LIVE UPDATES
Politike

Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit dhe të ish-krerëve të UÇK-së

Avokati theksoi se masa e paraburgimit është forma më e rreptë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në një procedurë penale, dhe se ekzistojnë alternativa më të buta që duhet të merren parasysh, veçanërisht në fazat e avancuara të procesit.

29 Maj 2025, 21:24 Nga r.ll
Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me
thaçi dhe ish-kreret e uck

KOSOVË- Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të UÇK-së, pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin e disa prej pikave të aktakuzës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Lidhur me këtë proces, avokati i licencuar në Gjykatën Speciale, Artan Çerkini, u shpreh në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës se kjo procedurë përbën një hap të ri dhe të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë ku përfshihen shtetasit e Kosovës.

Ai shtoi se, ndonëse Dhomat e Specializuara de jure konsiderohen pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, procedurat që zhvillohen atje janë në thelb të ndryshme nga ato që aplikohen në Republikën e Kosovës.

“Sipas kësaj procedure, Prokuroria e përfundon paraqitjen e rastit të saj, prezanton të gjitha provat dokumentare dhe dëgjon të gjithë dëshmitarët. Vetëm pas kësaj faze, mbrojtjes i jepet mundësia të paraqesë mocionin për rrëzimin e aktakuzës, duke argumentuar se provat e Prokurorisë nuk e përmbushin standardin e nevojshëm për të shpallur fajtor të pandehurit në lidhje me pikat përkatëse të aktakuzës,” u shpreh Çerkini.

Ai sqaroi më tej se në këtë fazë, gjykata mund të vendosë të hedhë poshtë disa aktakuza apo të gjitha. Në rast se ndonjë pikë e aktakuzës rrëzohet, ajo nuk do të trajtohet më në vazhdimin e procesit. Por nëse disa akuza mbeten në fuqi, atëherë mbrojtja do të ketë mundësinë të prezantojë kundër-prova në përpjekje për t’i rrëzuar ato gjatë fazës përfundimtare të gjykimit. Çerkini deklaroi se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëpandehurve të tij.

Më tej, theksoi se masa e paraburgimit është forma më e rreptë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në një procedurë penale, dhe se ekzistojnë alternativa më të buta që duhet të merren parasysh, veçanërisht në fazat e avancuara të procesit.

“Mendoj që tani janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin me kusht, ngase paraburgimi është masa më e rreptë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale. Përveç paraburgimit, ekzistojnë edhe masa të tjera alternative. Sa më shumë të avancojë procedura, aq më shumë duhet të zbuteshin masat e sigurisë,” deklaroi Çerkini.

Sipas tij, argumenti kryesor i Prokurorisë për mbajtjen në paraburgim ka qenë rreziku i ndikimit në dëshmitarë, por kjo bazë nuk ekziston më.

“I vetmi argument i Prokurorisë ka qenë që të pandehurit të mbahen në paraburgim për shkak të rrezikut të ndikimit në dëshmitarë. Tashmë ky rrezik nuk ekziston, sepse Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj dhe dëshmitarët e saj janë dëgjuar. Për rrjedhojë, nuk ka më mundësi që të ndikohet në dëshmitarët e Prokurorisë,” shtoi ai.

Avokati Çerkini theksoi se për këto arsye paraburgimi është dashur të zëvendësohet me masa më të lehta të sigurisë, siç është për shembull arresti shtëpiak.

artan cerkini

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj