LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestë, e kemi detyrim

Sipas Berishës, ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. 

5 Dhjetor 2022, 12:24 Nga F.M
Berisha: Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të pranishëm në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se qytetarët e kanë me detyrim që të jenë në protestë, pasi mungesa e tyre do të ishte e pafalshme. Sipas Berishës, ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. 

Fjala e Berishës: 

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ju keni konstatuar këto ditë, se si këta bosë të mafias shqiptare, ballkanike dhe evropiane, janë tronditur gjer në palcë nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestë. Sesi këta, përpiqen të përdorin samitin për të shtypur dhe mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Sesi këta përpiqen të shtrigëzojnë një protestë e cila po thirret, po mblidhet, për të mbrojtur dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sesi këta janë tmerruar nga protesta, e cila do i dëshmojë lidershipit europian, se Edi Rama është njeriu i dhunimit të votës, i lidhjeve të krimit, me vjedhjet e papërmbajtura. Ai i ka shndërruar shqiptarët sërish në ‘boat people’, në njerëz të varkave.

Të dashur opozitarë dhe opozitare, nesër më shumë se kurrë, ne do të duhet bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës. Është një rast i artë, është një detyrim madhor politik, moral, ligjor dhe i gjithanshëm, që ne të bëjmë prezent përpara botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar. Unë e di, që ata që mblidhen nesër, sigurisht nuk mund të garantojnë votën tonë të lirë, por të paktën ta dinë se njeriu që kanë karshi tyre, e ka karrigen e kalbur mbi votat e rrëmbyera të shqiptarëve. Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat, sepse ai siç thonë rëndomë shqiptarët, ose të merr, ose të le diçka në xhep.

Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. Mos harroni se nëse Saimir Tahiri është aty ku e meriton, është falë anti-mafias italiane. Por sërish, askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne jemi ata që do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë lidershipit europian se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas. Do të ishte e pafalshme para historisë, para vete, para fëmijëve tanë, para të ardhmes sonë, para dinjitetit tonë, nëse ne nesër nuk do të jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Faleminderit!

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022 samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj