të promovuar besimin midis grupeve të ndryshme etnike në Kosovë.

Tani, megjithatë, shqetësimi i saj kryesor është se nevoja për të vërtetuar të drejtën për të jetuar në Kosovë po shndërrohet në një "makth” për shumë serbë."Njerëzit nuk po arrijnë t'i plotësojnë kërkesat e administratës së Kosovës. Nëse aplikon për shtetësi, duhet të dorëzosh kopjen e pasaportës, ndërsa Kosova nuk i njeh pasaportat serbe." "Disa prej tyre kanë lindur në Kosovë dhe kanë jetuar këtu gjithë jetën e tyre, por në vend që t'u verifikohet shtetësia, duhet të kalojnë përmes të gjithë procesit të aplikimit."

Ligji për të Huajt është masa e fundit që prek komunitetin serb që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021. Masa të tjera përfshijnë: ndalimin e përdorimit të valutës serbe, mbylljen e qendrave shëndetësore në zonat me shumicë serbe, mbylljen e bankave dhe zyrave të postës që përdoren për tërheqjen e pensioneve dhe ndihmave sociale serbe.

I ngarkuari për Kosovëv, Petar Petkovic, nga Zyra për Kosovë e Metohi e qeverisë së Serbisë, e ka quajtur më parë masën si "një goditje të rëndë ekzistenciale për mbi 10,000 serbë". Ai e ka akuzuar qeverinë Kurti se po krijon "kushte të padurueshme" për të përfunduar "spastrimin etnik".

"Një popullatë e lënë në errësirë"

Ilir Deda, ish‑deputet dhe ekspert politik në KIPRED, nuk beson se serbët do të dëbohen. Por ai kritikon mungesën e transparencës që ka nxitur frikë: "Qeveria e Kosovës nuk po i adreson këto frikëra", tha ai, duke shtuar se e njëjta vlen për autoritetet në Beograd dhe Bruksel.

"Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës as vetë nuk e dinë çfarë po ndodh, ndaj nuk mund t'u thonë qytetarëve të tyre se gjithçka do të jetë në rregull. Kemi një popullatë të lënë në errësirë", shton ai.

Një analiste tjetër, Donika Emini, drejtore ekzekutive e organizatës ombrellë në Prishtinë CiviKos Platform, pajtohet se ankesat e serbëve të Kosovës janë "mjaft të drejta", por shton se ligji është "një ligj normal" për të rregulluar statusin e qëndrimit të banorëve të huaj.

Problemi është se situata në Kosovë është ende larg normales. "Ka barriera administrative kudo," tha ajo. "Duhet ta kuptoni sa shumë pengesa ka për të njohur certifikatat e tyre nga Serbia. Disa njerëz nuk mund të regjistrojnë as martesat e tyre, sepse janë martuar në Serbi."

Këto pengesa kanë bërë që shumë njerëz të ndihen të pashpresë. Beogradi pretendon se një e katërta e popullsisë serbe të Kosovës është larguar që nga viti 2022. Nga perspektiva e saj në Mitrovicën e Veriut, Jovana Radosavljevic sheh vetëm që ai numër po rritet. "Me të vërtetë e ndjen këtë atmosferë të zymtë, sikur identiteti yt po mohohet dhe po mbytet," tha ajo. "Njerëzit mund të thonë: 'OK, e dua shtëpinë time, dua të jetoj në shtëpinë time, pavarësisht strukturës institucionale'. Ose mund të thonë: 'Nuk mund të jetoj më kështu', dhe thjesht do të largohen."/DW

kosova serbi ligji

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje