LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Drejtori i ri i FBI e nisi duke hetuar krimin elektoral! Edhe këtu do marrin ndëshkimet më të rënda

Berisha theksoi se Donald Trump triumfoi me gjithë 1 mijë përpjekje që u bënë për të mos triumfuar.

21 Shkurt 2025, 13:32 Nga N.F
Berisha: Drejtori i ri i FBI e nisi duke hetuar krimin elektoral! Edhe këtu
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme në një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se drejtori i ri i FBI e nisi punën duke hetuar krimin elektoral. Ai u shpreh se nesë nuk ndëshkojnë krimin elektoral sipas tij shqiptarët do të hapin me duart e tyre varrin e demokracisë shqiptare.

Berisha theksoi se Donald Trump triumfoi me gjithë 1 mijë përpjekje që u bënë për të mos triumfuar. Sipas tij në Shqipëri, Edi Rama do përballet me pasoja shumë të rënda. Berisha tha se Rama po mendon sikur nuk ka ndodhur gjë ndërsa shtoi se përgjigjen përfundimtare të problemit duhet ta japë në zgjedhjet e 11 majit.

"Do bëjmë kallëzim. Do bëjmë kallëzim, të bindur se SPAK shqyrton me përparësi të madhe dosjet që i dorëzon qeveria të Nesti Angonit, Idajet Beqirit. Kështu që ne i bëjmë, ata nuk i shqyrtojnë dosjet tona, përkundrazi bëjnë të kundërtën. Por ato mbeten aty dhe drejtësia vonon, por nuk harron. Prandaj ne i bëjmë ato me persistencë...


...Administrata, në qoftë se e vutë re ju, merreni dhe studiojeni atë që quhet studim i fytyrës, ju do gjeni dje gjënë që nuk e keni parë kurrë në një miting tjetër, njerëz që masivisht fshihnin fytyrë. Nëse do mund të merrte një epitet tjetër, përveçse funerali politik i Erion Veliajt, ai mund të quhej mitingu i parë në historinë e Shqipërisë i maskave. Njerëzit vinin, frikë nga kamerat, nuk donin t’i merrnin, sepse i kishin nxjerrë me detyrim dhe e dinin se janë në shkelje të ligjeve.


Dhe ata mendonin, mirë ky që do dënohet, po ç’kusur kam që të dal unë si dëshmitar. Kështu që nuk mund të ketë dyshim se mitingu do denoncohet dhe çdo punonjës që shkel ligjin do ndëshkohet. Do ketë një ligj, përveç ndëshkimit gjyqësor, do ketë një ndëshkim ligjor për ta.
I garantoj se krimi më i rëndë i tyre do konsiderohet shkelja e ligjit elektoral. Mos u përzini, mos u bëni dhunues të procesit elektoral. Nuk ka, është radha jonë. Ne do fitojmë dhe pasojat do jenë shumë të rënda. Nuk e di a e lexuat dje apo jo, drejtori i ri i FBI-së, Kash Patel, u zgjodh dje, dhe një eksponent shumë i rëndësishëm haptas duhet të fillojë me krimin elektoral hetimi.


Në qoftë se ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral, ne me duart tona i hapim gropën, varrin demokracisë shqiptare. Dhe absolutisht nuk ka mjet më të fuqishëm se ky. Fatmirësisht në SHBA, megjithëse u punua shumë, ai triumfoi. Donald Trump triumfoi me gjithë 1 mijë përpjekje që u bënë për të mos triumfuar. Në Shqipëri, Edi Rama po mendoi, do përballet me pasoja shumë të rënda. Ai po mendon sikur nuk ka ndodhur gjë. Kështu që ne do i qëndrojmë shumë dhe unë kam bindjen, pa i dhënë përgjigje përfundimtare problemit të ndëshkimit maksimal të shtetit elektoral, Shqipëria zgjedhjet nuk i ka. Ndaj dhe ne do jemi shumë të rreptë në këtë drejtim," tha ai.

berisha rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj