14 Maj 2023, 15:29
Nga a.d
Belind Këlliçi, kandidat për bashkinë Tiranë
Tiranë- Kandidati për kryetar të bashkisë Tiranë i koalicionit "Bashkë fitojmë", Belind Këlliçi, dha sot një deklaratë për median, duke inkurajuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Këllici përmendi dhe një herë premtimet dhe ndryshimet që e presin Tiranën, nëse qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre duke e votuar.
“E ardhmja që ju doni është shumë pranë, është vetëm 3 orë e gjysmë larg deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Ndaj kam një thirrje nga zemra për gjithë ata bashkëqytetarë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që jemi takuar apo që nuk jemi takuar në këto 5 muaj të fundit. Ju lutem ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni.
Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim.
Kjo është një ditë e veçantë. Është dita kur kurorëzohet i gjithë mundi jonë në këto 5 muaj dhe sigurisht pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. Ndaj edhe njëherë i drejtohem qytetarëve dhe të rinjve, merrni pjesë në këtë proces. Unë e kuptoj që kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mirat, por është shumë e rëndësishme që deri ne orën 19:00, të gjithë qyretarët e Tiranës, të rinjtë, pensionistë, burra e gra të shkojnë në qendrat e tyre të votimit të bëjnë ndryshimin. Ndryshimi është ne duart tuaja. Dilni e votoni. Ju faleminderit!,“-tha Këlliçi.
belind këlliçi pd bashkia tirane zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
14 Maj 2023, 15:17
a.l
Foto ilustruese
Zhvillimet e fundit nga zgjedhjet për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit. Dosja.al sjell pj...
Politike
14 Maj 2023, 15:21
Ambasadorja amerikane në monitorim në Vlorë
VLORË- Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka qenë e pranishme ditën e sotme në V...
Politike
14 Maj 2023, 15:17
k.m.
Kryetarja e Komisionit
TIRANË- Kryetarja e Komisionit tek qendra e votimit te Kongresi i Manastirit ka fshehur fletët e votimit poshtë tavol...
Politike
14 Maj 2023, 15:00
a.l
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Drejtuesi i listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti ka reaguar lid...
Politike
14 Maj 2023, 14:55
m.s
Jorgo Goro
HIMARE- Kreu aktual i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, ka apeluar ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në ...
Politike
14 Maj 2023, 15:00
k.m.
Endri Shabani
TIRANË- Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, votoi sot në lagjen Ali Demi, nga ku i bëri thirrje qytetarëve q&eu...
Politike
14 Maj 2023, 14:52
a.l
Foto ilustruese
FIER- Të drejtën e votës për zgjedhjet për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e ...
Politike
14 Maj 2023, 14:58
A.B
Yuri Kim
VLORË- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka vëzhguar nga afër ecurinë e procesit të zgjedhjev...
Politike
14 Maj 2023, 14:54
A.B
Endrit Shabani
TIRANË- Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, votoi ditën e sotme në lagjen 'Ali Demi', nga ku i bëri thirrje q...
Politike
14 Maj 2023, 14:18
A.B
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka hedhur poshtë pretendimet se kandidati i 'Bashkë Fitojm&eu...