Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu Partia e Lirisë thotë se Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit.
TIRANA- Partia e Lirisë ka bërë publike qëndrimet pas arrestimit të Kreut të saj Ilir Meta. Me anë të një njoftimi, Partia e Lirisë njofton se është e vendosur të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit. PL thotë se shprehur solidaritetin e plotë me Presidentin e saj tëburgosur politikisht, sipas tyre, dhe se vijon aktivitetin politik nën drejtimin e tij pavarësisht gjendjes juridike.
Gjithashtu Partia e Lirisë thotë se Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit.
QËNDRIM I KRYESISË TË PARTISË SË LIRISË:
Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte më datë 21 tetor 2024, shpreh qëndrimin e saj, si më poshtë vijon:
1. Dënon me ashpërsinë më të madhe aktin shumë të rëndë kriminal terrorist të rrëmbimit dhe arrestimit politik, në mënyrë jo ligjore, të dhunshme dhe në shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe qytetar të një figure të lartë publike, si ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Kuvendit, ish-Presidenti i Republikës dhe Presidentit aktual të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta.
2. Ky akt terrorist kriminal i urdhëruar nga Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste dhe i vënë sot në zbatim nga struktura kriminale terroriste SPAK, konfirmon atë që kemi denoncuar prej kohësh se në Shqipëri ka rënë shteti ligjor dhe se sistemi i drejtësisë është i kapur për fyti dhe funksionon sipas një regjie, vetëm për llogari të interesave elektorale dhe politike të Narkoshtetit dhe Edi Ramës.
3. Arrestimi politik i Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi konfirmon se drejtësia nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.
4. Edi Rama dhe Altin Dumani, me aktin e sotëm terrorist kanë kaluar vijat e kuqe duke i shpallur luftë të hapur opozitës, me qëllim asgjesimin e saj, të pluralizimit politik dhe demokracisë.
5. Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.
6. Kryesia Politike e Partisë së Lirisë duke shprehur solidaritetin e plotë me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon aktivitetin politik nën drejtimin e Tij pavarësisht gjendjes së Tij juridike.
7. Partia e Lirisë është e vendosur të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.
Sali Berisha TIRANA- Pasi njoftoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike protestën e radhës më dat...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme akuzoi bashkëshorten e Edi ...
Ilir Meta TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm ka përshëndetur ...
ilir meta TIRANË- Prokuroria e Posaçme në njoftimin zyrtar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir...
Ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë vizitën e parë pranë qelisë së parabur...
Ilir Meta TIRANË- Detaje nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë dalë nga SPAK. Mësohet se M...
Ilir Meta TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr njoftimin zyrtar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Met...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij në mbledhjen e kryesisë së PS-së &...
Sali Berisha TIRANA- Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i kësaj force komentoi dhe arrestimin e is...