Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri opozitar tha se janë paraqitur 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare si zona malore.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shëndërruar Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në Paketën e Maleve janë përfshirë edhe zona bregdetare.
Lideri opozitar tha se janë paraqitur 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare si zona malore. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokratit u shpreh se Edi Rama me këtë vendim ka transformuar paketën që ai miratoi për zonat malore, në paketën e drogës dhe mafies së tij.
"Sot, përveç kësaj thirrje, do paraqes para jush, faktet e pakundërshtueshme, habinë e radhës se si Edi Rama shndërroi Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies. Para se të paraqes dokumentet, duhet t’u rikujtoj qytetarëve shqiptarë se Shqipëria është një vend me lartësinë mesatare më të lartë në Europë. Ajo ka këtë lartësi, jo se ka lartësitë e malit të Bardhë apo majat më të larta të kontinentit, por se ka majat e larta më të shumta të kontinentit.
Ndaj dhe lartësia e saj shkon në 708 metër si lartësi mesatare. Do të shihni këtu se si Edi Rama e zbret Paketën e Maleve në lartësinë 10 metra nga niveli i detit dhe lartësinë maksimale deri në 100 metra mbi nivelin e detit. Do të shihni këtu se si Edi Rama me këtë vendim ka transformuar paketën që ai miratoi për zonat malore, në paketën e drogës dhe mafies së tij. Vazhdojmë. 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare të shpallura si ‘male’.
Pra, këtu, mbi bazën e vendimit që kishit më sipër, po paraqesim 20 zonat dhe sipërfaqet si bregdetare të shpallura nga mafia, droga apo Edi Rama si zona malore. 1.Zonë zhvillimore numër 1 në Maminas, zona Rubjek, me sipërfaqe 169 hektarë. Rubjeka është në një lartësi ta zëmë 30 metra, meqenëse unë e njoh atë zonë, një zonë kodrinore e butë fare, që vjen vazhdim i bregdetit.
- Zona zhvillimore nr. 1, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 169.56 ha.
- Zona zhvillimore nr. 2, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 3.88 ha.
- Zona zhvillimore nr. 3, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 4.48 ha.
- Zona zhvillimore nr. 4, Njësia Administrative Maminas, zona Karrec me sipërfaqe 32.15 ha.
- Zona zhvillimore nr. 5, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 1.86 ha.
- Zona zhvillimore nr. 6, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 2.57ha.
- Zona zhvillimore nr. 7, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 10 ha.
- Zona zhvillimore nr. 8, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3.5 ha.
- Zona zhvillimore nr. 9, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.7 ha.
- Zona zhvillimore nr. 10, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 2.7 ha.
- Zona zhvillimore nr. 11, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3 ha.
- Zona zhvillimore nr. 12, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 5.1 ha.
- Zona zhvillimore nr. 13, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.9 ha.
- Zona zhvillimore nr. 14, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.5 ha.
- Zona zhvillimore nr. 15, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.4 ha.
- Zona zhvillimore nr. 16, Njësia Administrative Gjepalaj, në Shetël-Likesh me sipërfaqe 8.16 ha..
- Zona zhvillimore nr. 17, Njësia Administrative Gjepalaj në Shetël-Likesh me sipërfaqe 18.36 ha.
- Zona zhvillimore nr. 18, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Çizmeli me sipërfaqe 16.73 ha.
- Zona zhvillimore nr. 19, Njësia Administrative Gjepalaj, në Kënetë-Shtrazë me sipërfaqe 5.3 ha.
- Zona zhvillimore nr. 20, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Tërzie me sipërfaqe 1.98 ha.
Pra këto ishin paketat malore të Alpeve të Maminasit, që shkojnë me lartësi nga 10 metra mbi nivelin e detit, mesatarja 30 metra, dhe më e larta 100 metra mbi nivelin e detit," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën ...
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi kryesor i qeverisë për bujqësinë është rritja e eksportev...
Andis Salla ELBASAN- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se paketa buxhetore prej 16.3 miliardë lekësh për bujqësin...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur për Avokatit të Popullit, En...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se mazhoranca votoi kandidatin e opozit&eu...
Edi Rama TIRANË- Detaje të reja janë janë zbardhur nga mbledhja e zhvilluar me Grupin Parlamentar të PS. Një nga porosit&eum...
Grupi i PS TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur ditën e sotme që puna në Komisionet për Reformat T...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se është kundër zgjatjes së mandatit të prok...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama tmerrohet nga armët që agjentët e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri publike mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumani. N&e...