LIVE UPDATES
Politike

Balliu: 47.6 mln euro ka shpenzuar Bashkia e Tiranës për rezidencat studentore, rezultati është skandaloz

Balliu është shprehur se janë shpenzuar rreth 48 milionë euro dhe puna është skandaloze, e për këtë arsye më 8 maj 2023 studentë dhe aktivistë dorëzuan një kallëzim për shpërdorim detyre dhe abuzimin me fondet në lidhje me konviktet e Qytetit Studenti.

30 Prill 2024, 12:00 Nga I.A
Balliu: 47.6 mln euro ka shpenzuar Bashkia e Tiranës për rezidencat
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp ku denoncon punimet që Bashkia e Tiranës ka kryer në rezidencat studentore. Balliu është shprehur se janë shpenzuar rreth 48 milionë euro dhe puna është skandaloze, e për këtë arsye më 8 maj 2023 studentë dhe aktivistë dorëzuan një kallëzim për shpërdorim detyre dhe abuzimin me fondet në lidhje me konviktet e Qytetit Studenti.

"47.6 milionë euro ka shpenzuar bashkia Tiranë për rezidencat studentore universitare, po rezultati cili është? Më 8 maj 2023 studentë dhe aktivistë dorëzuan një kallëzim për shpërdorim detyre dhe abuzimin me fondet në lidhje me konviktet e Qytetit Studenti. Studentët denoncojnë se prej vitesh në qytetin Studenti janë hedhur miliarda lekë nga institucioni i Rezidencës Studentore Universitare nr. 1 që varet drejtpërdrejtë nga Bashkia e Tiranës dhe ku administrator është znj.Anila Shehu.

Fondet në mbi 70% të rasteve janë shpenzuar për rikonstruksionin e godinave, por kjo shumë nuk e justifikon cilësinë tepër të dobët të punimeve në godina. Sipas denoncuesve sistemi i izolimit të godinave 11-12 është bërë me polisterol dhe kohët e fundit vërehet se është duke rënë në pjesë të ndryshme të godinave. Gjithashtu vërehet re se në godinat 9-10 suvaja nga jashtë godinës është duke rënë në pjesë të ndryshme duke provuar se cilësia e punimeve nuk justifikon shumën e investuar në godinave 9-10.

Nga gjetjet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në dhjetor të 2019 ‘Raporti i përputhshmërisë ekonomiko-financiare në Rezidencën Studentore Universitare nr.1’ rezulton se punimet janë kryer pa mbikëqyrës të punimeve, bashkimi i operatorëve nuk ka pasur punëtorë të kualifikuar dhe janë paraqitur të dhëna të rreme me qëllim kualifikimi. Dy ditë pas kallëzimit të studentëve, në 10 maj 2023, SPAK shpalli moskompetencë  dhe ja kaloi çështjen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kjo e fundit ka nisur procedim penal ndaj administratores së konvikteve Anila Shehu, për shpërdorim detyre. Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, i cili sipas studentëve ka lidhje të forta me Partinë Socialiste. Edhe pse Kodi i Procedurave Penale në nenet 323 dhe 324 ka të përcaktuar qartë afatin e hetimeve dhe zgjatjes së tyre, akoma nuk ka asnjë përfundim për kallëzimin penal të dorëzuar nga studentët për  shpërdorimin e detyrës së administratores së Rezidencës Studentore Universitare nr.1,  znj.Anila SHehu dhe abuzimin me fondet në lidhje me Konviktet e Qytetit Studenti

Partia Demokratike në mbështetje të studentëve i bën thirrje organit të akuzës të vijojë punën menjëherë. Iu bëjmë me dije studentëve se ne jemi në krah të tyre. Ky abuzim i radhës është në vazhdën e vjedhjeve të drejtorëve të Bashkise dhe u bëjmë thirrje studentëve të na bashkohen nesër në ora 16.30 në protestën e përjavshme për rrëzimin e kryetarit hajdut të drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës," tha Balliu.

klevis balliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj