LIVE UPDATES
Politike

Artan Lame denoncon Kadastrën, pas 9 vitesh në krye? Fajin e ka Saliu, Rama apo Lame?

Megjthatë kjo nuk është hera e parë që Lame bërtet për ndihmë, pasi kështu duket sikur ka vendosur që të flasë tani para se skandali të marrë përmasa të tjera. Më herët, hapur iu shfaq publikut live me fjalët: O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat për miqtë. Të dyja bashkë nuk mund të bëhen.

21 Qershor 2022, 19:18 Nga k.m.
Artan Lame denoncon Kadastrën, pas 9 vitesh në krye? Fajin e ka Saliu,
Edi Rama dhe Artan Lame

TIRANË- E shtunë në mëngjes, Artan Lame, drejtori i Agjencisë Shtetërore së Kadastrës nisi të ndizte një bombë, por duke se i ka shpërthyer në dorë. Pa dashje ndoshta! Lame me urgjencë tregoi se kishte përpiluar një raport për mungesat e gjetura tek regjistrat e regjistrimit të Akteve të Marrjes së Titujve të Pronësisë (AMTP) është gjetur e njëjta problematikë si në Durrës me grisje faqesh, mbivendosje, shënime e falsifikime të tjera përgjatë tre dekadave.

“Fenomeni, që në Tiranë ishte shumë më i madh se në Durrës është se ekzistojnë 13 mijë faqe bosh brenda në regjistër. Është e kuptueshme që të jenë në fund të regjistrit, por faqe bosh brenda regjistrit është absurde. Një regjistër fillon nga faqja 1 e deri në fund. Të lësh faqe brenda bosh?! Qëllimi ka qenë për t’i plotësuar me ato AMTP-t e Rrugës së Kavajës. Më e trishtë është se janë mijëra faqe të pronës shtetërore, që kanë përtuar fare t’i plotësonin. Ka edhe ndërrime fletësh, që janë bërë me aq art, sa nuk kapen dot”, tha Lame.

Sa për sqarim të shkurtër, Artan Lame ka 9 vite që me ardhjen në pushtet Partia Socialiste që qëndron në krye të Kadastës. 9 vite! Këto kohë ka shkuar ndonjë ditë në punë kryeregjistruesi i këtij vendi? Akuzat e tij, janë as më shumë dhe as më pak një skandal kombëtar, si mund të bëjë një denoncim të tillë? Jo për gjë por përgjegjësinë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës e shpërndau atë në kohë dhe individë.

“Duhen hetime të mirëfillta për të zbuluar se çfarë ka pasur dhe çfarë ka luajtur në qindra faqe, që nuk ekzistojnë më fare. Raporti do të përfundojë në prokurori. Duhet të marrim gjysmën e shqiptarëve si përgjegjës për batërdinë e pronave. Prokuroria të marrë persona të veçantë, por ka qenë i gjithë sistemi i molepsur. Përgjegjësinë e kemi të gjithë, nga çdo kryeministër te çdo punonjës i arkivës,”- vijoi Lame.

Një pyetje: e kupton Artan Lame që me deklaratën e tij, i ka bërë autogol vetes? Si kreu i këtij institucioni mban përgjegjësinë kryesore, ndaj një problematikë të tillë nuk ka sesi ta ketë konstatuar sot. Nëse e ka bërë me herët, është kpalë më krimin dhe dënohet si më poshtë:

Neni 300 Moskallëzimi i krimit

Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit.

Neni 301 Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 304 Detyrimi për të kallëzuar provën

Mosparaqitja menjëherë për të kallëzuar ose dëshmuar para organeve të prokurorisë, gjykatës apo organeve të rendit, për provën e njohur që e bën të pafajshëm një person tjetër që akuzohet ose është dënuar për një vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim autori i veprës penale, si dhe personat që vijnë në dijeni të provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallëzojnë e dëshmojnë për të.

Madje dhe nëse po gënjen sot, sërish do të ketë përballje me drejtësinë.

Neni 305 Kallëzimi i rremë

Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Megjthatë kjo nuk është hera e parë që Lame bërtet për ndihmë, pasi kështu duket sikur ka vendosur që të flasë tani para se skandali të marrë përmasa të tjera. Më herët, hapur iu shfaq publikut live me fjalët: O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat për miqtë. Të dyja bashkë nuk mund të bëhen.

Iu drejtua publikut por në fakt e kishte për të vetët kur iu drejtua të gjithëve, që nga familja natyrore, e deri tek familja politike, që të mos ndërhynin për punësime në “tepsinë” e lakmuar prej kohësh të administratës së pronave në Shqipëri, jo më shumë për rrogat, por për “avantazhet” e tjera. Ishte vendosur nën një masë presioni për punësimin e personave të caktuar në administratë dhe me shumë vrima për të mbyllur, me Durrësin dhe Vlorën që i ishin kthyer në gangrena për ato prona shumë të lakmuara në breg të detit që më shumë janë larë me gjak.

Artan Lame, pjesë e kësaj administrate prej as më shumë e as më pak se prej 9 vitesh, duket se më këtë dalje do të shkëputet nga ajo që po ndodh në të vërtetë. Do të distancohet dhe t’i shpëtojë burgut. Sidomos kur në anën e tij ka edhe skandalin e videopërgjimit ku tregonte hapur mashtrimin që u bëhej qytetarëve me shtyrjen e legalizimeve. Ç’ndodhi tani që Lame foli publikisht? Pse nuk ia hapi shoku i tij, Edi Rama derën për të diskutuar sërish? Artan Lame, ishte i pari që foli, ndoshta dhe për të shpëtuar veten, por a do ia dalë? Më shumë u duk se bëri autogol, por VAR ende nuk e ka dhënë verdiktin përfundimar./Dosja.al

artan lame nisin hetimet per kadastren

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje