LIVE UPDATES
Politike

Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak: Të ngrihet një komision hetimor për emërimin e drejtorëve në bashkinë e Tiranës

Në kërkesën e tyre thuhet se kryetari i bashkisë duhet të raportojë mbi masat që kishte marrë për verifikimin e akuzave që ishin ngritur mbi abuzimin e drejtorëve të korruptuar.

8 Prill 2024, 11:55 Nga r.ll
Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak: Të
bashkia e tiranes

TIRANË- Pas arrestimit të tre drejtorëve në bashkinë e Tiranës, Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, po ashtu anëtar i Këshillit Bashkiak, ka iniciuar sot kërkesën për një mbledhje urgjente me kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me çështjen.

Gjithashtu kanë kërkuar ngritjen e një komisioni të përkohshëm që të kontrollojë proçedurat e emërimit të drejtorëve në bashkinë e Tiranës, si dhe të hetojë përse kanë dështuar mekanizmat e auditit të brendshëm përsa i përket abuzimit me tenderat e bashkisë.

Në kërkesën e tyre thuhet se kryetari i bashkisë duhet të raportojë mbi masat që kishte marrë për verifikimin e akuzave që ishin ngritur mbi abuzimin e drejtorëve të korruptuar.

KËRKESA: 

E nderuar kryetare e Këshillit Bashkiak, të nderuar anëtarë të kryesisë, të nderuar këshilltarë,

Siç edhe jeni në dijeni, në 8 Dhjetor 2023 Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lëshoi 15 urdhër arreste që lidheshin me hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, e cila ka nisur me një kallëzim në SPAK të Nismës Thurje me datë 24 Qershor 2020. Mes personave të arrestuar ishte edhe drejtori i infrastrukturës në Bashkinë Tiranë. Po ashtu, javës së kaluar, me datë 28 Mars 2024, SPAK ka lëshuar 9 urdhër arreste të tjera për ish zyrtarë të lartë të bashkisë së Tiranës, ku u përfshinë edhe ish drejtori i Ujësjellës Kanalizime të Tiranës (UKT) dhe ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Sipas të dhënave të sigurura nga SPAK, këta drejtues të Bashkisë akuzohen se për vite të tëra kanë përdorur pushtetin publik për të abuzuar me tenderat e bashkisë, duke përvetësuar dhjetra miliona euro nga taksat që qytetarët e Tiranës na kanë besuar.

Ndërkohë që prokuroria bën kontrollin penal të shkeljeve të kryera, gjykojmë se si Këshill bashkiak është e domosdoshme të ndëmarrim dy veprime:

1) Një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, ku të thërrasim në interpelancë kryetarin e bashkisë (bazur në nenit 53, pika 3.b e Rregullores së Këshillit Bashkiak dhe neneve 64, pika d dhe 59, pika 4 e ligjit 139/2015)

2) Ngritja e një komisioni të përkohëshëm që të hetojë mbi procedurat e emërimeve të strukturave drejtuese në Bashkinë e Tiranës, dhe mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm (Bazuar në nenin 38, pika 2, të Rregullores së Këshillit Bashkiak)

Së pari, ne si Këshill Bashkiak kemi detyrimin të zbulojmë çfarë ka çaluar në proçesin e rekrutimit dhe emërimit të stafit drejtues të administratës së bashkisë Tiranë. Ligjit 139/2015, neni 64, pika g, përcakton se drejtuesit e drejtorive emërohen dhe shkarkohen nga kryetari i bashkisë. Prandaj do të ishte me rëndësi të kontrollohen proçedurat e ndjekura për emërimin e drejtorëve të arrestuar, për të kuptuar se si këta persona kanë arritur të kalojnë filtrat kontrollues duke u vendosur në krye të administratës së bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, kryetari i bashkisë duhet të na raportojë mbi masat që kishte marrë për verifikimin e akuzave që ishin ngritur mbi abuzimin e drejtorëve të korruptuar. Vlen të përmendet se në emisionin Opinion në 27 Prill 2023, kryetari i bashkisë i ka zhvlerësuar dyshimet se drejtorët e bashkisë po abuzonin me pushtetin public duke u shprehur se:

“…jam informuar për rastin…dhe mua nuk më rezulton kështu, dhe më rezulton se [akuza se Mariglen Qato po përfitonte miliona euro përmes një kompanie private] një gënjeshtër shumë e madhe …”.

Nëse ky besim i kryetarit të bashkisë buronte nga rezultatet e auditit të brendshëm, atëherë kjo e bën shumë të rëndësishme për të hetuar se përse këto raporte nuk kanë arritur të zbulojnë abuzimet me tenderat e bashkisë. Nga ana tjetër, nëse kryetari i bashkisë nuk e kishte ngritur këtë bindje mbi raportet e auditit, vlen për tu hetuar përse ai i ka injoruar këto indicie, dhe nuk ka vënë në lëvizje strukturat e kontrollit të brendshëm.

Së dyti, ne duhet të ngremë një komision të përkohshëm që të hetojmë në thellësi se ku ka dështuar kontrolli i brendshëm i bashkisë. Kuadri ligjor, specifikisht ligji 139/2015, neni 13 dhe neni 43, përcakton se bashkia, përveç mbikqyrjes dhe inspektimit që i ushtrohet nga qeveria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, është subjekt edhe i auditit të brendshëm. Gjithashtu sipas rregullores së KB, neni 39, parashikon që përmes komisionit financiar, si dhe përmes audituesit të jashtëm, Këshilli kontrollon administratën e bashkisë në mënyrnë se si shpenzohet buxheti.

Kohëzgjatja e abuzimit të këtyre drejtorëve dhe numri i lartë i tenderave të dyshuar, tregon se këto struktura të kontrollit të brendshëm kanë dështuar. Shembulli më domethënës është se si ka kaluar pa u vënë re nga auditimi i brendshëm konflikti i interest në rastin e raportuar në media se kompania e drejtorit të Departamentit të Shitjeve të UKT-së ka fituar disa herë tenderin për t’i shitur ujë të pijshëm bashkisë Tiranë.

Të nderuar kolegë, nëse ne nuk arrijmë të kuptojmë problemet sistemike që kanë lejuar këta drejtorë të shpërdorojnë buxhetin e bashkisë rrezikojmë që ky abuzim të vazhdojë edhe pas arrestimit të tyre, duke na detyruar që të vazhdojmë të rrisim taksat vendore si mënyrë për të kompensuar abuzimin që bëjnë drejtuesit e bashkisë. Një praktikë kjo që me sa duket ka vazhduar deri në momentin që flasim, nisur edhe nga vendimet e fundit të Këshillit Bashkiak.

Për më tepër, në një moment të tillë ku imazhi i bashkisë Tiranë është dëmtuar në opinionin publik, rifitimi i besimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të siguruar bashkëpunimin e qytetarëve të Tiranës me strukturat e bashkisë, si dhe për të inkurajuar pagimin e taksave dhe tarifave vendore, pa patur frikë se ato do të përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të bashkisë.

Nisur nga krahasimi që kryetari i bashkisë i bëri korrupsionIt me një sëmundje në trupin e bashkisë. Detyra jonë si Këshill Bashkiak është të zbulojmë sa e përhapur është kjo sëmundje, dhe mbi të gjitha të kuptojmë nëse kjo është një sëmundje autoimune.

Duke shpresuar që të gjithë këshilltarët janë të bashkuar kur vjen puna tek lufta ndaj korrupsionit dhe garantimi i integritetit të institutionit që përfaqësojmë, ju dërgojë këto kërkesa.

bashkia tirane endrit shabani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj