LIVE UPDATES
Politike

Mediat e Veliajt publikojnë audio të re nga seanca, fjalët e Dumanit ia ngarkojnë Olsi Dados! Ja audio e plotë

Në audio përgjimet e publikuara nga mediat pranë Veliajt, nuk përcaktohet nëse është prokurori Dado apo Dumani në mënyrë që ngatërrohemi. 

25 Shkurt 2025, 19:31 Nga DOSJA
Mediat e Veliajt publikojnë audio të re nga seanca, fjalët e
Erion Veliaj dhe prokurorët

TIRANA- Një tjetër audio-regjistrim ka dalë nga seanca për verifikimin e masë së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, bashkëshortes së tij dhe biznesmenëve nën hetim. Në audio dëgjohet teksa Veliaj duke bërë mbrojtjen, kërkon të dijë arsyen pse është në burg dhe larg familjes apo dhe detyrës së tij si kryetar i bashkisë.

Në audio përgjimet e publikuara nga mediat pranë Veliajt, nuk përcaktohet nëse është prokurori Dado apo Dumani në mënyrë që ngatërrohemi. Por në audio dëgjohet se është zëri i Dumanit ai që e ka quajtur gënjeshtar patologjik dhe "i pisët", ndërkohë që Olsi Dado, që Veliaj e sulmon çdo ditë, ka thënë vetëm që "çdo gjë është e regjistruar". Gjithsesi deri më tani nuk ka asgjë të qartë nga audio dhe aq më pak të thuhet se kjo është bërë tendecioze nga ana e prokurorëve.

 

Gjykatësi: Fjalën e ka zoti Veliaj. Atëherë, pa… besoj i keni mbajtur shënim çfarë keni… vetëm përsëritje të mos bëjmë në ato që keni… mund të shtoni diçka tjetër, çfarë të doni ju, vetëm jo të njëjtat gjëra në atë që keni cituar.

Erion Veliaj: Ju falenderoj i nderuar z. Gjyqtar, por e vetmja gjë që unë nuk dëgjova është unë pse jam në burg? Pra, i dëgjova të gjithë, por nga prokuroria nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i votuar nga populli, në krye të detyrës, duke hapur kopshte dhe çerdhe. Unë nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, dëgjova arsyetime të gabuara, më pëlqejnë, s’më pëlqejnë, për të gjithë, nuk dëgjova për veten time. Unë pse jam në burg? Pse jam në burg? Pse jam larg familjes? Pse jam larg detyrës kur e kam bërë me shumë përkushtim këtë detyrë. Dhe ajo që më rezulton që po ndodh është se këtu po ndodh një veting. Një veting! E kemi konsumuar edhe me prokurorin dhe tha: Sa mirë ne tha, që na bëtë zbor për vetingun, tani e ke radhën ti. Tani kjo nuk funksionon kështu. O të kemi një ligj për veting për politikanët dhe unë mund ta mendoj, i futem, s’i futëm kësaj pune...

[Prokurorët ndërhyjnë, por nuk dëgjohet mirë në audio]

Erion Veliaj: Sepse, i nderuar gjyqtar, kur i referohesh atyre materialeve për udhëtime me çarter, janë ato të Sava Tours-it…

Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik…

Erion Veliaj: Flasim për udhëtime nga këto…

Prokurori: Është një gënjeshtar patologjik…

Erion Veliaj: …Antalia, Bodrum, të 2004-ës të 2006-ës…

Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik. Je një njeri që gënjen.

Erion Veliaj: …kam qenë 24 vjeç, 26 vjeç, të 2007 27 vjeç, çfarë lidhje ka? Pra, ky është një veting i jetës sime.

Prokurori: …është shumë i pistë.

Erion Veliaj: Pra, Nesti Angoni, që është një instrument në këtë rast, për t’i bërë një veting jetës time kur nuk ka ligj vettng-u. Pra, ne nuk kemi faj, nuk kemi incenerator, nuk kemi 5D, por këtij do t’i kapim një gjë patjetër. Kshu që kemi gjithë jetën e këtij. Pra, për çfarë po akuzohem unë? S’e tha asnjë prej prokurorëve. Unë pse jam në burg sot? Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe aplikimi i një ligji që është për të tjerë njerëz… ta dija që kishte një ligj vetingu që unë duhet të kontrolloj të gjithë avionët ku futem, ku dal, kush është tjetër në avion… në avion mund të ketë qenë edhe Bin Laden, ku e di unë? Unë nuk skanoj avionët kur futem. Kështu që, më duket e tepruar, pra presupozimi, insinuata, këto hilet e vogla që shiko se e keni filluar ju që në vitin 2004. në 2004 çfarë? Unë hidhja letër higjienike te Albtelekomi në 2004. Unë çoja ato gomarët për buxhetin e arsimit. Pra, çfarë kam filluar unë në 2004 që kjo qenka dëshmi… pra, më paska korruptuar mua Gent Sula në 2004 se paske qenë në një avion...

Prokurori: Po s’ta ka thënë kush atë, s’ta ka thënë kush atë!

Erion Veliaj: Kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti, së dyti...

[Gjyqtari tërheq vëmendjen]

Prokurori: Po thotë gjëra të pavërteta zoti kryetar…

Erion Veliaj: Tani unë e dëgjova, zoti kryetar...

Prokurori: As ligj vetingu.

Erion Veliaj: ...duhet të dëgjojë.

(Gjyqtari tërheq vëmendjen)

Prokurori: I ke të regjistruara, i ke të regjistruara zotëri.

Erion Veliaj: Mund të më dëgjosh, se unë të dëgjova.

Gjykatësi: Prokuror!

Erion Veliaj: Edhe një herë! Mos e tundni dorën ashtu se unë ju dëgjova…

Gjykatësi: Prokuror!

Prokurori: Gënjeshtar, gënjeshtar, gënjeshtar.

Prokurori: Je patologjik! Je patologjik!

Erion Veliaj: Kjo është një situatë e pabarabartë.

Gjykatësi: Prokuror!

Prokurori: I ke të gjitha të regjistruara…

Gjykatësi: Prokurori!

Prokurori: Po ta bëj dhe këtë surprizë.

Gjykatësi: Prokurori!

Prokurori: Hë!

Gjykatësi: Atëherë gjykata…

Erion Veliaj: Zoti Kryetar,

Gjykatësi: Atëherë…

Erion Veliaj: Kjo është e pabarabartë…

Gjykatësi: Atëherë, gjykata ju bën më dije që, pavarësisht çfarë thotë, duhet të respektojmë, siç ju dëgjoi zoti Veliaj, dhe ju duhet ta dëgjoni. Kështu e ka perceptuar, kështu po e thotë. Vazhdoni!

Erion Veliaj: Ndaj, i nderuar Kryetar, kjo është një situatë e pabarabartë. Unë jam në burg dhe nuk dëgjova pse…

Arrestimi i Veliajt:

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj olsi dado spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj