LIVE UPDATES
Politike

Asambleja Parlamentare e OSCE/ Mediu: Në Shqipëri nuk ka sistem parlamentar por autokraci, nuk zhvillohen kurrë zgjedhje të lira

Ai vuri theksin te disa nga shkeljet zgjedhore të 11 majit, ku përmendi të parën bonusin prej 100 eurosh që qeveria shpërndau për rreth 800 mijë pensionistë rreth një muaj para zgjedhjeve. 

30 Qershor 2025, 12:08 Nga r.ll
Asambleja Parlamentare e OSCE/ Mediu: Në Shqipëri nuk ka sistem
fatmir mediu

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSCE, ku ka folur për zgjedhjet e 11 majit, që opozita i cilëson si "farsë elektorale".

Mediu se Shqipëria në vend që të shkojë drejt lirisë në zgjedhje, po kalon çdo ditë e më shumë në faza të këqija. Ai vuri theksin te disa nga shkeljet zgjedhore të 11 majit, ku përmendi të parën bonusin prej 100 eurosh që qeveria shpërndau për rreth 800 mijë pensionistë rreth një muaj para zgjedhjeve. 

Më tëj, Mediu tha se një tjetër problem i madh ishte mungesa e ndarjes së partisë nga shteti dhe përdorimi i administratës civile që sipas tij është shkrirë më Partinë Socialiste. Një tjetër problematikë që Mediu tha se duhet marrë shumë seriozisht, është "bashkëpunimi mes shtetit dhe krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave". Gjithashtu ai foli edhe lidhur me drejtësinë ku tha se po përdoret si armë politike kundër opozitës.

Kreu i PR tha se në Shqipëri situata është shumë kritike pasi sipas tij nuk ka një sistem parlamentar, por një autokraci që nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira. 

FJALA E PLOTË E MEDIUT:

Faleminderit, znj. Presidente. Dua të falënderoj znj. Karimi dhe gjithashtu Bjornin dhe kolegët e tjerë nga OSCE PA që morën pjesë në misionin e vëzhgimit në Shqipëri. Dua të nis me një pikë që Sekretari i Përgjithshëm Guterres përmendi lidhur me punën tonë dhe na komplimentoi se ne kemi për detyrë t’i bëjmë zgjedhjet më të lira. Por kur shoh raportin, është alarmante. Nuk është se po shkojmë drejt më shumë lirisë – përkundrazi, po kalojmë nga keq tek më keq përsa i përket zgjedhjeve në Shqipëri.

Dua të ndalem te disa nga pikat që përmendi znj. Karimi. Le të jem pak më specifik:

Qeveria shpërndau një bonus prej 100 eurosh nga Kryeministri për afro 800,000 pensionistë një muaj para zgjedhjeve, që përbën blerje të qartë votash. Po ashtu, gjobat nga 2015 deri më 2025, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kapën shifrën e rreth 200 milionë dollarëve. Rreth gjysmë miliard dollarë u dhanë për prokurime në shkelje të ligjit.

Një tjetër problem i madh është mungesa e ndarjes së partisë nga shteti. Dikur kemi jetuar në një regjim ku kishte një parti, një shtet – dhe sot kjo po kthehet në një problem serioz. Administrata civile është shkrirë me qeverinë socialiste dhe po funksionon si një makinë elektorale në favor të partisë në pushtet.

Një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, që duhet marrë shumë seriozisht, është bashkëpunimi mes shtetit dhe krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave. Ka raste të qarta në Shqipëri ku persona të panjohur për publikun janë zgjedhur me mbështetje të krimit të organizuar. Ka prova të qarta për këtë – ata kanë marrë më shumë vota sesa figura të spikatura që kanë qenë aktivë në politikë për shumë vite, përfshirë nga vetë partia socialiste.

Do përmend një shembull: një vajzë e re, 25 vjeçe, mori 92 vota në një burg me 112 të burgosur. Kjo është një provë e qartë e ndikimit të krimit të organizuar, dhe ky ndikim shtrihet edhe në zona të tjera.

Një tjetër problem serioz në Shqipëri është drejtësia. Të gjithë flasin për drejtësi të pavarur – dhe ne jemi pro drejtësisë së pavarur – por përdorimi i saj si armë politike kundër opozitës, arrestimet, ndjekjet penale dhe përpjekja për të futur të gjithë liderët e opozitës në gjykatë para zgjedhjeve nuk më bind që Shqipëria është ndryshe nga Gjeorgjia. Dhe këtu po flasim për një vend anëtar të NATO-s, një vend me perspektivë drejt BE-së. Por duket se nuk i përmbushim as standardet minimale të NATO-s, as ato të BE-së.

Znj. Karimi përmendi edhe çështjen e pjesëmarrjes së grave. Një kolegia ime shkoi të vëzhgonte zgjedhjet me vajzën e saj ditën e zgjedhjeve. E dini çfarë i thanë njerëzit e krimit të organizuar që kontrollonin atë zonë në qendrën e votimit? “Vajza jote është e bukur. Mund ta përdorim.” Kur kjo i thuhet një deputeteje, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.

Duhet të hapim sytë dhe të flasim hapur. Nuk dua që disa njerëz të lexojnë vetëm gjysmën e fjalisë nga njëra anë, dhe të tjerët gjysmën tjetër nga ana tjetër. Disa lexojnë nga e majta në të djathtë si latinët, e disa nga e djathta në të majtë si arabët. Le ta themi të vërtetën siç është: këto zgjedhje ishin një farsë. Dhe ne po përballemi me një situatë shumë kritike në Shqipëri, sepse nuk kemi më sistem parlamentar. Kemi një autokraci. Dhe një autokraci nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

fatmir mediu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj