LIVE UPDATES
Politike

Asnjë dakordësi mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore/ Komisioni i Venecias u 'tërheq veshin': Mos ndryshoni ligjet për çdo zgjedhje

Gjatë konferencës për 30-vjetorin e partneritetit mes vendit tonë dhe komisionit, Gjyqtari Oliver Kask ka deklaruar se ndryshimi i kodit zgjedhor para zgjedhjeve është një metodë që nuk mund të përdorët më.

21 Tetor 2025, 14:09 Nga I.A
Asnjë dakordësi mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore/
Takimi

TIRANË- Komisioni i Venecias ka kërkuar ditën e sotme që partitë politike mos të ndryshojnë Kodin Zgjedhor sa herë që ka zgjedhje në Shqipëri. Gjatë konferencës për 30-vjetorin e partneritetit mes vendit tonë dhe komisionit, Gjyqtari Oliver Kask nga Komisioni i Venecias, ka deklaruar se ndryshimi i kodit zgjedhor para zgjedhjeve është një metodë që nuk mund të përdorët më. Në fjalën e tij, Kask teksa e krahasoi situatën me ndeshjet sportive, theksoi se rregullat duhet të vendosen nga të gjitha skuadrat dhe jo vetëm nga një ekip.   

“Nuk do të ishte një sport argëtues nëse rregullat e një ndeshjeje ndryshoheshin para çdo loje. Askush nuk do të kuptonte çfarë po ndodh dhe askush nuk do t’i besonte, veçanërisht nëse rregullat nuk do të vendoseshin nga disa burokratë të FIFA-s, por nga njëra prej ekipeve. Po kështu edhe në zgjedhje, stabiliteti i ligjit zgjedhor është një nga elementët kyç për të garantuar besimin në proceset zgjedhore”, tha Kask.

President i Këshillit për Zgjedhje Demokratike njëherësh anëtar i Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Pablo Hispan nënvizoi sot nevojën për hartimin e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

"Stabiliteti i sistemit zgjedhor është shumë i rëndësishëm për të garantuar besimin te procesi zgjedhor në mënyrë që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të pranuara gjerësisht. Mendimet e Komisionit të Venecias kanë përcaktuar se legjislacioni për zgjedhjet aktualisht në Shqipëri në parim është i përshtatshëm për të kryer zgjedhje, nëse do zbatohet si duhet dhe me besimin e duhur. Ndaj reforma zgjedhore duhet të sigurojë që dispozitat ligjore të zbatohen”, tha Hispan.

Nga ana e PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi se në ditën në vijim Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë një komision të përbashkët me bashkëkryesim ku është rënë dakord edhe lidhur me përfaqësimin e barabartë mazhorancë-opozitë. Gjiknuri theksoi se mbeten për tu adresuar shumë nga rekomandimet e ODIHR-it, që nuk u adresuan reformën e kaluar.

Venecia ka qene bashkudhëtar i përhershëm i reformës zgjedhore. Giani Buquicchio ka thënë qe Shqipëria ka qene klient i përhershëm. Unë e shoh me doza ironike. Fakti qe pas çdo reforme ti drejtohemi Venecias si pacient nuk vete shërohemi por kërkojmë mjek. Odihr të gatshëm të sjell ekspertë për të asistuar dialogun. Objektivi është Stabilitet zgjedhor dhe ligj zgjedhor para zgjedhjeve. Uroj që mos jemi më pacientë të pashërueshëm të Komisionit të Venecias. Do të kemi përfaqësim të barabartë por do të ketë përfaqësim edhe nga paritë e vogla që janë pjesë e Kuvendit, por nuk janë pjesë e grupeve parlamentare. Kjo duke ruajtur një balancë të pastër edhe për sa i përket ekuilibrit mazhorancë-opozitë duke krijuar premisat për konsensus”, tha Gjiknuri.

Ndërsa nga ana e PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri janë kthyer në një sëmundje autoimune për sistemin. Deputeti demokrat theksoi se ky sistem zgjedhor duhet të ikë dhe jetë një sistem diskutimi, ndërsa solli në vëmendje problemet kryesore nga shitblerja e votës te përdorimi i institucioneve shtetërore.

“Sistemi zgjedhor duhet të kthehet në një sistem diskutimi. Ky sistem duhet të ikë. Shtetit dhe partia janë një. Partia shtet po përfiton nga pushteti që ka, jemi 35 vite pas. Shitblerja e votës është një problem sot. Përdorimi i përdorimeve shtetërore për interes të partisë shtet. Jemi para parimit të rënies së shtetit të së drejtës. Njerëzit nuk kanë besim të administrata zgjedhore. Vota e diasporës është një problem gjigand. Mosbesimi shoqëron këtë proces në çdo hallkë. A do të ketë vullnet politik për një reformë zgjedhorë të mirë dhe duke mbajtur përgjegjësi për ato që nuk kanë shkuar mirë”, tha Bylykbashi.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka kërkuar që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, si financimi i partive politike e deri te garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore.

"Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt. Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore. Kjo është e papranueshme sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë e tyre sipër ose në krah të qendrës së votimit nuk votojnë dot se nuk dalin nga banesat për shkaqe shëndetësore”, tha Celibashi./Dosja.al

pablo hispan oliver kask

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj