Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Muçës, është konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës.
TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me arrestimin e Drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça të cilin e ka cilësuar si rezultati i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Muçës, është konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës.
Ai shkruan se arrestimi i sotëm i vonuar nuk e shmang dot përballjen e Ervin Muçës dhe çdo shkelësi tjetër për t’u përballur me drejtësinë por dhe me dëshminë në komision. Salianji shtoi se do ti shkojnë deri në fund hetimit parlamentar, për të hedhur dritë sidomos mbi urdheruesit e ketij krimi.
Shkrimi i plotë:
Arrestimi i Drejtorit të IT në policinë e shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit Hetimor, Ervin Muça, është rezultat i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës! Mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e ambasadës së SHBA për ndërhyrjen në sistemin TIMS, nxjerr zbuluar urdhëruesit e këtij akti! Ndërhyrja ka qenë me urdhër dhe për qellime qartësisht kriminale!
Arrestimi i sotëm i vonuar nuk e shmang dot përballjen e Ervin Muçës dhe çdo shkelësi tjetër për t’u përballur me drejtësinë por dhe me dëshminë në komision, për një akt që cënon në thelb sigurinë kombëtare! Ky është i pari, ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar, për të hedhur dritë sidomos mbi urdheruesit e ketij krimi.
Uroj që arrestimi mos jetë truk për të penguar hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve, shkelësve të ligjit dhe krimineleve përfitues nga ky akt”. Prokuroria e Tiranës kërkon “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për drejtorin e IT, Ervin Muça i cili eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237, 242 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Ervin Muça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal “Hyrje e paautorizuar kompjuterike".
Sali Berisha dhe Genc Gjokutaj TIRANA- Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka komentuar vendimin e fundit të gjykatës p...
Rama dhe Meloni TIRANË- Qeveria ka dërguar për ratifikim në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore të firmo...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industris...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve është shpreh se...
Foto ilustruese TIRANA- Një ditë pasi fermerët protestuan, duke derdhur qumështin në rrugë, ministria e bujqësisë n...
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama TIRANA- Anëtarët e familjeve të zyrtarëve të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështëtesvë është shpr...
Belind Këlliçi TIRANA- Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi bëri sot një tjetër deno...
Gonzato dhe Dumani TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi të martën raportin mbi gjetjet nga auditimi i r...