Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se në vitin 2023, me 10.1 milionë turistë, rritja ekonomike jo vetëm që nuk u rrit në 6 përqind, por zbriti në 3.4 përqind.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sonte shifrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2023.
Sipas tij, nga turistët që kanë vizituar vendin, buxheti i shtetit ka fituar vetëm 8 milionë euro. Më tej ai shtoi se këta turistë kanë fjetu në Shqipëri vetëm gjysmë nate.
Berisha tha se në vitin 2023, me 10.1 milionë turistë, rritja ekonomike jo vetëm që nuk u rrit në 6 përqind, por zbriti në 3.4 përqind.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Më lejoni të jap shifrat, faktet. Edi Rama dhe instituti i tij deklarojnë se në Shqipëri janë futur 10.1 milionë turistë në vitin 2023.
Nuk po e kundërshtoj, po e marr të vërtetë.
Po çfarë tregon instituti i tij? Instituti i tij thotë se në Shqipëri në vitin 2023 pati gjithsej në të gjithë shtretërit privatë të këtij vendi 6 milion net.
Pra, 10.1 milion fjetën në Shqipëri pak më shumë se gjysmë nate për person.
Miqtë e mi, statistika tregon se Mali i Zi në vitin 2023 pati 2.8 milionë turistë.
Por Mali i Zi pati 16.8 milionë net fjetje në vitin 2023. Mali i Zi pati rreth 8 net fjetje për një turistë.
A e imagjinoni ju o miq, gjysëm nate në Shqipëri, 8 net në Mal të Zi.
Kroacia pati në të njëjtin vit, 20.5 milionë turistë. Pati 105 milionë net fjetje. Pati mbi 5 net fjetje për një turist, kundrejt gjysëm nate në Shqipëri.
Kjo është shakaja e dheut. Ky është falsiteti dhe turpi i tyre.
Po të marrim anën tjetër. Banka e Shqipërisë deklaron se në vitin 2022, nga turizmi hynë në ekonomi 2.8 miliardë euro.
Prisni miq! Po sa pagoi turizmi TVSH në Shqipëri? Sa ishte TVSH-ja që përfituat nga të gjitha shitjet e shtretërve turistike?
Të gjitha shitjet ishin gjithsej 140 milionë euro.
Me TVSH 6 përqind, pa rimbursim të TVSH-së, buxheti i shtetit fitoi gjithsej 8 milionë euro.
A ka pra falsitet më të madh?
A ka mashtrim më të madh?
A e ndjeu ekonomia shqiptare këtë?
Për ta kuptuar se sa e ka ndjerë ekonomia, do u jap shifrat zyrtare.
Në vitin 2022, me 7 milionë turistë, rritja ekonomike ishte 4.48.
Në vitin 2023, me 10.1 milionë turistë, rritja ekonomike jo vetëm që nuk u rrit në 6 përqind, por zbriti në 3.4 përqind.
A e kuptoni ju falsitetin e tmerrshëm të turizmit kallp?
Të turizmit, të cilin ekonomia shqiptare nuk e ndjen se ekziston.
Të cilin qytetarët shqiptarë e gëzojnë me 8 milionë euro.
sali berisha TIRANË- kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në tubimin e mbrëmjes së sotme te banesa e tij. Beris...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ...
Zhupa TIRANË- Para disa ditëve deputetja Ina Zhupa depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shpalljen antikushtetues...
Hajdarmataj TIRANË- Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Hajdarmataj gjat...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli ka denoncuar nënkryetaren e B...
Emisioni Në Shënjestër në News 24, i gazetares Klodiana Lala, zbulon se çfarë ka ndodhur mes dy fiseve, duke hedhur dritë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, i cili drejton edhe komisionin e nj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar deputetin e PS-së, Plarent Ndrecën se është hajdut nj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është përfshirë në një t...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha ngriti alarmin me përdorimin e sistemit të drejtësisë nga regjimi i ...