Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se bëhet një javë plot që presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros, si organizatë kriminale në SHBA, që duhet të hetohen në përputhje me aktin ligjor RICO.
Kryedemokrati theksoi gjithashtu se dokumenti sekret i vitit 2013 i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës. Sipas tij Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB.
"Bëhet një javë plot që presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros, si organizatë kriminale në SHBA, që duhet të hetohen në përputhje me aktin ligjor RICO.
Kjo ngjarje, në pamje të parë, ngjarje e politikës së brendshme të SHBA, por në të vërtetë një ngjarje me rrezatim të fuqishëm botëror sepse rrjeti i Xhorxh Sorosit ka qenë rrjeti më botëror politik gjer sot. Në rrjetin botëror të Xhorxh Sorosit, fener ndriçues i sorosizmit në Europë ishte dhe u bë Shqipëria e Edi Ramës.
Edi Rama personalisht me vëllanë e tij, me ish-gruan dhe bashkëshorten aktuale, është përfituesi më kryesor material i miliona e miliona parave të këtij fondacioni, i cili ka arritur të grabisë në mënyrë të ndryshme paratë e taksapaguesve amerikanë. Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme. Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:
1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale. 2-Reformën e drejtësisë. 3-Reformën zgjedhore.
Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri. Ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore, truri i kësaj reforme përbëhej 100 përqind nga bashkëpunëtorët e fondacionit të Sorosit.
U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve. Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB. Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë. Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit," tha Berisha.
PSD TIRANË- Partia Social Demokrate rezulton të jetë debitore tek ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). M&e...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi, e cila u paraqit ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka deklaruar sot përfundimin e mandatit të drejtoreshës së Byrosë Kom...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Opozita shqiptare do të bëjë betejë n&...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për gazetarët pasi doli nga SPAK, u bëri thirrje med...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se përgjegjësi numër 2 për farsën e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha tha duke folur për gazetarët pasi doli nga SPAK tha se procesi gjyqës...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se personalisht në fushatën e 11 majit nuk ka shpenzuar ...