LIVE UPDATES
Politike

Balliu: Korrupsioni i Edi Ramës tani cenon edhe sigurinë kombëtare!

Ai thekson se një nga këto kompani është ajo e TIMAC shpk e cila i shiti aksione për 450 euro mikut të Ramës. Ron Yeffet. Balliu shton se Yeffet është emër i përmenduar shumë ndërsa ia ka të bëjë edhe me aferën e Air Albania.

20 Gusht 2025, 12:18 Nga N.F
Balliu: Korrupsioni i Edi Ramës tani cenon edhe sigurinë
Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë një deklarate për mediat është shprehur se kryeministri Edi Rama me aferën e tij të re korruptive po cënon siguirnë kombëtare. Balliu u shpreh se Rama në vitin 2024 krijoi shoqërinë ‘KAYO’ dhe iu dhanë kompetenca për të lidhur kontrata dhe negociata me kompani private në fushën e industrisë së armëve.

Ai thekson se një nga këto kompani është ajo e TIMAC shpk e cila i shiti aksione për 450 euro mikut të Ramës. Ron Yeffet. Balliu shton se Yeffet është emër i përmenduar shumë ndërsa ia ka të bëjë edhe me aferën e Air Albania.

Teksa po shpjegonte lëvizjet e kryera nga aksionet nga një kompani në një tjetër, Balliu u shpreh dy javë pas krijimit të këtyre kompanive, KAYO ndërhyri me forcë në televizionin News24. Balliu ngriti disa pyetje lidhur me aktivitetin e kopmanive si dhe lëvzijet e kryera së fundmi teksa bëri thirrje që institucionet shtetërore të nisin menjëherë një hetim të plotë.

"Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj të vitit 2024, kryeministri Edi Rama krijoi shoqërinë ‘KAYO’, duke emëruar në krye ish-drejtorin famëkeq të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Me vendim qeverie, kësaj shoqërie iu dhanë kompetenca të jashtëzakonshme për të lidhur kontrata dhe negociata me kompani private në fushën e industrisë së armëve me vendim qeverie te firmosur nga Belinda Balluku.

Një nga kompanitë e përfshira është TIMAC shpk, e cila është promovuar personalisht nga vetë Edi Rama. Ai e ka ftuar pronaren e saj, znj. Arjeta Puca , në podcast-in e tij dhe madje e ka vizituar disa herë në ambientet e kompanisë në Kashar. Në datën 17 qershor 2025, znj. Puca  shiti 49% të aksioneve të TIMAC shpk për vetëm 490 euro mikut të afërt të Edi Ramës, z. Ron Yeffet, një emër i lidhur me disa afera të dyshimta financiare.

Sipas burimeve publike dhe dëshmive politike: Z. Yeffet është përmendur nga zv/kryeministri i kohës si personi që kërkonte të blinte borxhin e, gjë që u refuzua nga z. Arben Ahmetaj. Po ashtu, ai ka tentuar të blejë pronën e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA për të ngritur rezidenca private, një projekt i refuzuar nga Ministria e Jashtme.

Emri i tij është lidhur edhe me aferën e Air Albania. Për më tepër, në Senegal, një marrëveshje e tij me qeverinë e kohës u anulua dhe po hetohet për korrupsion nga autoritetet e reja. Vetëm pak javë pas këtij transaksioni të dyshimtë, më 4 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me TIMAC shpk kompaninë TIMAC Defence, ku 80% zotërohen nga TIMAC dhe 20% nga KAYO e Ardi Veliut, me kapital fillestar prej vetëm 35 mijë eurosh.

Në të njëjtën kohë, më 1 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me kompaninë MSSC (në pronësi të Emiljano Dushës) kompaninë MKD, Myslym Keta Defence, me administrator Gentian Karaj, ku MSSC zotëron 80% dhe KAYO 20% të aksioneve, sërish me kapital minimal prej 35 mijë eurosh. Më tej, më 1 gusht 2025, KAYO dhe MSSC themeluan edhe kompaninë GUNA Tactical, ku MSSC zotëron 49% dhe KAYO 51% të aksioneve, me kapital të njëjtë prej 35 mijë eurosh.

Ajo që e bën aferën akoma më të rëndë është fakti se vetëm dy javë pas krijimit të këtyre kompanive, KAYO ndërhyri me forcë dhe në shkelje të hapur të ligjit, duke mos respektuar vendimet gjyqësore, për të uzurpuar ambientet e televizionit Neës24, pavarësisht se ky i fundit kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2033.

Të gjitha këto kompani, me kapital qesharak, pretendohet se do të ndërtojnë industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri, një projekt jo vetëm i pashembullt në absurditetin e tij, por edhe thellësisht i rrezikshëm për shkak të mungesës së transparencës, kritereve ligjore dhe garancive të sigurisë.

Si rrjedhojë këtu lindin disa pyetje, Sipas cilave kritere janë përzgjedhur këto kompani? A kanë këto kompani certifikata sigurie dhe eksperiencë në industrinë e mbrojtjes? Si është e mundur që gjysma e një kompanie të shitet për vetëm 490 euro? Kush mbron interesat kombëtare në një proces kaq delikat?

Partia Demokratike i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, përfshirë organet e drejtësisë, që: Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit.

Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe me integritetin e institucioneve tona. Partia Demokratike do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në fund, në mbrojtje të interesit publik dhe të sigurisë së vendit," tha ai.

balliu pd rama


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj