31 Maj 2022, 15:35
Nga DOSJA
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi si pjesëmarrës në vrasjen e Ojerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar një video të Berishës, ku dëgjohet që ai për vrasjen e Xhuvanit fajëson kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryeministrin Edi Rama. Krah videos, Bardhi shkruan se Berisha duhet të jetë më pak kontradiktor me veten dhe se armën e vetme që po përdor kundër tij është shpifja.
“Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”!”0 shkruan Bardhi krah videos.
Fjalët e ish-kryeministrit Berisha në video: Rama nuk gjen dot ngushëllim sepse me skenarin e tij ia çon xhenazen tjetrit në shtëpi. Taulant Balla i kishte anëtar të shtabit elektoral që kishte nxjerrë për të mbledhur vota. Policia fsheh ngjarjen, nuk thotë të vërtetën. Problemi është që duan të mbulojnë krimin e partisë, ky është një krim i Edi Ramës dhe i Taulant Ballës.
Çfarë tha Berisha sot?
Në një postim në Facebook, kreu i PD-së shkruante se Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka shpëtuar Ballën, të cilin e quan Dumanin e partisë, nga bandat e Elbasanit.
(F.m/dosja.al)
Politike
31 Maj 2022, 15:05
Foto ilustruese
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar votimin për raundin e katërt për zgjedhjen e...
Politike
31 Maj 2022, 14:49
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Në mbledhjen e sotme zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin ...
Politike
31 Maj 2022, 14:53
Ermonela Felaj
TIRANË- Tanimë është zyrtare. Raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit, do të mbahet t...
Politike
31 Maj 2022, 14:33
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD ka propozuar që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri t&eu...
Politike
31 Maj 2022, 14:28
Sali Berisha, Taulant Balla, Gazment Bardhi dhe Nuredin Dumani
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish Taulant Ballën dhe G...
Politike
31 Maj 2022, 14:22
Foto ilustruese
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate mes deputetit të Partisë Demokratike dhe të Ermonela Fe...
Politike
31 Maj 2022, 14:17
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se në konferencën e kryeta...
Politike
31 Maj 2022, 14:15
Pamje nga Greqia
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në is...
Politike
31 Maj 2022, 12:59
Presidenca
TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të ri...
Politike
31 Maj 2022, 12:55
Partia Socialiste
TIRANË- Sot në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën për ra...