LIVE UPDATES
Politike

Artan Hoxha për hetimet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi: Meta ka ikur nga shtëpia! BKH mori telefonat e fëmijëve dhe të Monikës

Hoxha tha se ndaj Metës nuk ka një hetim të regjistruar specifikisht për emrin e tij, por po hetohet çështja CEZ-DIA dhe Meta flet pikërisht për këto hetime ku po verifikohet edhe roli i tij.

18 Prill 2024, 22:23 Nga I.A
Artan Hoxha për hetimet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi: Meta ka ikur nga
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se ndaj Metës nuk ka një hetim të regjistruar specifikisht për emrin e tij, por po hetohet çështja CEZ-DIA dhe Meta flet pikërisht për këto hetime ku po verifikohet edhe roli i tij.

Ndërkohë Hoxha tha se për Monika Kryemadhin ka dy hetime, ai për lobimin në SHBA dhe një hetim pasuror. Hoxha tregoi detaje nga kontrolli i BKH në banesën e mamasë së Kryemadhit, ku janë sekuestruar telefonat e fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi dhe të vetë Monika Kryemadhit, e cila vajti deri në Gjykatën e Lartë për ta kundërshtuar por i humbi këto procese. 

"Hetimi ka nisur në 22 korrik të vitit 2019. Prokurori ka bërë disa bashkime të materialeve. Hetimi është për cështjen CEZ-DIA. Hetim direkt për Ilir Metën me emër nominalisht nuk ka. Prandaj SPAK ka dhënë përgjigje sot, që nuk kemi hetim për ty, nuk ka shënuar emrin e Metës si person nën hetim. Kur regjistron emrin në dosje, ka afate. Kur e ke çështjen pa emër, ka kohë më të gjatë. Me sa duket po ndjek këtë taktikë. Pra kemi çështjen CEZ-DIA dhe dy çështje për zonjën Kryemadhi. Kryemadhi është nën hetim për cështjen e lobimit dhe për hetimin pasuror. Nga ana e zonjës Kryemadhi, janë thirrur të gjithë, vëllai, nëna. Nga krahu i zotit Meta nuk është thirrur njeri. 

Zonjën Kryemadhi e kemi parë disa herë atje që kërkon një celular, që ti kthehet mbrapsht. Kanë shkuar në banesën e nënës së Kryemadhit, zonjën Fatime, e cila jeton bashkë me Monikën dhe Metën, janë dy vila të bashkuara. SPAK këtu ka luajtur, sepse nëse do të shkonte në banesën e Monikës, duhej autorizim, sepse është deputete, por kanë thënë është banesë tjetër. Kur kanë vajtur në këtë shtëpi nuk e kanë kontrolluar të gjithën. Oficerët e BKH kanë kontrolluar vetëm pjesën e banesës ku jeton zonja Fatime Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi ka dhënë truall pronarit të Kodrës së Diellit dhe ai ka dhënë në metra katrorë banesat ku jetojnë, që janë në emër të Fatime Kryemadhit. Kanë hyrë në pjesën e banesës ku jeton Fatime, kanë hyrë te dhoma e gjumit që fle zonja Fatime. Në një dollap, kanë gjetur pesë celularë. Tre janë të fëmijëve të çiftit Meta. Njëri është i zonjës Fatime dhe njëri i zonjës Kryemadhi. Për këtë bën luftë Monika, për të vetin.

Celulari i gjetur aty ka vite që nuk përdoret. SPAK pretendon dhe ka vajtur në gjykatë, thotë nuk e kemi sekuestruar si celular të zonjës Kryemadhi, por si të zonjës Fatime Kryemadhi. Këtë e ka cilësuar të ligjshëm. SPAK ka gjetur një artificë për të patur mundësi për ta marrë celularin. Celulari ka qenë në përdorim në një kohë kur LSI ka qenë parti qeverisës. Zoti Meta, me sa diunë, ka tre javë që është larguar nga banesa ku jetonte me zonjën Kryemadhi dhe jeton në vend tjetër. Nuk jeton më te Kodra e Diellit.

Prej dy javësh zoti Meta ka larguar nga shërbimi të tre punonjësit e Gardës që shërbejnë pranë tij. Njëri prej tyre, një oficer i vjetër, por për shkak të bësnikërisë ndaj zotit Meta, ka qëndruar, çuditërisht Meta i largon. Garda e ka për detyrë ta ruajë, nëse i ndodh gjë zotit Meta. Oficerët e BKH kanë tentuar të shkojën në një moment te selia për të marrë një Hard Disk. Oficerëve u është kërkuar të pengojnë punonjëist e BKH, por ata nuk kanë pranuar sepse nuk kanë detyrë të ruajnë objektin por vetëm zotin Meta, nuk lejon ligji të mbrojë godinën. Pra Kryemadhi ka dy çështje, hetim pasuror dhe çështja e lobimit. Ndërsa hetimi për CEZ-DIA, Meta ka identifikuar dhe ka thënë se kjo cështje ka nisur në dhjetor të 2019, por në fakt ka nisur në korrik 2019. Kjo çështje është ngritur me dëshmitë e Vojsava Ismailaj. Mbështëtej te dëshmia e Romeo Karaj dhe Elvis Mata që ka enë drejtues kryesor i CEZ-DIA", tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje