Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo padi për përshpejtim vjen dy javë pasi Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim.
TIRANA- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë kundër vendimit të arrestimit të tij, duke argumentuar se masa është antikushtetuese dhe po i shkakton dëme në ushtrimin e detyrës.
Kjo padi për përshpejtim vjen dy javë pasi Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim. Deri tani, Kushtetuesja nuk ka caktuar datë për shqyrtimin e çështjes, megjithëse më parë i kishte dhënë Veliajt të drejtë në një tjetër proces, duke e rikthyer në detyrë.
Dosja penale për Veliajn dhe 30 të pandehur të tjerë, përfshirë organizata jofitimprurëse, ka ngecur në seancën paraprake, me SPAK-un që akuzon për korrupsion dhe pastrim parash. Veliaj kërkon qasje të plotë në materialet e hetimit, duke u mbështetur në vendime ndërkombëtare, ndërsa SPAK ofron vetëm USB-të. Seanca e radhës do të mbahet më 5 janar.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./ Dosja.al
Foto ilustruese Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro pë...
“Paqja fiskale” parashikon që bizneset mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një ta...
Belinda Balluku TIRANË- Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energ...
Manuel Augusto Blacker Miller BRAZIL- Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, ish-Ministër i Punëve ...
Sali Berisha ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu pendesën e forcës politike, me gabimin që bënë pë...
ELBASAN- Një qytetar i Elbasanit ka denoncuar kafen e krimt në Elbasan. Gjatë diskutimeve në foltoren e mbajtur në Elbasan, qyte...
Sali Berisha ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të mbledhë kryesinë dhe&n...
pamje nga takimi SHBA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është takuar me ndihmës prokuroren e P&eu...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ligji për gjininë është stalinist. Gja...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik L...