LIVE UPDATES
Politike

Bashkëshortja e Kryeministrit thotë se në Shqipëri qarkullojnë mbi 3 miliardë euro në vit para krimi

Një raport i UNDP i titulluar “Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri” thotë se ekonomia shqiptare është ë përmbytur nga flukset e paligjshme financiare. Autorë të raportit janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë dhe Elena Polo. 

16 Korrik 2024, 18:09 Nga M.B
Bashkëshortja e Kryeministrit thotë se në Shqipëri
Edi Rama dhe Linda Rama

TIRANA- Akuzat e opozitës dhe jo vetëm për shndërrimin e ekonomisë në një kënetë financiare, ku vërshojnë masivisht paratë me origjinë kriminale, janë mohuar gjithmonë me forcë nga qeveria dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama. Por me sa duket, familja kryeministrore ndan mendime të ndryshme për këtë çështje.

Një raport i UNDP i titulluar “Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri” thotë se ekonomia shqiptare është ë përmbytur nga flukset e paligjshme financiare. Autorë të raportit janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë dhe Elena Polo. 

“Flukset e paligjshme financiare përbëjnë një sfidë të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht në termat e efektit gërryes në burimet financiare private, integrimin e tyre në sistemin financiar, lidhjen me ekonominë e madhe informale dhe minimin e shtetit, demokracisë dhe institucioneve publike”, thuhet në raport.

Autorët e raportit kanë kuantifikuar edhe përmasat e këtij problemi. “Sipas vlerësimeve të vitit 2020, flukset e paligjshme financiare përbëjnë një të pestën e ekonomisë shqiptare,” thotë raporti.

Pjesë nga raporti i UNDP me autore Linda Rama dhe Elena Polo

Në vitin 2020, madhësia e ekonomisë shqiptare ishte rreth 16.5 miliardë euro. Kjo do të thotë se sipas vlerësimeve të raportit, 3.2 miliardë euro ishin flukse të paligjshme financiare me origjinë nga aktivitetet kriminale si trafiku i drogës, korrupsioni apo dhe evazioni fiskal.

Qeveria nuk e sheh problemin

Vërshimi i narkoeurove në ekonominë shqiptare është shndërruar në një nga problemet më të mëdha për ekonominë shqiptare duke ndikuar edhe parametrat makroekonomik të vendit si ecurinë e inflacionit, por edhe kursin e këmbimit. Pasojat e këtij fenomeni janë veçanërisht të dukshme në tregun e pasurive të patundshme, me me kullat që ngrihen në seri në qiellin e Tiranës dhe çmimet që i ndjekin nga pasa drejt majave të reja.

Por pavarësisht këtyre sinjaleve dhe denoncimeve të shumta nga opozita dhe ekspertë, autoritetet e kanë mohuar fenomenin e pastrimit masiv të parave në ekonominë shqiptare duke kundërshtuar edhe konkluzionet e publikuara në raportet e përvitshme të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Departamentin e Shtetit.

“Dini ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para. Para pastrohen kudo, por ama është e pavërtetë që këtu në Shqipëri, pastrimi i parave është kaq masiv sa të flitet për 1.3 miliardë nga ndërtimi. Këto janë shifra të dala nga raporte të njerëzve anonimë që financohen herë nga një institucion herë nga tjetri, por nuk qëndrojnë. Këto dëmtojnë vendin tonë por nuk qëndrojnë. Unë nuk them që nuk pastrohen para por proporcionet nuk janë ato që thuhen,” u shpreh Rama në një interviste për gazetaren Erla Mëhilli në Euronews.

Me sa duket, tani kryeministrit do t’i duhet të bindë jo vetëm opozitën dhe ekspertët se në Shqipëri nuk ka kriminalizim të ekonomisë, por edhe familjarët e tij./ Kapitali.al

linda ra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj