LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Altin Dumani mori 5 milionë euro për të liruar Kreshnik Farrukun! Kush e heton atë për këtë çështje? Askush

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ky informacion i kishte ardhur me mesazh nga një qytetar dixhital, i cili vinte nga prokuroria.

28 Tetor 2025, 13:42 Nga E.d
Berisha: Altin Dumani mori 5 milionë euro për të liruar Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë pesë milionë euro për të liruar nga burgu Kreshnik Farrukun. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ky informacion i kishte ardhur me mesazh nga një qytetar dixhital, i cili vinte nga prokuroria.

Në mesazhin e lexuar nga Berisha, në zyrën e selisë blu thuhet se Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e Kreshnik Farruku, i cili është  mik e bashkëpunëtor me Artur Shehun. Berisha tha se ky person ka procedim në shtetin italian për tre episode. Këto sipas tij janë në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku dhe janë kapur sasi të mëdha kokaine. Në fund, lideri i opozitës tha se për këtë rast, Altin Dumanin nuk e heton askush. 

"Së fundmi, në parlament unë lexova mesazhin e një qytetari dixhital që vinte nga prokuroria. Do e lexoj edhe njëherë. “Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik e bashkëpunëtor me Artur Shehun dhe tani me Xhevdet Troplinin (Pojën) dhe Elvis Doçin (Visin e Pojës), ky është dhëndri. Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine. Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim. Më pas, Spaku, këtu hyjnë milionat, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi. Çfarë do të thotë? Që nuk mund të ekstradohet. Gjykata e Durrësit i vendosi masë sigurie që të ekstradohej. Tani Troplini i vendos masë sigurie që të mos ekstradohet. E kuptoni tani? Se po e heton ky, se dolën 5 milionë. Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje. E kuptoni tani se ç’ndodh? Dumani i ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij, duke manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij. Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante. Imagjinoni! Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes së tij, Anton Pango, person me precedent penal”. Tani, kam një pyetje për çdo shqiptar. Kush e heton Altin Dumanin? Ja urdhëro.

Dhe u ftoj ju si gazetarë, ftoj mediat të verifikojnë a ekziston shtetasi Kreshnik Farruku nga Manza. A ka qenë i arrestuar nga Gjykata e Durrësit ky shtetas? Mediat kanë një fushë të hapur investigimi. A e ka marrë Troplini në masë sigurie pas masës së sigurisë që ka vendosur gjykata? Këto janë gjëra konkrete. A ka qenë në Gjykatë të Lartë rasti dhe çfarë vendimi ka marrë Gjykata e Lartë? Pra, vërtet ky është një qytetar dixhital, por një qytetar dixhital që ka renditur këtu fakte të cilat kërkojnë hetim dhe verifikim. Po tani kush e heton Altin Troplinin, më thoni mua ju? Ja pra që nuk e heton asnjë njeri Altin Troplinin. Kur e kanë pyetur kohë më parë se kush u kontrollon ju, ka thënë se kemi kontroll shumë të fortë. Por ja urdhëro, kush e heton dot këtë? Shikoni. Po kjo është me shumë pasoja.Unë kam denoncuar, dhe nuk ka kundërshtuar dot kurrë, faktin se kur thirri prokurorin për ta bërë përgjegjës për një pazar që kishte bërë me bandën e Suel Çelës, ai i tha, po ti more 1 milion nga Ymer Lala, sepse ti nga 19 pyetje që i bëre Ymer Lalës, i denoncuar nga Luftar Reçi për vrasje, ti e pyete për çdo gjë, por për vrasje nuk e pyete atë dhe e lirove. Asnjë reagim ai për këto. Tani del çështja tjetër. Unë e shoh këtë një problem shumë serioz, shumë madhor. Kush e heton këtë? Prokurori i Përgjithshëm, asnjë tagër. Prokurorit të Përgjithshëm i kanë hequr çdo kompetencë kushtetuese. KLP-ja? Larg qoftë. Ajo zonja e ka ndërmend si të organizojë 15 retreat-e. E lodhura shumë. 15 retreat-e në vit me paratë e taksapaguesve. Dhe pastaj thotë se atë kodin nuk kemi ekspert ta shqyrtojmë. E kuptoni ju. Prandaj dhe ky është recidivist. Unë shtroj pyetjen: kush e heton këtë çështje? Nuk është rasti i parë. Por ky është më flagranti dhe më konkreti. Ky vjen i referohet prokurorisë, sepse vetëm prokuroria mund t’i dijë të gjitha këto. Ja pra ku është njeriu afërmendsh, afërmendshi që do bëjë gjykatësi atë që them unë. Irena Gjoka bën atë që them unë, dhe gjykatësit e tjerë, sepse ai i vë nën kontroll mizor. Po atë kush e kontroll? Asnjë njeri." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama altin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj