LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore, SPAK ka shpallur vepër penale solidaritetin familjar dhe bamirësinë

Në një konferencë për media, sipas Berishës, SPAK dhe borxhin që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit e kanë konsideruar si vepër penale. 

25 Shtator 2024, 13:07 Nga I.A
Berisha: Duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore, SPAK ka shpallur vepër
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore dhe asnjë qindarkë nga burime të paligjshme, SPAK ka konsideruar vepër penale solidaritetin familjar. Në një konferencë për media, sipas Berishës, SPAK dhe borxhin që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit e kanë konsideruar si vepër penale. 

"Do vijmë tek momenti i fundit. Duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore, duke mos gjetur asnjë qindarkë nga burime të paligjshme te Sali Berisha dhe familjarët e tij, duke mos gjetur fakt dhe vepër penale, ata kanë zgjedhur të shpallin fakt dhe vepër penale solidaritetin familjar, borxhin që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit, të deklaruar sipas ligjit në kohën e duhur. Dhe bamirësisë së tyre për familjet në nevojë. Bamirësia është një nga shtyllat më themelore të asaj që quhet familje. Por duke e marrë shoqërinë si shumësi, por edhe e shoqërisë së civilizuar. Pra, korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza ime dhe dhëndri im kanë bërë 3 mijë euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar njëherë gjatë këtyre 30 viteve.

Kanë paraqitur si të tillë shpenzimet shëndetësore të paguara direkt nga vajza ime për Sali Berishën, të cilat në vetvete përbëjnë vetëm në psikologjinë e kriminelëve që kanë vjedhur, që kanë rrëmbyer, që flenë mbi vrasje, sigurisht një diçka e moralshme është krim. Kanë paraqitur pagesat që kanë bërë për studiot ligjore me të cilat jemi angazhuar pas shpalljes pa asnjë provë, fakt apo dokument nga Antony Blinken non-grata për veprën e korrupsionit. Antony Blinken në vendimin e tij nuk përfshiu vetëm Sali Berishën, por përfshiu Liri Berishën e cila kishte 20 vite në pension që punonte me një përkushtim të jashtëzakonshëm me fëmijët autikë pa asnjë shpërblim. Përfshiu djalin dhe vajzën time me pretekstin se për këta nuk kemi gjë, por i kap ligji.

Kështu që procesi ligjor, ne vendosëm që në fillim, nuk lobojmë, por me besim tek drejtësia, paditëm dhe do vazhdojmë proceset ligjore në mbrojtje të të vërtetës dhe dinjitetit njerëzor. Të gjitha pagesat në tërësi janë bërë nga vajza, 2-3 prej tyre i ka bërë dhëndri nga paratë e tij dhe është rimbursuar pas një muaji ose dy nga vajza. Tjetër provë për korrupsionin pasiv të Sali Berishës, kanë gjetur të dhjetat, zukatin, ose quajeni si të doni, të cilin familja Malltezi e dorëzon çdo vit për bamirësi. Nga viti 2010 gjer në vitin 2023, kjo familje ka mbështetur tre familje në nevojë pa asnjë lidhje të kurrfarë lloji me ta dhe Berishën apo ndonjë tjetër. Ka mbështetur trajtimin e fëmijëve të tyre në qendrën rajonale të autizmit. Dhe ky qenka konflikt interesi se qendra drejtohet vullnetare nga Liri Berisha që nuk përfiton një qindarkë. Imagjinoni se ku është, ku kanë degraduar moralisht, si i ka denatyruar krimi me të cilin janë kavërdisur këta individë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj