LIVE UPDATES
Politike

"Ballkani i Hapur, tradhtia më e madhe e Ramës"/ Berisha: Hapi dyert e doganave për prodhimet serbe dhe falimentoi fermerin shqiptar

Berisha garantoi se nën qeverisjen e Partisë Demokratike do të rikthehen subvencionet për çdo njësi prodhimi dhe do të vendosen politika të qëndrueshme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë në vend.

14 Shkurt 2026, 13:07 Nga I.A
"Ballkani i Hapur, tradhtia më e madhe e Ramës"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kritikoi ashpër politikën e qeverisë së Edi Ramës ndaj fermerëve shqiptarë, duke e cilësuar Ballkanin e Hapur si aktin më të madh të tradhtisë kombëtare. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha theksoi se hapja e dyerve të doganave për prodhimet serbe dhe mungesa e subvencioneve të barabarta për fermerët shqiptarë ka çuar në falimentimin e qindra mijëra fermave dhe asfiksimin e prodhimit vendas.

Berisha garantoi se nën qeverisjen e Partisë Demokratike do të rikthehen subvencionet për çdo njësi prodhimi dhe do të vendosen politika të qëndrueshme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë në vend.

"Ju falënderoj dhe përshëndes të gjithë atë të cilët janë shkolluar për këtë fushë dhe të githë fermerët. Mund të them se vitet e kësaj qeverisje ishin vitet e goditjeve më të rënda të fermerëve dhe fermës në Shqipëri. Ishin vitet në të cilët prodhimi bujqësor është në recesion. Fshati shqiptar u braktis më shumë se kurrë në histori. Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën për shkak të importeve më shumë se asnjëherë. Dhe ajo që quhet ‘colpo di gracia’ goditja e mëshirës ndaj bujqësisë shqiptare, është akti i tradhtisë më të madhe kombëtare që Edi Rama ka kryer ndonjëherë, Ballkani i Hapur. 

I dashur mik, me Ballkanin e Hapur, Edi Rama detyroi fermerët shqiptarë të përballen me konkurrencën më të pandershme në Europë dhe ndofta në botë. 
Të përballet me fermerin serb, i cili jo me akumulim, por në kohë reale ka subvencione minimumi 7 herë më shumë se fermeri shqiptar. Po t’i marrësh, të shtrira në kohë, subvencionet e fermerëve serbë janë dhjetëra herë më të mëdha se të fermerëve shqiptarë. Edi Rama hapi dyert pa asnjë kufizim, akt që nuk e bën askush në Europë, as në BE. Edhe në BE, në komunitetin e tregtisë së lirë, funksionojnë kuotat, funksionojnë norma. 

Kurse Edi Rama hapi dyert e doganave për prodhimet serbe dhe shkaktoi asfiksinë, falimentimin e qindra mijëra fermave shqiptare. Ka vendosur një sistem fiskal, me të cilin godet prodhimin vendas dhe favorizon importin për përpunuesit. Nëqoftëse më parë grantet u jepeshin për sipërfaqe të mbjella për njësi prodhimi fermerëve, sot ato shpërndahen patronazhistëve për votat. 
Gjithçka do të përmbyset. U garantoj se për ne, Shqipëria, bujqësia, blegtoria, pemëtaria në Shqipëri, janë jashtëzakonisht të rëndësishme. 

Janë të rëndësishme sepse janë mirëqenie, janë krijim të mirash, janë përmirësim jete. Kanë ndikim të madh në jetën e gjithë shoqërisë. Jo vetëm në fshat. Ndaj dhe ne rikthehemi subvencioneve për çdo njësi prodhimi. Ndaj dhe ne u rikthehemi politikave të Shqipërisë, kopësht i Europës juglindore siç e quajti Faik Konica për herë të parë. Projekteve tona me ullinjtë, arrorët dhe drurët e tjerë frutorë, ndaj dhe ne u kthehemi subvencioneve për përpunimin e prodhimeve bujqësore. Mbrojtjes së prodhimeve të Shqipërisë. Mbrojtje sezonale siç e kemi bërë dhe siç e bën çdo vend. Ju rikthehemi kontrollit të rreptë të të gjitha imputeve që përdoren në bujqësi. Pra ne do të kemi një përparësi të madhe bujqësinë, blegtorinë, pemtarinë në tërësi si një sektor shumë i rëndësishëm për vendin tonë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj