Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tedi Blushi deklaron se fondet që duhet të shkonin për të asfaltuar rrugët shkojnë në xhepat e Veliajt dhe klientëve të tij.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi ditën e sotme gjendjen e rënduar të rrugëve në Bashkinë e Tiranës. Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social 'Facebook', kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta transmeton pamjet e rrugëve të Tiranës. Blushi thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj asfaltoi 4 herë rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Njësinë Bashkiake Nr.2 mirëpo rruga është ende e degraduar. Sipas tyre, fondet që duhet të shkonin për të asfaltuar rrugët shkojnë në xhepat e Veliajt dhe klientëve të tij.
“Në pesë muajt e fundit, Erion Veliaj e asfaltoi katër herë Rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Njësinë Bashkiake Nr.2. Por gjendja reale e kësaj rruge, pas katër asfalteve dhe ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve rezulton më e degraduar se kurrë. Cilësia shumë e dobët e investimeve dhe standardet e punimeve që lenë për të dëshiruar janë dëshmi e qartë se fondet publike dhe taksat e banorëve të kësaj lagjeje që duhet të shkonin për përmirësimin e infrastrukturës në Rrugën “Tefta Tashko Koço” janë keqpërdorur barbarisht dhe kanë përfunduar në xhepin e Erion Veliaj dhe klientëve të tij.
Katër asfaltet e hedhura në këtë rrugë, janë mirëfillti katër vjedhje të taksave të banorëve të Njësisë 2, të cilët rrugën me standarde dhe kanale kullimi e shohin vetëm në fotot me filtra të propagandës së Erion Veliajt, por jo në realitetin e hidhur që prekin çdo ditë. Rrugët e ndershme nuk kanë nevojë as për katër investime, as për katër inagurime dhe as për katër kronika televizive, por vetëm për një investim të ndershëm, që nuk vidhet por që jeton për të paktën katër dekada. Infrastruktura e bërë copash në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, që kanë gllabëruar miliona lekë por kanë mbetur po njësoj, tregon dështimin e plotë të Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e kushteve të banorëve dhe administrimit të fondeve publike. Të përdorësh 350 milion euro buxhet vjetor për të mbushur xhepat dhe jo gropat e rrugëve të lëna rrugëve do të thotë se për tetë vite Kryehajduti Erion Veliaj mendoi si të pasurohej për vete dhe jo se si të përmirësonte infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës në komunitet të qytetarëve të Tiranës.
Ndaj 14 Maji është dita për të ndëshkuar masivisht me votë Kryehajdutin dhe Kryemashtruesin e Tiranës!”- shprehet Blushi.
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të zyrtarit të FBI-së, Charles ...
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua në Presidencë ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, Holta Za&c...
Edi Rama dhe Dorian Ducka ne cep majtas TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar me akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe...
Sali Berisha dhe Vangjel Dule TIRANË- Konferenca ku u firmos koalicioni parazgjedhor mes PD dhe PBDNJ-në u mbyll me shtrëngime duarsh dhe me...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nisi sot mbledhjen me deputetët e PD-së, duke komentuar sërish t...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mid...
Sali Berisha TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon dorëheqje nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama....
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim t...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra, pasi i doli emri ...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të sekretarit të Përgjithshëm t...