LIVE UPDATES
Politike

Arratisja e Artan Grubit/ Përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Shkup

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes një deklarate në rrjetet sociale të enjten pasdite, njoftoi se ministria e tij (MPB) ka në dispozicion një video-regjistrim që dëshmon keqpërdorimin e pozitës zyrtare të një nëpunësi policor, i cili sipas tij, dyshohet se ka lëshuar Artan Grubin në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Toshkovski shtoi se nëpunësi është suspenduar nga puna dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

19 Dhjetor 2024, 22:52 Nga M.B
Arratisja e Artan Grubit/ Përplasje mes pushtetit dhe opozitës në
Artan Grubi

SHKUP- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, që të sqarojë publikisht situatën lidhur me arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili së fundmi po kërkohet edhe me fletarrestim ndërkombëtar për, siç është thënë, përvetësimin e mbi 8 milionë eurove nga Lotaria Shtetërore. Partia paralajmëron se nëse ministri Toshkovski nuk e bën këtë, “ata do të publikojnë vetë të vërtetën”.

“Informacionet që arrijnë tek LSDM-ja po bëhen çdo ditë e më shqetësuese. Nëse Toshkovski brenda 24 orëve nuk del të tregojë të vërtetën për rastin, atëherë LSDM-ja do ta zbulojë skandalin në tërësi. Është koha që Toshkovski të mos fshihet dhe të mbajë përgjegjësi për gjithë incidentin”, thanë të enjten nga LSDM.

LSDM-ja beson se arratisja e Grubit nuk ishte vetëm pakujdesi, por, siç thonë, "një përpjekje e mirë-organizuar e VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në krye me Toshkovskin, për ta lënë Grubin të ikë”.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes një deklarate në rrjetet sociale të enjten pasdite, njoftoi se ministria e tij (MPB) ka në dispozicion një video-regjistrim që dëshmon keqpërdorimin e pozitës zyrtare të një nëpunësi policor, i cili sipas tij, dyshohet se ka lëshuar Artan Grubin në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Toshkovski shtoi se nëpunësi është suspenduar nga puna dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

“Më vjen keq që një parti që e quan veten parti shtetformuese, sërish mbron partnerët e saj, pra BDI-në, dhe sërish tregon se nuk punon në interes të qytetarëve të saj, por në interesin fitimprurës të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt. Përndryshe, personi që është pikërisht i pakapshëm për organet e përndjekjes, në kohën kur ata ishin 'në dashuri', ishin një”, tha Toshkovski.

Grubi, i cili u fut në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion, e ka mohuar se ka ikur nga vendi, duke thënë se ndodhet jashtë vendit "për një vizitë private". Ai ka shtuar se për këtë vizitë e ka informuar edhe sigurimin e tij personal policor.

Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se të gjitha këto ngjarje nuk do të kishin ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, i cili, sipas kësaj partie, parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion.

“Pikërisht për këtë arsye, gjatë udhëheqjes sonë në qeveri deri në maj të këtij viti, ministrat tanë propozuan një ligj progresiv që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në ‘listën e zezë’ të SHBA-së për korrupsion. Ky ligj synonte të ndalonte këta individë të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut publikoi më 18 dhjetor fletarrestimet ndërkombëtare të lëshuara për Grubin dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin. Këto fletarrestime u lëshuan me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe bazohen në vendimin e Gjykatës Themelore, e cila më 17 dhjetor vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit. Grubi dhe Bajrami akuzohen “për përvetësim të pasurisë së paligjshme”, nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro.

Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor. Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
 Kovaçevski i ka mohuar akuzat.

“Atë që mund ta them është se gjatë punës si kryeministër dhe zëvendësministër i Financave, jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrjeje publike, as të ndonjë shoqërie aksionare në pronësi shtetërore”, tha më 18 dhjetor ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski./ REL

shkup

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj