LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Kajmakut me 20 kg kokainë, VOA: Historia e gjatë me drejtësinë shqiptare

Agim Kajmaku dhe nipi i tij u kapën pasi rezulton të kenë fshehur pako me kokainë, në disa vazo bimësh të blera në një fidanishte të zonës.

12 Qershor 2022, 16:08 Nga k.m.
Arrestimi i Kajmakut me 20 kg kokainë, VOA: Historia e gjatë me
Edi Rama dhe Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku i qytetit të Vorës në Shqipëri, Agim Kajmaku, është arrestuar në Grottamare një qytezë në krahinën e Ascoli Piceno-s në Itali, nën dyshimet e trafikut të drogës. Kajmaku dhe nipi i tij u kapën pasi rezulton të kenë fshehur pako me kokainë, në disa vazo bimësh të blera në një fidanishte të zonës. Sipas policisë italiane bëhet fjaë për të paktën 20 kilogramë, vlera e të cilave kap afro 1 milion euro.

Lajmi për Kajmakun u bë i ditur sot në Shqipëri, nga mediat, ndonëse arrestimi i tij në Itali ka ndodhur në javën e fundit të muajit maj. Burime të policisë shqiptare po ashtu konfirmuan kapjen e tij nga autoritetet italiane. Kajmaku pati një histori të gjatë me drejtësinë shqiptare, pak pasi ai u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, në vitin 2019, në një garë pa konkurrentë, pasi opozita i kishte bojkotuar zgjedhjet. Por një sërë dokumentesh të publikuara më pas nga Partia Demokratike, për të kaluarën e tij, çuan fillimisht në shkarkimin e tij nga posti, dhe pastaj dhe kërkesën për arrestim.

Kajmaku rezultoi se ishte arrestuar në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave, nën një emër tjetër, dhe se këtë fakt nuk e kishte deklaruar në fomularin e dekriminalizimit. Ish kryebashkiaku e mohoi fillimisht akuzën, por kur shenjat e gishtërinjve vërtetuan se bëhej fjalë për të njejtin person, dorëzoi vendimin e Gjykatës së Janinës e cila e kishte shpallur të pafajshëm.

Kërkesa për arrestimin e tij erdhi për shkak se u dyshua se kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bsshkisë, në një kohë kur ai vetë ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për muaj të tërë ai qëndroi në arrati, derisa u arrestua, ndërsa ishte shtruar në një spital privat për mjekim, në fillim të korrikut të vitit 2020. Por një ditë më pas, masa e arrestit u konvertua në “detyrim paraqitje”. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tiranës, pushoi çështjen e hapur ndaj tij dhe prokuroria u detyrua që të bënte ankim në Apel.

Lajmi për arrestimin e Kajmakut në Itali, u pasua me reagime të menjëhershme nga opozita e cila drejtoi gishtin e përgjegjesisë mbi kryeministrin Edi Rama. “Kurioz jam të dëgjoj se çfarë do thotë sot shefi i Rilindjes, për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie, siç bëri shumë të tjerë, deputetë e drejtues të lartë të pushtetit të tij. Nuk pres as të skuqet e as të zverdhet, sepse është i nxirë faqje të gjithëve nga raportet e DASH dhe ODHIR! Denoncimet e PD në të gjitha rastet për të inkriminuarit e tij janë vërtetuar dhe është provuar se pushteti i tij, është pushtet i marrë me kriminelë e trafikantë droge dhe me votat e non gratave të tij”, shkruajti në Facebook, kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e PD-së, u shpreh, po në një status në Facebook, shoqëruar me vlerësimet e kryeministrit Rama për Kajmakun gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, se “njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”./VOA

agim kajmaku arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje