Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një goditje të rëndë për qeverinë. Ai thotë se sot rilindasit janë në ditët e tyre më të zezë.
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi foli sërisht për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Berisha e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një goditje të rëndë për qeverinë. Ai thotë se sot rilindasit janë në ditët e tyre më të zezë.
Më tej Berisha shprehet se nisur nga arrestimi i Veliajt por edhe një sërë aferash të tjera që kanë pushtuar qeveritarët e PS, kryeministri Edi Rama sipas tij duhet të japë dorëheqjen.
Berisha: Mund të them se ishin politikisht të pakallur, për te mos thënë fizikisht të lagur. Nuk i kam parë ndonjëherë në këtë gjendje të mjerë! Këta rilindas nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët, domethënë, janë në ditën e tyre më të zezë. Rama është ndry nga frika se mos Erion Veliaj po bërtet në qeli: hajde te unë!
Sot, gjithashtu kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane i bëri të qartë shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama konsiderohet një kukull e Xhorxh Sorosit. Një kukull mjerane e një ideologu post-marksist të perversitetit çnjerëzor, të shkatërrimit të familjes, dhe e vërteta është, edhe armik i interesit publik të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre kudo në botë.
Pra, sot ishte dita në të cilën de facto Edi Rama dhe regjimi i tij mori goditjen më të rëndë dhe më të pashpresë në tërë ekzistencën e tij. Shqiptarët do flasin, por unë përsëri i kërkoj atij të japë urgjentisht dorëheqjen.
Të japë dorëheqjen, sepse është damkosur si kukulla e Xhorxh Sorosit dhe si i tillë, ai nuk mund të marrë nëpër këmbë një vend, një komb dhe të ardhmen e tij. Të japë doërheqjen, se sot mëkëmbësi i tij, Erion Veliaj e kalon natën në qeli, pavarësisht se, me akuza absolutisht të cilat janë asnjë 1/10 në llojin e përfitimeve nga lejet e ndërtimit të atyre që ka Edi Rama.
Por, një gjë është të dashur qytetarë dhe qytetare. E thotë populli në mençurinë e tij: çdo gjë këputet nga hollimi, zullumi këputet nga trashja. Zullumi i këtyre hajnave ka arritur kufij të atillë që po këputet dhe u këput nga të gjitha anët.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!
Pedro Sánchez dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti p&e...
Taulant Balla TIRANA- Debati mes ministrit Taulant Balla dhe kryedemokratit Sali Berisha ka vijuar në Kuvend. Balla reagoi sot lidhur me laj...
Pandeli Majko TIRANË - Deputeti socialist Pandeli Majko ka replikuar deputetin demokrat Flamur Noka i cili u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit janë ...
Flamur Noka TIRANË - Deputeti demokrat Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit ka thumbuar deputetët e mazhorancës lidhur me arrestimin e kryeba...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mbajti fjalën sot në foltoren e Kuve...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi se i ka thyer k&...
\ Sali Berisha TIRANË -Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshor...
Kuvendi TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, por deputetët demokratë kanë kë...
Kuvendi TIRANË - Tensione janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Teksa Kryetari i PD-së, Sali Berish...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së sotme në Kuvend është ndalur te ...