Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën, pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja, Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.
KOSOVA- Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t'ua prezantuar Qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën, pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja, Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë. Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën.
Për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi, Kurtit i janë mbyllur dyert dhe Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja. Dëgjojeni intervistën e realizuar me të.
Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e la derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Po tani?
Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë Qeverinë e re dhe vlerësoi se zgjidhje alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja. Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.
I mandatuari i ri për kryeministër sërish do t’i kishte 15 ditë për t'i propozuar Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin e punës. Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2020, mandatari i dytë për kryeministër mund të jetë edhe nga partia e dytë më e madhe, në këtë rast Partia Demokratike e Kosovës.
Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.
Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.
Çfarë thotë praktika e vitit 2020?
Në prill të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i dha mandatin për të formuar Qeverinë e Kosovës Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës - partia e dytë në atë kohë - sepse Vetëvendosja, si fituese e zgjedhjeve, nuk e shfrytëzoi mundësinë kushtetuese për të emëruar kryeministrin.
Atëkohë, Vetëvendosja e pa daljen nga kriza politike - e cila kishte lindur nga vota e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit më pak se dy muaj pasi ishte zgjedhur - në zgjedhje të parakohshme.
Vota e mosbesimit ndaj Kurtit u bë për shkak të pakënaqësisë së partnerëve të tij të koalicionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mënyrën se si ai e udhëhoqi vendin gjatë pandemisë COVID-19, si dhe për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më pas vendosi që dekreti i presidentit të Kosovës, Thaçi, që emëronte Hotin si mandatar për kryeministër, ishte në përputhje me Kushtetutën.
Çfarë thonë shifrat?
Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 vende dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 8 vende.
Komuniteti serb ka dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës - nëntë prej të cilave i fitoi Lista Serbe, ndërsa një vend e fitoi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Dhjetë vende të tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet e tjera minoritare, të njohura nga Kushtetuta e Kosovës: boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Për të zgjedhur një qeveri të re, personi përgjegjës duhet të sigurojë së paku 61 vota.
Më 20 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Qeverisë, por kritikoi Listën Serbe për “krijimin e pengesave”.
Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kundërshtuar zgjedhjen e Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit dhe është në pritje të përgjigjes.
Po nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Listës Serbe?
Nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pranon ankesën e Listës Serbe si të bazuar, në praktikë kjo do të thoshte se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar. Kjo do ta bënte të pamundur ndërmarrjen e ndonjë hapi drejt formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja.
Më herët, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Listës Serbe se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb. Më pas u zgjodh Rashiq, sepse asnjë nga nëntë kandidatët nga Lista Serbe nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.
Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, një kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb propozohet nga shumica e deputetëve nga ai komunitet - gjë në të cilët thirret edhe Lista Serbe në ankesën e saj. Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve.
Kriza politike dhe institucionale lindi fillimisht për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive më të mëdha shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas për shkak të zgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb.
Kristian Shkreli, SPAK, foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërg...
Armend Zemaj KOSOVA- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është përfshirë në një in...
Foto ilustruese TIRANA- Kandidati i pavarur Florjan Binaj ka takuar sot një çift në kryeqytet, gjatë fushatës për zgjedhjet...
Belinda Balluku ZVICËR- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ekspertë të financave, ku theksoi rëndësinë e përf...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANA- Të hënën, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare që do të përfshij&eu...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për z...
Albin Kurti KOSOVË- Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeminist...
Andrei Kovaçeviç PUSTEC- Kryetar i komisionit parlamentar në BE për antarësimin e Ballkanit Perëndimor, Andrei Kova...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas rezultateve të dala nga raporti i OSBE-ODIHR mbi zgjedhje...