LIVE UPDATES
Politike

"Bashkëpunimi me SPAK ka sjellë rezultate konkrete!" Celibashi: S’kemi raste flagrante të përdorimit të fondeve shtetërore

Celibashi theksoi se janë regjistruar 35 procedime penale për deformim të votës dhe se KQZ ka bashkëpunuar ngushtë me SPAK-un, duke ofruar dokumentacion në kohë rekord.

10 Maj 2025, 17:52 Nga M.B
"Bashkëpunimi me SPAK ka sjellë rezultate konkrete!"
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për atmosferën zgjedhore dhe integritetin e procesit në prag të votimeve të 11 majit. Gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë” ai u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e fushatës, duke theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve, veçanërisht me SPAK-un dhe Prokurorinë, ka sjellë një ndikim real në garantimin e standardeve të procesit.

Celibashi theksoi se janë regjistruar 35 procedime penale për deformim të votës dhe se KQZ ka bashkëpunuar ngushtë me SPAK-un, duke ofruar dokumentacion në kohë rekord. Gjithashtu ai theksoi se prania e përfaqësuesve të SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë në selinë e KQZ-së 24/7 është një garanci shtesë që procesi të zhvillohet pa ndërhyrje apo vonesa. 

Në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale, Celibashi tha se nuk janë konstatuar raste flagrante. Celibashi tha se pavarësisht skepticizmit të disa individëve, shumica e qytetarëve dhe faktorëve politikë e shohin se procesi po funksionon. Ai i bëri thirrje të gjithëve të bazojnë gjykimet mbi fakte dhe jo mbi perceptime apo paragjykime.

Pjesë nga fjala e Celibashit:

Iniciativë e cila mund ta them pa hezitim që ka prodhuar efektin që ne donim. Ndoshta me siguri mendon krejt ndryshe, por jam i bindur që qoftë edhe afirmimi publik i angazhimit të katër institucioneve për të adresuar shpejt problematikat zgjedhore e ka dhënë impaktin e vet. Nuk kemi raste masive të shkeljeve apo veprave në fushën e zgjedhjeve. Besoj ka qenë një kontribut pozitiv për integritetin e procesit. Nëse flasim për rezultate, ka disa raste ndalimesh apo arrestimesh. KQZ u është përgjigjur në kohë rekord çdo kërkese të strukturave për dokumentacion për prova që sipas tyre janë të nevojshme për procedime të caktuara penale.

Në KQZ janë prezentë 24/7 përfaqësues të SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe policisë. Informacioni nuk humb në kanalet burokratike, jemi bashkë si njësi për të ndjekur çfarë po ndodh me procesin zgjedhor. Sikurse SPAK apo Prokuroria kanë bërë publike janë një sërë kallëzimesh penale që po shqyrtohen për disa ka edhe procedime penale dhe besoj është e qartë për këdo që këto struktura janë duke punuar.

Strukturat si SPAK dhe Prokuroria kanë nisur disa procedime penale për deformimin e votës, janë 35 procedime. Ka subjekte që ata i kanë proceduar dhe vazhdon ndjekja penale ndaj tyre. Deri më sot bashkëpunimi ka qenë konkret, ka ardhur si rrjedhojë e vetë institucioneve që janë palë në bashkëpunim, nuk ka qenë i imponuar nga faktorë vendas apo ndërkombëtarë dhe mendoj se është reflektim i pjekurisë institucionale të këtyre institucioneve për të reaguar dhe vepruar si duhet të veprojnë. Jemi në komunikim të përditshëm me këto struktura.

Do të vazhdojnë ta shohin me skepticizëm këtë bashkëpunim, ka paragjykime për të gjithë institucionet dhe ne si individë, por është e vështirë t’u thuash njerëzve ta bazojnë gjykimin në fakte. Disave thuaji çfarë të duash dhe do vazhdojnë ta mendojnë si duan, pa predispozitën dhe dëshirën për të qenë realistë. Për fat këta janë pakica sepse ajo që konstatojmë, shumica e qytetarëve shqiptarë dhe shumica e faktorit politik dhe atij jo politik e shohin që gjërat po funksionojnë. Me siguri dikush pret edhe më shumë, apo e quan të realizuar nëse ka nja 200 veta në burg, por nëse nuk ka për të dënuar, nuk ka.

Kemi një strukturë që e ndjek këtë proces dhe monitoron në mënyrë të përditshme bazuar edhe në kërkesat dhe ankesat që i vijnë KQZ. Mund të them pa hezitim se nuk kemi raste flagrante të abuzimit me resurse publike, rastet janë kaq minimale sa krahasuar me rastet e mëparshme janë të papërfillshme. Pjesa dërrmuese e ankesave nga opozita janë marrë në konsideratë por janë pa prova. I kemi shqyrtuar të gjitha pretendimet në lidhje me këtë çështje. Në nivelet e larta të administratës publike kemi pasur një qasje më të përgjegjshme.

Mund të jetë më e kamufluar sic pretendohet, por sjellja e tyre dallon në krahasim me zgjedhjet e kaluara, por ka gjithmonë shumë për të bërë në këtë aspekt se është edhe çështje mentaliteti dhe kulture se ai që është për shembull kryetar bashkie apo ministër thotë se kjo është puna e tij dhe nuk ndikon. Kemi komunikuar më mirë, ua kemi bërë të qartë ku janë këto kufij dhe pjesa e bashkëpunimit mes institucioneve ka bërë efektin e vetë. Është kontribut pozitiv në të gjitha aspektet e tij.

kqz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj