LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama është kufomë politike, do mbetet në atë zyrë për sa kohë nuk e tërheqim prej saj siç tërhoqëm atin e tij shpirtëror

Lideri demokrat tha se Edi Rama me politikat e tij, me vjedhjet, farsën elektorale, mashtrimin, me krimin dhe ligjin mburojë, po e shndërron Shqipërinë në dheun e joshqiptarëve.

20 Shkurt 2026, 19:34 Nga E.d
Berisha: Edi Rama është kufomë politike, do mbetet në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është kufomë politike. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ai do të mbetet në zyrë njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës.

Lideri demokrat tha se Edi Rama me politikat e tij, me vjedhjet, farsën elektorale, mashtrimin, me krimin dhe ligjin mburojë, po e shndërron Shqipërinë në dheun e joshqiptarëve. Ai theksoi se kombi nuk është vjedhur kurrë më parë, siç vidhet sot nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij.

Sali Berisha: Të dashur miq, satani i shqiptarëve, Enver Hoxha, siç dihet, vdiq në vitin 1985, por e vërteta është se ai, diktatura e tij, vazhduan sundimin fuqiplotë gjer ditën që ne shembën shtatoren e tij, kultin makabër të Enver Hoxhës, që kishte pushtuar shpirtrat e shqiptarëve. Njëlloj, sot Edi Rama është një kufomë politike, është një kalbësirë politike, i damkosur, i diskredituar, i tmerruar.

Por prapëseprapë, njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës, do mbetet në atë zyrë për sa kohë ne nuk do ta tërheqim prej saj siç tërhoqëm atin e tij shpirtëror 35 vite më parë.
Miq, diktatura hoxhiste ishte një diktaturë e pashembullt në Europë. Ajo, përveç plojës së luftë së klasave, me të cilën ekzekutoi mijëra e mijëra shqiptarë për liri, dinjitet, për besimin tek Zoti, për besimin tek Shqipëria, internoi me dhjetëra mijëra të tjerë, persekutoi me qindra mijëra, përdori përveç kësaj tiraninë e mjerimit, izolimin më të thellë, indoktrimin më ekstrem. Pra, ai regjim 46-vjeçar vendosej mbi disa shtylla që rëndonin çdo ditë mbi shqiptarët.

Sot, regjimi i Edi Ramës përsëri ngrihet mbi tre shtylla turpi, mbi tre shtylla, të cilat rrënojnë çdo ditë qenien tonë. Në qoftë se Enver Hoxha me varfërinë, mjerimin, skamjen, urinë kronike, shtypjen dhe indoktrinimin, i shndërroi shqiptarët në një popull fantazim, Edi Rama me politikat e tij, me vjedhjet, farsën elektorale, mashtrimin, me krimin dhe ligjin mburojë, po e shndërron Shqipërinë në dheun e joshqiptarëve, po përzë shqiptarët nga Shqipëria, po shkreton kombin dhe vendin për të ndërtuar parajsën e tij dhe të hajdutëve të tij. Miq, pra, ngjashmëritë janë tmerrësisht të hidhura.

E vërteta është se kurrë ky komb nuk është vjedhur siç vidhet sot nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Miliarda euro Porti i Durrësit, në të cilin ai ndërton Dubain e 1001 netëve të tij. Qindra milionë euro me AKSHI-n e Lindave. Qindra milionë euro me Erion Veliajn dhe inceneratorët. Miliarda me Lubinë e tij në rrugë dhe punë që nuk janë kryer kurrë.
Dhe këto para, përveçse në parajsat e tyre, shndërrohen në një krim të tmerrshëm elektoral. Shndërrohen në vota të blera. Dhe votat e blera shndërrohen në vjedhje edhe më të mëdha. Ndaj dhe shqiptarët marrin rrugët e dheut tashmë jo si një popull fantazmë, por si një popull që braktis dheun e tij të bekuar sepse pasuritë e këtij vendi janë shndërruar në pasuri të mallkuara për qytetarët e tij./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj