LIVE UPDATES
Politike

"Arratisje drejt një realiteti hyjnor", Julia Simpson: Shqipëria po përjeton një zgjim të madh! Lumi Vjosa u shndërrua në park kombëtar, gjetje e duhur për të rritur turizmin

Ajo iu referua Shqipërisë me një prej shprehjeve të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare për arratisje drejt një realiteti hyjnor. Simpson shtoi se Europa, po përjeton rritje në turizëm, Amerika po përjeton rënie me 5% dhe se Azia po përjeton rritje me 9%. 

3 Mars 2025, 18:51 Nga N.F
"Arratisje drejt një realiteti hyjnor", Julia Simpson:
Julia Simpson

BERLIN- Presidentja e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, Julia Simpson gjatë fjalës së saj në ceremoninë e hapjes në Berlin u shpreh se Shqipëria po përjeton një zgjim të madh në turizëm dhe po bëhet destinacion i madh. Ajo iu referua Shqipërisë me një prej shprehjeve të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare për arratisje drejt një realiteti hyjnor. Simpson shtoi se Europa, po përjeton rritje në turizëm, Amerika po përjeton rënie me 5% dhe se Azia po përjeton rritje me 9%. 

Ajo tha se dy vjet më parë Lumi Vjosa u shndërrua në park kombëtar të lumit të egër në Europë, si trashëgi kulturore. Simpson tha se kjo është gjetje e duhur për të rritur turizmin. Sipas saj sektori i inovacionit e ka revolucionarizuar sektorin e turizmit dhe deri më 2034 do të ndihmojnë akoma më shumë, duke transformuar turizmin dhe udhëtimin.

“Falenderoj mikpritësit e këtij viti, Shqipërisë, është mrekulli që na bashkohet kryeministri Rama dhe ministrja Kumbaro. Shqipëria po përjeton një zgjim të madh të turizmit dhe të bëhet destinacion madhor dhe jo vetëm, ekskluzivisht për pushimet verore të të huajve. ITB vjen në një pikë kthese për Europën, bashkëpunimi mund të ndihet i tensionuar, por turizmi dhe udhëtimi është forcë dhe jam krenare që Berlini e mirëpret këtë event.


Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar dhe një nga intelektualët tuaj më të mirë thoshte se ‘të jesh një mik për 4 apo 24 orë është arratisja më e madhe drejt një realiteti hyjnor”, edhe pse fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar, fjalët e tij jetojnë. Për të modeluar një ekonomi që është konkurruese, për të zhvilluar ekonominë dhe teknologji. Kemi nisur një partneritet dhe bashkëpunim. Udhëtimi vazhdon të lulëzojë, në 2034 turizmi do vlejë mbi 100 milionë vende pune të reja, 11% e ekonomisë botërore, do jenë 450 milionë vende pune deri atëherë, do krijojë vende punë më shumë se popullsia aktuale e Gjermanisë.


Destinacione kryesore Londra, Parisi, Madridi dhe Lisbona. Europa po përjeton rritje, Amerika po përjeton rënie me 5%, Azia po përjeton rritje me 9% dhe paqësori është rajoni me rritje më të lartë të turizmit në botë aktualisht. Shqipëria po e kupton siç duhet këtë. Dy vjet më parë Lumi Vjosa u shndërrua në park kombëtar të lumit të egër në Europë, si trashëgi kulturore, është gjetje e duhur për të rritur turizmin dhe ka përjetuar rritje prej atëherë.


Por edhe Inteligjenca Artificiale po rritet në mënyrë eksponenciale çdo ditë, teknologjia gjithashtu është prioritet. Ajo çfarë po ndodh tani është e jashtëzakonshme, pasi tani mund të rezervosh pushime edhe nga aplikacionet në telefon, por edhe për çështje të tjera deri shëndetësore. Teknologji që po e formësojnë raportin e ri dhe po ndryshon lojën, që do i shihni edhe këtu. Sektori i inovacionit e ka revolucionarizuar sektorin tonë. Deri më 2034 do të ndihmojnë akoma më shumë, duke transformuar turizmin dhe udhëtimin," tha ajo.

julia simpson

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj