LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Veliajt/ Gazetari zbardh detaje: U gjet një kasafortë me 95 mijë euro! Dosjet e mëdha janë inceneratori dhe 5D!

Hoxha shtoi se kryebashkiaku Veliaj është arrestuar për një dosje personale që ka të bëjë me fshehje pasurie dhe nuk përfshin zyrtarë të tjerë të lartë, ndërkohë që çështjet e nxehta ndaj kreut të bashkisë së Tiranës janë inceneratori dhe “5D”, ku dëmi ekonomik është edhe më i madh.

11 Shkurt 2025, 20:51 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Gazetari zbardh detaje: U gjet një kasafortë me
Artan Hoxha

TIRANË - Gazetari, Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vendimin e GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

I ftuar në A2CNN, teksa e cilësoi deosjen voluminoze Hoxha vuri theksin te problematika e kësaj gjëje, e cila sipas tij mund ta bëjë hetuesin që të humbasë në detaje.

"Dosja është voluminoze. Ky është vendimi i GJKKO për masën. Nëse ai duhet të ishte një teknikalitet. Është një vendim me 366 faqe. Nuk kemi parë të tilla as për organizata të mëdha. Është voluminoz. Dosja në vetvete është mijëra faqe janë mbi 10 mijë. Por këto lloj dosjesh mund ta bëjnë hetuesin që mund të humbë në detaje. Ajo që të bie në sy është fakti që Gjykata mbështetur në kërkesën e prokurorit, ka marrë masa ekstreme. Arresti me burg për Veliajn, Abulen dhe masa ekstreme për Xoxen, i cili është baraz me arrestin në burg. Në material thuhet që Veliaj dhe bashkëshortja kanë penguar hetimin dhe kanë intimiduar. Të dyja palët po përballen me dëshmitarët”, tha Hoxha.

Më tej, gazetari shtoi se kryebashkiaku Veliaj është arrestuar për një dosje personale që ka të bëjë me fshehje pasurie dhe nuk përfshin zyrtarë të tjerë të lartë, ndërkohë që çështjet e nxehta ndaj kreut të bashkisë së Tiranës janë inceneratori dhe “5D”, ku dëmi ekonomik është edhe më i madh.

“Njerëzit janë përqendruar tek 860 mijë eurot që janë përdorur për bizhu dhe veshje, edhe pse thuhet që kjo gjë është bërë për disa vjet. Pala tjetër thotë që këto janë veshje që janë marrë për projekte. Është momenti i kasafortës. Në një garazh është gjetur një kasafortë ku ka pasur 95 mijë euro dhe një sasi dollarësh. Tek eurot janë gjetur prerje të madhe që nuk e thyejnë as në vendet e BE, është para që përdoret nga mafia. Fakti që është prerje e madhe është një detaj që krijon një narrativë. Në fakt çështja për të cilën Veliaj ka qenë nën akuzë ka qenë inceneratorit i Tiranës, një objekt që nuk ekziston. Kjo ishte çështja e madhe. Aty flitej për 130 milionë euro. Ndërkohë që ne po flasim për 1.5 ml euro, një hetim personal pasuror, që nuk atakon përfaqësues të lartë të mazhorancës”, tha Hoxha.

artan hoxha erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj