"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Politike
Avokati i Popullit/ Këlliçi: PD nuk merr pjesë në këtë farsë. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni
Gjatë fjalës në Kuvend, Këlliçi tha se mazhoranca po zbaton një plan për të zgjedhur kandidatin e saj të preferuar, Endri Shabanin.
11 Dhjetor 2025, 10:25Nga I.A
All - Paragraf - 1
TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklauar se PD ka tërhequr firmat e saj për të 26 kandidaturat në garë për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar procesin një "farsë". Gjatë fjalës në Kuvend, Këlliçi tha se mazhoranca po zbaton një plan për të zgjedhur kandidatin e saj të preferuar, Endri Shabanin.
"E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit. Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. PD nuk merr pjesën ë këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni," tha Këlliçi./Dosja.al