LIVE UPDATES
Politike

"Analizë për opsione më të mira", Rama në Kosovë, flet për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

11 Qershor 2024, 07:29 Nga M.B
"Analizë për opsione më të mira", Rama në
Edi Rama në Prishtinë

PRISHTINA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kosovë ka folur për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Rama ka thënë se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës. Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake. Kryeministri shqiptar shtoi se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Ne punojmë bashkë, dhe hekurudha Durrës-Prishtinë, i është nënshtruar një analize. Do të duhet të presim studimin e fizibilitetit, dhe më pas procesin e financimit dhe me radhë. Nuk janë vepra që thuhen sot dhe bëhen sot. Ne kemi bërë disa përçapje për ta hapur. Do t’i diskutojmë me qeverinë e Kosovës të gjitha këto. “Shqipëria 2030” të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë kantier i hapur. Pastaj varet nga shumë gjëra përfundimi i një vepre. Është futur në një rrugë, nuk është më një premtim apo dëshirë, por projekt i përbashkët i dy qeverive që do të marrë jetë”.

Ai ka thënë se dy qeveritë po punojnë bashkë për ketë projekt.

“Është ky një projekt që e kemi bashkë në trajtim bashkërisht me Qeverinë e Kosovës, ne punojmë bashkë me Qeverinë e Kosovës, të tjerat pastaj janë në barcoleta për thashethemet mediatike. Në thelb ne punojmë bashkë edhe hekurudha Durrës-Prishtinë tani i është nënshtruar një analize për opsione më të mira”.

Në vizitën e Ramës në Prishtinë, nuk ka qenë në agjendë takimi me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti. Rama  u pyet për raportet me “vëllain e vogël”.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtor i klubit ‘Partizani’, Olsi Rama…Ma bëtë pyetjen me shpresën që të më fusni në kurth por jam mësuar me këto kurthet. Po rashë në kurth hidhem vetē, nuk më fut dot njeri”, deklaroi ai para mediave.

Në konferencë për media, Rama u pyet edhe për mbledhjen e dy qeverive.

“Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj ai shkurt.

Ndërkaq, sa i përket grupit të unitetit për politikë të jashtme, Rama theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

“Nuk është çështje personash, është çështje qasje, është çështje e ndarjes së interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Sepse unë besoj që kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, aty janë një. Në kuptimin që Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe i pakicave që mos të na thënë që po bëjmë ndonjë ‘provokacia’. Interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe është ai mbi të cilën pastaj përcaktohet edhe mënyra se si të tjerët na shohin. Dhe në këtë aspekt Ibrahim Rugova është njeriu që krijoi për Kosovën pasurinë më të madhe natyrore që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës. Dhe po ashtu dha një shembull të jashtëzakonshëm me ekipin e unitetit që do të ishte një ide shumë e mirë”.

Në takimin me kryetarin e Prishtinës, kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është dhuruar “Celësi i qytetit”, ku Rama lavdëroi punën e kryetarit të kryeqytetit.

“Është kënaqësi që mu dha mundësia të vizitoj bashkinë dhe të ju vizitojë juve personalisht në zyrën tuaj. Më vjen shumë mirë qe do të kthehem me Çelësin e Prishtinës. Kujtoj qe në vitin 2008 kur Hashim Thaçi drejtonte qeverinë e parë të pavarësisë, unë i dhashë Çelësin e Tiranës si kryeministër i Kosovës dhe sot jam unë që e marrë çelësin si kryeministër i Shqipërisë. Ndërkohë që më duhet them qe i ndjek me kuriozitet përpjekjet e kryetarit të bashkisë këtu në Prishtinë, me kushtet e një kryeqyteti që rritet, që ka sfida të mëdha si çdo kryeqytet në botë dhe që ka nevojë për lidership dhe për mbështetje të vazhdueshme nga të zgjedhurit e vet”./ Monitor

hekurudha durres prishtine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj