Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu Berisha akuzon Ramën dhe qeverinë e tij për mashtrime të pacipa, duke pretenduar se pasagjerët e Rinasit po llogariten si turistë për të manipuluar statistikat dhe për t'i shitur shqiptarëve një realitet të rremë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas një investigimi të publikuar nga portali “Holiday,” ku u vlerësuan Kroacia dhe Mali i Zi si kampionë për numrin e turistëve për banor. Me një postim në Facebook, Berisha ka kritikuar ashpër qeverinë, duke theksuar se Shqipëria nuk përmendet fare për numrin e turistëve për frymë, pavarësisht pretendimeve të qeverisë për 10,1 milionë turistë vitin e kaluar.
Po ashtu Berisha akuzon Ramën dhe qeverinë e tij për mashtrime të pacipa, duke pretenduar se pasagjerët e Rinasit po llogariten si turistë për të manipuluar statistikat dhe për t'i shitur shqiptarëve një realitet të rremë.
Postimi i Plotë:
Kroacia dhe Mali i Zi kampion për numrin e turistëve për banor! Shqipëria mbetet në Rinas dhe në mashtrimet e pacipa të Edi Ramës. Ajo nuk përmendet fare për numrin e turistëve për frymë me gjithë mashtrimet zyrtare me numrin imagjinar për 10,1 milionë turistëve vitin e kaluar. Por Shqipëria mbetet kampione për mashtrimet e Ramës dhe soijt të tij mafioz që iu shesin shqiptarëve pasagjerët e Rinasit për turistë. Për më shumë lexoni investigimin e portalit të mirënjohur “Holiday”:
Kroacia dhe Mali i Zi thyejnë rekord për numrin e turistëve, Shqipëria nuk përmendet askund
Kur bëhet fjalë për termin “overtourism” (mbiturizmi”), shumica e njerëzve para së gjithash mendojnë për Majorkën, Venecian ose Barcelonën. Në Spanjë, qytetarët në qendrat kryesore turistike kanë dalë madje së fundi edhe në rrugë dhe kanë protestuar kundër numrit të madh të turistëve – ndonjëherë duke përdorur madje edhe mjete të papranueshme.
Ata kanë kundërshtuar numrin e madh të turistëve, me shpjegimet se po ua rrezikojnë jetën dhe mirëqenien atje, sepse nuk janë në gjendje të paguajnë kostot e larta të apartamenteve apo ushqimeve.
Në të njëjtën kohë, Barcelona nuk është as ndër 18 qytetet e para në listën europiane të portalit “Holiday” për nga numri i vizitorëve për frymë njeriu. I pari në këtë listë është Dubrovniku me 27 vizitorë për frymë njeriu që jeton atje. Ndërsa në vend të dytë është Rodosi grek me 26, e në vendin e tretë vjen Venecia me 21 turistë për frymë, ndonëse Venecia konsiderohet si një prej vendeve më të vizituara në botë. Me shtatë vizitorë për frymë, Parisi është vetëm në vendin e 12-të në këtë listë. Barcelona, qyteti ku protestuesit ndonjëherë ndjekin turistët me pistoleta uji, është në vendin e 20-të, pra shumë larg vendeve më të vizituara.
Berlini, qytetarët e të cilit janë ankuar prej vitesh se “nuk po mund të marrin frymë” nga turistët që vijnë në festa të ndryshme, renditet në vedin e 33-të me vetëm dy vizitorë për frymë njeriu në këtë qytet me rreth 3,6 milionë banorë. Por nëse merret parasysh vetëm numri i bujtjeve në një vend kundrejt numrit të popullsisë, atëherë në vendet e para renditen qendrat turistike në detin Egje, mbi të gjitha ishulli i Santorini në Greqi.
Kroacia dhe Mali i Zi kryesojnë
Për sa i përket numrit të turistëve për vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin, me 16.9 milionë, Kroacia është me distancë në vendin e parë. Franca me 100 milionë vizitorët e saj (ardhjet turistike ndërkombëtare) është në vendin e parë, përpara Spanjës me 85, 2 milionë, SHBA-së me 66,5 milionë dhe Italisë me 57,2 milionë. Por krahasuar me raportin e turistëve për frymë popullsie në këto vende janë larg Kroacisë.
Listën e vendeve me numrin më të madh të turistëve për frymë njeriu e kryeson pra Kroacia me 4.3 vizitorë për frymë. Mali i Zi është në vendin e dytë me afërsisht të njëjtat shifra. Pasohet nga Austria me 3.4 dhe Greqia me 3.1 turistë për frymë. Shifra të larta, shënohen në ato destinacione turistike ku jetojnë relativisht pak banorë vendas, që mund të thuhet edhe për Kroacinë e cila ka vetëm rreth 3.8 milionë banorë, por edhe Malit të Zi me vetëm rreth 600 mijë banorë.
Ka edhe qytet-shtete si Monako, Andorra apo Vatikani ku shifrat janë të larta. Në vende si Spanja me rreth 48 milionë banorë vijnë 1.8 turistë për banor. Në Itali raporti është 1:1 ndërsa Gjermania, ku jetojnë rreth 83 milionë banorë, nuk ka as gjysmën e numrit të turistëve për frymë njeriu.
Shqipëria nuk përmendet në këto analiza dhe vlerësime.
Kroacia dhe Mali i Zi kampion për numrin e turistëve për banor!
Shqipëria mbetet në Rinas dhe në mashtrimet e pacipa të Edi Ramës.
Ajo nuk përmendet fare për numrin e turistëve për frymë me gjithë mashtrimet zyrtare me numrin imagjinar për 10,1 milionë turistëve vitin e kaluar. Por Shqipëria mbetet kampione për mashtrimet e Ramës dhe soijt të tij mafioz që iu shesin shqiptarëve pasagjerët e Rinasit për turistë.
Për më shumë lexoni investigimin e portalit të mirënjohur “Holiday”:
Kroacia dhe Mali i Zi thyejnë rekord për numrin e turistëve, Shqipëria nuk përmendet askund
Kur bëhet fjalë për termin “overtourism” (mbiturizmi”), shumica e njerëzve para së gjithash mendojnë për Majorkën, Venecian ose Barcelonën. Në Spanjë, qytetarët në qendrat kryesore turistike kanë dalë madje së fundi edhe në rrugë dhe kanë protestuar kundër numrit të madh të turistëve – ndonjëherë duke përdorur madje edhe mjete të papranueshme.
Ata kanë kundërshtuar numrin e madh të turistëve, me shpjegimet se po ua rrezikojnë jetën dhe mirëqenien atje, sepse nuk janë në gjendje të paguajnë kostot e larta të apartamenteve apo ushqimeve.
Në të njëjtën kohë, Barcelona nuk është as ndër 18 qytetet e para në listën europiane të portalit “Holiday” për nga numri i vizitorëve për frymë njeriu. I pari në këtë listë është Dubrovniku me 27 vizitorë për frymë njeriu që jeton atje. Ndërsa në vend të dytë është Rodosi grek me 26, e në vendin e tretë vjen Venecia me 21 turistë për frymë, ndonëse Venecia konsiderohet si një prej vendeve më të vizituara në botë. Me shtatë vizitorë për frymë, Parisi është vetëm në vendin e 12-të në këtë listë. Barcelona, qyteti ku protestuesit ndonjëherë ndjekin turistët me pistoleta uji, është në vendin e 20-të, pra shumë larg vendeve më të vizituara.
Berlini, qytetarët e të cilit janë ankuar prej vitesh se “nuk po mund të marrin frymë” nga turistët që vijnë në festa të ndryshme, renditet në vedin e 33-të me vetëm dy vizitorë për frymë njeriu në këtë qytet me rreth 3,6 milionë banorë. Por nëse merret parasysh vetëm numri i bujtjeve në një vend kundrejt numrit të popullsisë, atëherë në vendet e para renditen qendrat turistike në detin Egje, mbi të gjitha ishulli i Santorini në Greqi.
Kroacia dhe Mali i Zi kryesojnë
Për sa i përket numrit të turistëve për vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin, me 16.9 milionë, Kroacia është me distancë në vendin e parë. Franca me 100 milionë vizitorët e saj (ardhjet turistike ndërkombëtare) është në vendin e parë, përpara Spanjës me 85, 2 milionë, SHBA-së me 66,5 milionë dhe Italisë me 57,2 milionë. Por krahasuar me raportin e turistëve për frymë popullsie në këto vende janë larg Kroacisë.
Listën e vendeve me numrin më të madh të turistëve për frymë njeriu e kryeson pra Kroacia me 4.3 vizitorë për frymë. Mali i Zi është në vendin e dytë me afërsisht të njëjtat shifra. Pasohet nga Austria me 3.4 dhe Greqia me 3.1 turistë për frymë. Shifra të larta, shënohen në ato destinacione turistike ku jetojnë relativisht pak banorë vendas, që mund të thuhet edhe për Kroacinë e cila ka vetëm rreth 3.8 milionë banorë, por edhe Malit të Zi me vetëm rreth 600 mijë banorë.
Ka edhe qytet-shtete si Monako, Andorra apo Vatikani ku shifrat janë të larta. Në vende si Spanja me rreth 48 milionë banorë vijnë 1.8 turistë për banor. Në Itali raporti është 1:1 ndërsa Gjermania, ku jetojnë rreth 83 milionë banorë, nuk ka as gjysmën e numrit të turistëve për frymë njeriu.
Shqipëria nuk përmendet në këto analiza dhe vlerësime.
Paneli i diskutimit PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar batutat e tij me prezantuesin Ali Aslan në forumin e Pragës. Teksa pr...
Rama PRAGË- Kryeminisrtri Edi Rama ka treguar arsyet se përse pranoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gjatë ...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja anti-korrupsion për Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka denoncuar ditën e sotm...
Edi Rama PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim i Bashkimit Evropian por bashkim. Duke...
Edi Rama PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka nisur samitin e sotëm në Pragë mes batutash me homologun e Danimarkës dhe Presidenti...
Edi Rama PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish që të fshi nga memorja vizitën që ka pasur në Rusi në...
PRAGË- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Pragë gjatë darkës ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në forumin e sigurisë "GLOBSEC". Në një prej tryezave,...
meloni ne shengjin ITALI - Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur së fundmi lidhur me hapjen e qendrave të pritjes së emigrantë...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje punëtorëve të met...