Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha tha se opozita ka arritur t'i faktojnë komunitetit ndërkombëtar se në Shqipëri zgjedhjet janë një "farsë" e diktuar nga "partia-shtet" dhe kartelet e drogës.
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha thekson se opozita do të synojë kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë por insistoi se zgjedhje të lira mund të ketë vetëm pas largimit të Edi Ramës. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha tha se opozita ka arritur t'i faktojnë komunitetit ndërkombëtar se në Shqipëri zgjedhjet janë një "farsë" e diktuar nga "partia-shtet" dhe kartelet e drogës.
"Ne do bëjmë gjithçka që të kemi kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Nga ana tjetër theksoj se rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Edi Rama është armiku më i egër i votës së lirë dhe dua të them se çdo iluzion se Edi Rama pranon zgjedhje të lira dhe të ndershme është një mbështetje e hapur për diktaturën. Ajo që ne arritëm, dhe kjo sigurisht ishte jetike dhe e domosdoshme, ne arritëm t’i faktojmë botës, t’i faktojmë komunitetit ndërkombëtar se në Shqipëri zgjedhjet zhvillohen në kushtet e partisë shtet. Se në Shqipëri, zgjedhjet përcaktohen nga kartelet e drogës. Se Edi Rama ka shndërruar administratën në polici politike elektorale.
Se zgjedhjet në Shqipëri janë një farsë e mirëfilltë elektorale. Kjo tashmë është e qartë para gjithë botës. Por në qoftë se komuniteti ndërkombëtar e ka realizuar këtë plotësisht, e ka sanksionuar këtë në dokumente ndërkombëtare më serioze, na takon ne shqiptarëve t’i japim duart këtij krimineli elektoral, këtij armiku të egër të votës dhe lirisë së shqiptarëve. Natyrisht këtu kemi të bëjmë me një fakto shtesë, kemi të bëjmë me një censurë të tmerrshme, të cilën kanë tendencë ta mohojnë me manipulimin e jashtëzakonshëm që mediat e kontrolluara nga qeveria u bëjnë të vërtetave dhe realitetit. Do t’u jap një shembull.
Në muajin gusht, të gjithë qeveritarët ishin me pushime dhe nuk bënin lajme me lakuriqësinë e tyre në plazhe. Në muajin gusht unë isha në seli duke dënuar çdo ditë farsën elektorale. Dy motrat siameze, secila më e ligë se shoqja, nuk po e çoj gojën më tutje, të AMA-s, bënin raporte se mediat 90 përqind të kohës ia kushtonin Sali Berishës. U bënë famoze për mashtrimet e tyre të turpshme. Po kështu janë faktuar tashmë se nga zyrat e Edi Ramës, mediat marrin lista se cilët persona nuk duhet të shkelin në studiot e tyre, se cilët persona duhet të ftohen dhe diskreditohen në studiot e tyre dhe se cilët persona duhet të ftohen dhe lavdërohen në studiot e tyre. Natyrisht kjo tani po bëhet gjithnjë e më evidente, prandaj edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet thuhet se 90 përqind e medieve kontrollohen nga qeveria," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, ka akuzuar qeverinë e k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha shpërndau në rrjete sociale një reagim për ndarjen nga jeta të i...
AUSTRI- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e instituci...
Robert Gajda TIRANË- Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri që prej vitit 2018, udhëheq instituc...
Deputetët e LVV-së gjatë një seance plenare. Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin masat e ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shën...
Foto ilustruse BERAT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët në qytetin e Beratit. Gjatë takim...
Hashim Thaçi GJERMANI- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për gazet&eum...
Foto nga takimi TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryepeshkopin e Tiranë...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla BERAT- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me...