LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Drejtësi e munguar, shqiptarët prej 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

Kreu i opozitës, Sali Berisha tha se duke qenë se kjo e drejtë nuk ka funksionuar, ka sjellë si pasojë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, 180 vrasje, 220 plagosje dhe qindra vepra të tjera penale.

30 Tetor 2025, 19:40 Nga E.d
Berisha: Drejtësi e munguar, shqiptarët prej 16 vite për një
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se  shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Berisha u shpreh se se qytetarët gëzojnë të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë.

Kreu i opozitës, Sali Berisha tha se duke qenë se kjo e drejtë nuk ka funksionuar, ka sjellë si pasojë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, 180 vrasje, 220 plagosje dhe qindra vepra të tjera penale. Kryedemokrati tha nga Kuvendi se të drejtat themelore të njeriut janë të "humbura" dhe inekzisente në këtë vend.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë. Zonja dhe zotërinj. Sot debatojmë për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit në një vend në të cilin Kushtetuta në tërësi është një letër e vdekur, dhe të drejtat më themelore të njeriut jo të gjitha, por disa më kryesoret faktikisht janë të humbuara, janë inekzistente. Sot me të drejtë janë trajtuar në raport, paraburgimet masive, një dëshmi e shëmtuar falimentimit të drejtësisë, një dhunim masiv i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, një mohim i vërtetë i të drejtës së qytetarit shqiptar, për një proces të ligjshëm. Natyrisht në këtë dramë të madhe, Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin ‘bir Selman i nënën, cilin të qaj më parë’. Një situatë dramatike si kjo ju garantoj se nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë. Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe njëra prej tyre është procesi gjyqësor i drejtë. Si në asnjë vend tjetër të planetit, presin sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve, 16 vite dhe nga vjet gjer sivjet, në fakt zonjë e nderuar, kjo është për të qarë, jo për të qeshur.

Buzëqeshja jote nuk më shqetëson, sepse buzëqeshja e njeriut duhet pranuar nuk ka të keqe, por problemi është se, kur mendoj unë që shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, ka sjellë 180 vrasje, ka sjellë 220 plagosje, ka sjellë qindra vepra të tjera penale. Kur mendoj unë se kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron me përgjegjësi të plotë se nga një vit në vitin tjetër, afati 16 vjetor, është shkurtuar vetëm me 16 ditë ju garantoj se shqiptarët dhe qytetarët e botës në çdo vend, qoftë dhe në diktaturë, janë më të përfillur nga drejtësia e tyre se sa në Shqipëri. Drejtësi e munguar.
Drejtësia 16 vjet në pritje, është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon ato shpërthime që ne pamë nga ekzekutimi publik në sallën e gjyqit të gjykatësit, që kurrë nuk pranohet sigurisht. Pra kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që shqiptarët e kanë gëzuar që nga koha kur janë ndarë nga shoqëria para shtetërore. Edhe në perandorinë otomane e kanë gëzuar, ka qenë ligji perandorak. Edhe në kohën e principatave e kanë gëzuar. Edhe gjatë diktaturës e kanë gëzuar. Sot nuk e gëzojnë dot." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj