31 Maj 2022, 11:09
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kryesuar nga Kryetari i PD-së Sali Berisha kanë firmosur Rezolutën kundër genocidin serb në Kosovë. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ndarë rezolutën e plotë në rrjetin social Facebook. Opozita kërkon që të shpallet data 15 Janar si ditë e përkujtimit të masakrës së Reçakut.
REZOLUTA:
1. Dënon fuqishëm genocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut;
2. Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Kosovës nga forcat ushtarake Serbo-Jugosllave, si dhe luftës së përgjakshme, gjatë periudhës 1998-1999, forcat serbe kryen në Kosovë genocid;
3. Dënon ashpër çdo tendencë për të mohuar genocidin në Kosovë, me qëllim fshehjen e këtyre krimeve monstruoze ndaj njerëzimit, që tmerruan botën, ndaj popullatës pafajshme të Kosovës;
4. Fton institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë të nderojnë viktimat e genocidit në Kosovë;
5. Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e genocidit në Kosovë për faktin se nuk mund të ketë paqe pa vendosur drejtësi;
6. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë të bashkëpunojë dhe të ndihmojë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, për të paraqitur dhe mbrojtur para drejtësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare faktet dhe argumentet ligjorë, të cilat provojnë genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.
Në Kuvend ka dorëzuar Rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë edhe një grup deputetësh të PD, kryesuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.
(a.b)/dosja.al
Politike
31 Maj 2022, 10:45
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Avokatit të Popullit, ...
Politike
31 Maj 2022, 10:30
Erion Braçe, Armand Duka dhe Erion Veliaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Vel...
Politike
31 Maj 2022, 09:19
Bujar Nishani dhe Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarje...
Politike
31 Maj 2022, 07:43
Presidenca
TIRANË- Konferenca e kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur se kur do të ezaurohet raundi i ...
Politike
30 Maj 2022, 23:50
Simon Miraka
TIRANË- Simon Miraka është shprehur se më shumë keq i erdhi për gjuhën e përdorur nga një nga eks...
Politike
30 Maj 2022, 23:26
Belind Këlliçi, Gazment Bardhi dhe PD
TIRANË- Lajmi që pushtoi të gjitha mediat këtë pasdite ishte se Partia Pop...
Politike
30 Maj 2022, 22:16
Sali Berisha
TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë nj&e...
Politike
30 Maj 2022, 22:13
Luçiano Boçi
TIRANË- I ftuar në Çim Peka Live, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Luçiano Bo&cc...
Politike
30 Maj 2022, 22:10
Agron Shehaj
TIRANË- I ftuar në Çim Peka Live, deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Agron Shehaj ka folur pë...
Politike
30 Maj 2022, 21:56
Agron Shehaj
Agron Shehaj: Nëse ka ende persona që mendojnë se PD-ja do të shkojë e përçarë tek zgjedhjet lokale,...