2 Shkurt 2023, 13:39
Nga F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka bërë me dije se Kuvendi nuk do të mblidhet javën e ardhshme. Në një prononcim për gazetarët pas mbylljes së seancës plenare, Balla tha se të enjten e ardhshme, dita kur mblidhet kryesisht Kuvendi, nuk do të ketë seancë planre. Arsye nuk dha. Përsa i përket mungesës së kryeministrit Edi Rama, Balla tha se kreu i qeverisë e ka një axhendë.
"Më lejoni të flas, ju jeni të nxehur. Kryeministri ka një axhendë. Sot votuam atë që ishte pengesa e fundit, kryeministri i Shqipërisë është në detyrë duke ndjekur interesin e madh. E vërteta është se ne kemi axhendën tonë, kalonte akti normativ, sot dhe jo të enjten që vjen s'ka seancë, ai do të ushtrojë kompetencat e veta,"- tha Balla.
Kuvendi kaloi të gjitha projektligjet që kishte në rendin e ditës vetëm me votat e maxhorancës, pasi Opozita bllokoi foltores dhe protestoi duke i rënë me grushte podiumit. Shkak u bë mungesa e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për interpelancën e kërkuar nga Opozita lidhur me dosjen e Charles McGonigal. Rama ia kishte deleguar detyrën ministres Elisa Spiropali, por Gazment Bardhi e refuzoi këtë përballje. Ky i fundit, pas debateve të forta, u përjashtua nga seanca.
taulant balla seance plenare 2 shkurt 2023
Politike
2 Shkurt 2023, 13:26
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme për takimet me ish-agjentin e ...
Politike
2 Shkurt 2023, 13:12
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët për kryeministrin Edi Rama dhe...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:59
A.B
Luciano Boci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaron se kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbrojtjen e pol...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:54
F.M
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se ajo që...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:53
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbajti një dekl...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:43
A.B
Baftjar Zeqaj, duke votuar dy herë
TIRANË- Një prej deputetëve të Partisë Socialiste është kapur duke votua...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:43
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Pas mbylljes së seancës plenare e cila nisi dhe vazhdoi me tensione, Enkelejd Alibeaj ka folur për media...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:43
f.g
Seanca sot
TIRANE- Një seancë e pazakontë ka qenë kjo e 2 shkurtit në Parlamentin shqiptar. Që prej orës 10:00, për...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:23
f.g
Spiropali duke fotografuar opoziten
TIRANE- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka fotografuar deputetët e opozitës që bllokuan foltoren. S...
Politike
2 Shkurt 2023, 12:23
A.B
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, ishin të pajisur seancën e sotme me bilbila. Në momentin kur ministrat ishin duke kryer...